LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha takim me banorët në Korçë/ "Buxheti i shëndetësisë shkon për koncesione"

31 Mars 2021, 15:04, Politikë CNA
Basha takim me banorët në Korçë/ "Buxheti i

Në takimet që zhvilloi në qytetin e Korçës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka ndaluar në një familje të vjetër Korçare ku kryefamiljari Maqo Andoni, doktor në profesion, ngriti si shqetësim mungesën e mjekëve të rinj në këtë zonë.

Kryedemokrati u shpreh se fajin për këtë e ka keqqeverisja në 8 vitet e fundit, pasi fondet nuk kanë shkuar në këtë sektor, por tek koncesionet.

?Po doktor nuk ka asnjë shpjegim përveç dështimit të shtetit që Kosova që është bërë shtet në 2008 të jetë në gjendje tu siguroj mjekëve të vet dhe infermierëve të vet një pagë pothuajse dyfishin e asaj që siguron Shqipëria.

?shtë vetëm keqqeverisja dhe mungesa e mbështetjes për sektorin. Nga ana tjetër, se ju jeni edhe mjek dhe i dini këto gjëra, po të shikosh paratë që janë ndarë në buxhet, që janë të pakta sa janë, nuk po shkojnë për shëndetësinë. Domethënë ?zëri? është buxhet për shëndetësinë, në fakt paratë kanë shkuar në 2-3 koncesione?, u shpreh Basha./CNA.al

Lajmet e fundit nga