LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dita e katërt e vaksinimit/ Manastirliu: Në prill vijnë 20 mijë doza nga Pfizer

31 Mars 2021, 07:30, Sociale CNA
Dita e katërt e vaksinimit/ Manastirliu: Në prill vijnë 20

Sot është dita e katërt e vaksinimit masiv në qendrat e ngritura në sheshin ?Skënderbej?.

Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka qenë sot për të inspektuar nga afër situatën e të moshuarve nga marrja e parë e dozës së vaksinave.

Manastirliu deklaroi se gjatë muajit Prill do të vijnë 20 mijë dozat e vaksinave Covid nga Pfizer ku shtoi se java e parë do të nisë me 7 mijë për të vazhduar më pas me të tjerat.

 ?Jemi në pritje të furnizimit me vaksina, presim nga Pfizer, që gjatë prillit të kemi rreth 20 mijë doza dhe brenda javës së parë do të vijnë 7 mijë dozat e para dhe në vijim dhe dozat e tjera, Gjithashtu në bazë të kontratës presim dhe dozat e vaksinës kineze nga kompania turke?, u shpreh Manastirliu.

Sipas saj vendi po ecën me ritme të shpejta dhe se në vetëm tre ditë janë arritur 50 mijë vaksinime.

?Të gjithë ekipet e vaksinorëve po bëjnë një punë të shkëlqyer, vetëm në tre ditë kemi arritur në 50 mijë vaksinimi dhe ne tregojmë se kemi kapacitete që të rrisim sa më shumë numrin e të vaksinuarve në vendin tonë?, theksoi ministrja./ CNA.al

Lajmet e fundit nga