LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Balla thirrje Bashës/ “Ndalo kërcënimet”

31 Mars 2021, 09:30, Politikë CNA
Balla thirrje Bashës/ “Ndalo kërcënimet”

Kreu i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka qenë gjatë ditës së sotme në qytetin e Elbasanit ku ka parë nga afër investimet që kanë transformuar këtë qytet.

Gjatë fjalës së tij Balla ka akuzuar kreun e partisë Demokratike Lulzim Basha se i merr në telefon kompanitë që bëjnë punën në Elbasan.

Ai gjithashtu i bën thirrje të mos pengojë punën për transformimin e këtij qyteti.

Sipas tij Elbasani është një qytet me shumë vlera të mëdha.

?I bëj thirrje Lulit se me gaztorët nuk merrem, që mos guxo as të marrësh në telefon kompanitë që bëjnë punën në Elbasan, mos guxo as të pengosh punën e nisur për transformimin e këtij qyteti. Elbasani është dhe do të mbetet qyteti i dijes dhe kulturës dhe detyra jonë është të bëjmë më bukur seç është?, deklaroi Balla./ CNA.al

Lajmet e fundit nga