LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deklarata e Ramës për Bashën/ Ironizon Manjani: Jalla! Burri që e sheh burrin nga mollaqet...

31 Mars 2021, 18:24, Politikë CNA
Deklarata e Ramës për Bashën/ Ironizon Manjani: Jalla! Burri

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kryetarin e PD-së Lulzim Basha për takimin në Korçë, teksa tha se po lut Zotin që qytetarët të mos përfundojnë spitaleve për mullaqet e Lulzimit.

Ndërkohë, për këtë deklaratë ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili e quan këtë super tezë politike.

Me tone ironike, Manjani shprehet se deklarata më e rëndësishme e Ramës lidhet me “mollaqet e Lulit”, ndërkohë që i përmend këtij të fundit mallkimet ndaj protestuesve.

?Jalla!

Qëndrimi zyrtar publik i Kryeministrit dhe njëkohësisht deklarata më e rëndësishme e kryetarit të PS lidhet me “mollaqet e Lulit”. Super tezë politike! Burri që e sheh burrin nga mollaqet…

Ndërkohë mallkon njerëzit që protestojnë si e bashkë me plakat që nxjerr në televizor. Ky ja kaloi dhe atij kandidatit të Përmetit, ndjesë pastë, që tha në televizor “u raftë kanceri mu në grykët, po smë votuat mua”…?, shkruan ish-ministri./ CNA.al

Takimi i Bashën në Korçë/ Rama: Lus Zotin që mos përfundojnë spitaleve për mullaqet e Lulëzimit

Lajmet e fundit nga