LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha mashtron/ “Shet” militantin si qytetar të thjeshtë

31 Mars 2021, 16:26, Politikë CNA
Basha mashtron/ “Shet” militantin si qytetar të thjeshtë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ditën e sotme u ndal në qytetin e Korçës, ku në kuadër të fushatës zgjedhore zhvilloi takime me mjekët.

Pas takimit, kreu i Republikës së Re u ndal në një familje për drekë, ku sipas tij është një familje qytetare që po i jep mbështetje PD dhe atij.

Por fakti është fakt. Basha u ndal për drekë jo në familjen e një qytetari të thjeshtë, por tek Maqo Andoni, një militanti dhe drejtuesit të PD në Korçë.

Mjeku që Luli sot na tha se është një qytetar i thjeshtë ishte një mashtim i rradhës. Në një postim të drejtuesit politik të PD në Korçë dhe kryesuesit të listës Edmond Spaho, në datën 13 shkurt 2021 ka publikuar një foto nga takimi me drejtuesit lokal në vite.

Në foton më poshtë, në tavolinë duket qartë mjeku Maqo Andoni, i cili në fakt është një ish drejtues seksioni dhe grupseksioni, pra një militant i PD dhe jo një qytetar i thjeshtë që mirëpriti Bashën.

Luli ka shkuar ka pirë kafen në shtëpinë e një demokrati dhe e shet si lajm të madh. Kjo është njësojë si të shkojë Rama në Korccë në shtëpinë e Niko Peleshit dhe të thotë që takova një demokrat të mërzitur.

Në Korçë ka me dhjetëra familje ku Basha mund të shkonte për vizitë apo dreka e darka, por ka zgjedhur të shkojë tek militantët dhe drejtuesit lokalë, sepse mesa duket qytetarët e pa angazhuar në PD nuk e qasin as deri tek dera.

Kjo është një dështim për PD ku vetë kreu i saj është i papëlqyer nga shumica e qytetarëve./CNA.al

 

 

 

Lajmet e fundit nga