Connect with Us

Amerikanët e pasur i shmangen pagesës së 175 miliardë dollarëve në taksa

Bota

Amerikanët e pasur i shmangen pagesës së 175 miliardë dollarëve në taksa

Publikuar

-

Amerikanët e pasur i shmangen pagesës së 175 miliardë dollarëve në taksa

Administrata e Presidentit Biden po planifikon të financojë pjesën më të madhe të investimeve në infrastrukturën amerikane dhe vendet e punës, duke rritur normën e taksave për të pasurit dhe bizneset. Ndërkohë, një studim i ri tregon se individët e pasur aktualisht po menjanojnë tatimet mbi të ardhurat në nivele që kapin shifrën prej 175 miliardë dollarë në vit, duke përdorur skema komplekse të evazionit fiskal. Nga ana tjetër, ekspertët paralajmërojnë se normat e larta të taksimit mund të zbehin edhe më tej përputhshmërinë ndaj ligjeve të taksave.

Nuk ka qënë sekret që çdo vit Shtetet e Bashkuara përballen me një “hendek tatimor” – që është diferenca mes taksave të paguara dhe taksave që duhet të paguhen. Por kur hulumtuesit nga agjencia amerikane e taksave, që njihet si IRS, bashkëpunuan me tre ekonomistë akademikë për të llogaritur shumën e të ardhurave që amerikanët e pasur fshehin nga agjencia e taksimit çdo vit, vlerësimet e tyre i tejkaluan në mënyrë të dallueshme përllogaritjet e mëparshme.

Studimi i tyre, i botuar nga Byroja Kombëtare për Hulumtime Ekonomike, përdori informacione gjithpërfshirëse nga të dhënat e agjencisë kombëtare të vjeljes së taksave, IRS, për të treguar se individët që përbëjnë 1% të popullsisë me të ardhurat me të larta, ulin raportimin e të ardhurave me mesatarisht 20% çdo vit.

Evazioni i sofistikuar i taksave

Daniel Reck i Shkollës Londineze të Ekonomisë dhe një nga autorët e studimit tha se, “Ekziston një evazion i konsiderueshëm dhe i sofistikuar i taksave mes atyre që kanë të ardhurat më të mëdha. Në veçanti, për shkak se evazioni i sofistikuar i taksave shpesh nuk zbulohet nga kontrollet e rastësishme të përdorura për të matur hendekun tatimor. Kemi vërejtur se kishte evazion më të lartë fiskal sesa sugjeronin vlerësimet tradicionale.”

Shumica e të ardhurave të paraportuara, tregon studimi, ose janë të fshehura në llogari bankare në vende që njihen si parajsa fiskale, ose janë si rezultat i mosraportimit të plotë të të ardhurave nga biznese të veçanta, ku përfitimet taksohen si të ardhura të zakonshme të pronarit.

Një arsye kryesore se pse kaq shumë evazion tatimesh mbetet i pazbuluar është se agjencia e taksimit, IRS, nuk është e financuar siç duhet gjatë dekadës së fundit. Kjo ka çuar në një rënie të ndjeshme të numrit të revizioneve financiare që mund të kryejë agjencia, veçanërisht të individëve me të ardhura të larta që kanë prona financiare të ndërlikuara.

Po ashtu ka shumë zona të lira ku taksapaguesit e pasur mund të zbehin vijën ndarëse mes strategjive ligjore të shmangies së taksave dhe evazionit të paligjshëm tatimor.

Për shembull, pronarët e tokave shfrytëzojnë disa rregullore qeveritare për ruajtjen dhe konservimin e disa zonave, që të zhvillojnë biznese që plotësojnë kushtet për të zbritur një pjesë të vlerës së tyre nga taksat për një periudhë 16-vjeçare. Zoti Reck tha se në disa raste, kur këto çështje shkojnë para gjykatës, duhen vite të tëra betejash ligjore që e bëjnë agjencinë e taksave të heqë dorë nga çështja për arsye burimesh monetare.

Debatet në Kongres

LEXO EDHE:  E rëndë në SHBA/ Dy oficerë policie plagosen pasi një automjet përplaset me një barrikadë pranë Kapitolit

Publikimi i studimit mbi shifrën e lartë të parave që nuk mblidhet nga tatimet çdo vit vjen ndërsa Kongresi fillon debatin nëse dhe si do të zbatohet rritja e taksave të propozuara nga administrata e Presidentit Biden.

Presidenti Biden bëri fushatë me premtimin për rritjen e taksave për amerikanët me të ardhurat më të larta, ndërsa siguroi se nuk do të ketë rritje taksash për amerikanët që kanë të ardhura më të pakta se 400 mijë dollarë në vit. Ai gjithashtu u zotua të rrisë taksën e të ardhurave për korporatat nga 21% në 28% dhe të vëndosë një normë minimale të taksës që korporatat duhet të paguajnë çdo vit, pavarësisht nga zbritjet që mund t’u ofrohen atyre.

Ka shumë ndryshime të mundshme që prekin individët me të ardhura të larta dhe të pasurit. Zoti Biden ka propozuar ngritjen e nivelit më të lartë (për individët me të ardhura më të larta) të taksimit nga 37% në 39.6%. Të ardhurat mbi 400 mijë dollarë do të taksohen me normën 12.4% për sigurimet shoqërore, që ndahen mes punonjësit dhe punëdhënësit. Për ata që kanë të ardhura vjetore mbi 1 milion dollarë, dividentët dhe fitimet nga kapitali i investuar do të taksohet me normën e nivelit më të lartë të taksës mbi vlerën e shtuar, 39.6%. Përllogaritjet paraprake të planit të zotit Biden parashikojnë një rritje prej afërsisht 3.3 trilion dollarë nga vjelja e taksave gjatë dhjetë viteve.

Gjatë një senace dëgjimore në Komisionin e Senatit për Buxhetin me 25 mars, ligjvënësit dëgjuan vlerësime shumë të ndryshme nga pretendimet, shpesh të përsëritura nga presidenti, se të pasurit nuk paguajnë pjesën e taksave që u takon atyre.

Të pasurit amerikanë paguajnë 40% të të gjithë taksës së të ardhurave

Scott A. Hodge, president i Fondacionit të Taksave, një organizatë me prirje konservatore, tha gjatë seancës dëgjimore se amerikanët e pasur aktualisht janë burimi më i madh i të ardhurave nga taksat federale që nga viti 1980.

“Sipas të dhënave të fundit nga IRS për vitin 2018, grupi prej 1% i taksapaguesve (të pasurit e Amerikës) paguan 616 miliard dollarë në taksa. Kjo do të thotë 40% e të gjitha tatimeve mbi të ardhurat në vend. Kjo shifër është më e larta që nga viti 1980 dhe një pjesë më e madhe e barrës tatimore sesa nga 90% e të gjithë taksapaguesve të marra së bashku.”

Zoti Hodge tha se, “Në mënyrë të ngjashme, në vitin 2018 rreth 0.1% e grupit të popullsisë që janë më të pasurit në vend, paguan 311 miliard dollarë në tatime mbi të ardhurat. Çfarë do të thotë 20% e të gjitha taksave të paguara në vend, niveli më i lartë që nga viti 2001. Grupi që përbën 0.1% të njerëzve më të pasur në Shtetet e Bashkuara paguan një pjesë më të madhe të barrës tatimore sesa 75% e grupit të popullsisë me të ardhura më të vogla të marra sëbashku.”/voa

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Greqia i jep fund mbylljes totale/ Çfarë u vendos për kufijtë

Publikuar

-

Nga

Arrestohet në Morinë 21-vjeçari nga Tirana/ Tentoi të kalonte 4 sirianë në Kosovë

Greqia duket se ka marrë veten nga pandemia ndërsa ka vendosur t’i japë fund mbylljes totale.

Mësohet se qeveria greke ka hequr oraret policore dhe tashmë qytetarët mund të lëvizin lirshëm pa orar të kufizuar. Nga dita e hënë rihapen kopshtet dhe çerdhet.

Gjithshtu Greqi ka hapur kuftijtë tokësorë me vendet e BE, ndërsa për kufijtë me Shqipërinë nuk ka ende ndonjë vendim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Autoritetet gjermane ngrenë alarmin: Po falsifikohen certifikatat e vaksinimit

Publikuar

-

Nga

Certifikata e vaksinimit kundër virusit Corona, do të mundësojë udhëtimin më të lehtë. Por ndërkohë kanë filluar edhe falsifikimet e shumta. Autoritetet thonë se do të ndërmarrin masa.

Falsifikimi i dokumenteve të vaksinimit kundër virusit Corona është shndërruar në një temë preokupimi për autoritetet e sigurisë në Gjermani, por ky problem është lënë shumë pas dore nga politika. Kryetari i autoriteteve për luftën kundër kriminitalitetit (BDK), Sebastian Fiedler, deklaroi për gazetën “Handelsblatt”: “Problemi ekziston tashmë dhe do të mbetet aktual për një kohë të gjatë, pasi me një vaksinim të plotë lirohesh nga kufizimet e të drejtave themelore ose, në të ardhmen, do të kesh përfitime për lëvizjen e lirë”. Ndaj edhe ata që refuzojnë vaksinimin do të jenë të interesuar të kenë këtë dokument për t’i ikur detyrimet e karantinimit.

Fiedler akuzon politikanët se kanë dështuar në këtë drejtim. Ai e konsideron problemin efalsifikimit të të dhënave tëvaksinimit si një “shembull tipik i një dukurie të re të parashikueshme”.

Kryetari i Sindikatës së Policisë Gjermane (DPolG), Rainer Wendt, gjithashtu konsideron se kartat e vaksinimit mund të falsifikohen lehtë. Policia e ka shumë të vështirë t’i njoh dokumentet e falsifikuara, “nëse kjo nuk është bërë në mënyrë shumë të dobët”, dekalaroi ai për gazetën “Neue Osnabrücker Zeitung”. Kërkohet qasje në bazën e të dhënave për policinë

Ndaj Wendt kërkon që oficerëve të policisë, policëve kufitarë dhe kontrolluesve komunalë t’u jepet qasje në bazën e të dhënave të vaksinimeve të Institutit Robert Koch (RKI). Deri më tani, këto të dhëna janë raportuar në mënyrë anonime nga qendrat e vaksinimit, por kjo duhet të ndryshojë, kërkoi ai. “Të dhënat duhet t’i transmetohen RKI-së në tërësi. Do të thotë, duhet të kenë emrin, të dhënat personale dhe datën e vaksinimit dhe të ruhen atje në mënyrë që të mund të shihet qartë se kush dhe kur është vaksinuar e kush jo.” Këto të dhëna më pas mund të vihen në dispozicion të autoriteteve të kontrollit në internet për një periudhë kalimtare, në mënyrë që shërbimet e sigurisë të mund të hetojnë drejtpërdrejt, nëse dikush vërtet është vaksinuar apo jo, tha Wendt.

LEXO EDHE:  SHBA:Fitorja e Netanjahut, nuk ndikon në bisedimet me Iranin

LEXO EDHE:  4 Korriku/ Çfarë nuk dini mbi Ditën e Pavarësisë së SHBA-së

Prej ditësh në Gjermani personave të vaksinuar ose shëruar nga sëmundja Covid-19 u janë kthyer disa të drejta, të cilat më parë kanë qenë të kufizuara. Për këta persona nuk ka më kufizime të kontakteve apo të lëvizjes, ata trajtohen si personat që kanë bërë një test me rezultat negativ.

Prej të dielës së kaluar, në Gjermani kanë hyrë në fuqi rregullat për futje në këtë vend, për personat që kthehen nga pushimet. Personat e vaksinuar dy herë ose të shëruarit nga sëmundja Covid-19 nuk kanë nevojë të bëjnë teste dhe të futen në karantinë – përveç nëse vijnë nga një zonë me variante të reja të virusit Corona./DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Heqja e maskave për të vaksinuarit/ Biden: Ditë e mrekullueshme për Amerikën

Publikuar

-

Nga

Në një hap të madh drejt kthimit në jetën e para pandemisë, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve lehtësuan të enjten udhëzimet për mbajtjen e maskave për njerëzit plotësisht të vaksinuar, duke i lejuar ata të ndalojnë të mbajnë maska jashtë dhe në pjesën më të madhe të ambienteve të brendshme.

“Sot është një ditë e mrekullueshme për Amerikën,” tha Presidenti Joe Biden gjatë një fjalimi në Kopshtin e Trëndafilave duke njoftuar udhëzimin e ri, në një dalje për shtyp ku ai dhe stafi i tij ishin pa maska.

Disa orë më herët në Zyrën Ovale, ku zoti Biden po takohej me ligjvënësit republikanë të vaksinuar, ai i tha grupit që mund të hiqte maskat, kur u njoftua udhëzimi.

“Nëse jeni plotësisht të vaksinuar, nuk keni më nevojë të mbani maskë,” tha ai, dhe inkurajuar amerikanët që të bënin vaksinën. “Bëni vaksinën – ose mbani maskë derisa ta keni bërë.”

Udhëzimi vazhdon të kërkojë mbajtjen e maskave në ambiente të mbushura me njerëz si autobusë, aeroplanë, spitale, burgje dhe qendrat e të pastrehëve, por kjo do të ndihmojë në hapjen e rrugës për rihapjen e vendeve të punës, shkollave dhe vendeve të tjera – madje edhe shmangien e nevojës për distancim fizik për ata që janë plotësisht të vaksinuar.

“Të gjithë e kishim pritur këtë moment – kur mund t’i kthehemi një farë ndjesie normaliteti,” tha Rochelle Walensky, drejtoreshë e CDC-së, në një konferencë më herët në Shtëpinë e Bardhë.

CDC dhe administrata e zotit Biden janë përballur me presion për të lehtësuar kufizimet për njerëzit e vaksinuar plotësisht, pjesërisht për ta vënë theksin tek përfitimet e marrjes së goditjes. Fushata agresive e vaksinimit në vend ka dhënë rezultat: Rastet e virusit në SHBA janë në nivelin më të ulët që nga shtatori, vdekjet janë në pikën më të ulët që nga prilli i kaluar dhe shkalla e pozitivitetit është në pikën më të ulët që nga fillimi i pandemisë.

Zonja Walensky tha se ndryshimi i shumëpritur bëhet falë miliona njerëzve që janë vaksinuar dhe bazohet në studimet e fundit shkencore më të fundit se sa mirë po funksionojnë ato.

“Kushdo që është plotësisht i vaksinuar mund të marrë pjesë në aktivitete të brendshme dhe të jashtme – të mëdha ose të vogla – pa veshur maskë dhe pa u distancuar fizikisht,” tha Dr. Walensky. “Nëse jeni plotësisht të vaksinuar, mund të filloni të bëni gjërat që nuk po i bënit për shkak të pandemisë.”

Udhëzimi i ri ka të ngjarë të krijojë konfuzion, pasi nuk ka asnjë mënyrë të pagabueshme për bizneset ose të tjerë që të bëjnë dallimin mes atyre që janë vaksinuar plotësisht dhe atyre që nuk janë vaksinuar.

“Miliona Amerikanë po bëjnë veprimin e duhur dhe po vaksinohen, por punonjësit e domosdoshëm janë ende të detyruar të luajnë rolin e policit të maskës për blerësit që nuk janë të vaksinuar dhe refuzojnë të ndjekin masat lokale të sigurisë për COVID,” tha Marc Perrone, presidenti i Sindikatës për Punonjësit e Industrisë së Ushqimit. “A mos duhet që ata tani të bëhen police vaksinimi?”

Dr. Walensky dhe Presidenti Biden thanë se njerëzit që nuk janë plotësisht të vaksinuar duhet të vazhdojnë të mbajnë maska brenda.

“Kemi ardhur deri këtu – ju lutemi mbrojeni veten deri në vijën e finishit,” tha zoti Biden, duke theksuar se shumica e amerikanëve nën 65 vjeç nuk janë ende të vaksinuar plotësisht.

LEXO EDHE:  “Do bëhen forca lëvizëse për një Shqipëri më të mirë”/ Yuri Kim del me mesazhin e fortë

LEXO EDHE:  SHBA:Fitorja e Netanjahut, nuk ndikon në bisedimet me Iranin

Ai tha se qeveria nuk do të kontrollojë udhëzimet për maskat për ata që nuk janë vaksinuar plotësisht.

“Ne nuk do të shkojmë të arrestojmë njerëzit,” shtoi zoti Biden, i cili tha se ai beson se populli amerikan do vetë të kujdeset për fqinjët e tij. “Nëse nuk jeni vaksinuar, mbani maskën për mbrojtjen tuaj dhe mbrojtjen e njerëzve të tjerë që nuk janë vaksinuar akoma.”

Paqartësia mbi faktin se kush është dhe kush nuk është vaksinuar bëri që Lawrence Gostin, një ekspert i së drejtës së shëndetit publik në Universitetin Georgetown, t’i quajë udhëzimet e CDC-së “konfuze dhe kontradiktore”.

“Publiku nuk do të ndihet komod në një hapësirë të mbushur me njerëz nëse nuk është i sigurt nëse personi pa maskë që qëndron pranë tyre është apo jo i vaksinuar,” tha ai.

Njoftimi erdhi ndërsa shumë shtete dhe komunitete tashmë kanë hequr mandatet e maskave mes rënies së numrit të infkesioneve dhe ndërsa më shumë amerikanë nuk po i përdorin maskat pas vaksinimit.

Deri tani më shumë se 154 milion Amerikanë, gati 47% e popullsisë, kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës COVID-19 dhe gati 119 milionë janë vaksinuar plotësisht. Ritmi i vaksinimeve është ngadalësuar në javët e fundit, por me autorizimin të mërkurën të vaksinës Pfizer për fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç, në ditët në vazhdim pritet një fluks i ri vaksinimesh.

“Le të jemi të duruar, me njëri-tjetrin,” tha zoti Biden, duke pranuar se disa amerikanë mund të hezitojnë të heqin maskat pas më shumë se një viti që jetojnë në një pandemi që ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 584,000 njerëzve në SHBA dhe më shumë se 3.3 milion njerëzve në të gjithë botën.

Njoftimi i CDC se amerikanët mund të fillojnë të heqin një nga simbolet më të dukshme të pandemisë, është në kontrast të thellë me vendet e tjera, ndërsa pjesa më e madhe të botës ende po lufton për të frenuar virusin midis pabarazive globale në vaksinime.

Dr. Walensky tha se të dhënat nga SHBA dhe Izraeli tregojnë se vaksinat janë po aq mbrojtëse në botën reale sa ç’kishin treguar studimet e mëparshme dhe se deri tani ato vazhdojnë të funksionojnë edhe pse po përhapen disa versione shqetësuese të mutacionit të virusit.

Ka disa përjashtime. Dr. Walensky inkurajoi ata që kanë sistem të dobët imunitar, të tilla si nga transplantet e organeve ose trajtimi i kancerit, të flasin me mjekët e tyre para se të heqin maskat.

Udhëzimi i ri pati një efekt të menjëhershëm në Shtëpinë e Bardhë, e cila ka marrë një qasje të kujdesshme për të lehtësuar kufizimet e virusit. Personeli u informua se maskat nuk do të kërkohen më për njerëzit që janë plotësisht të vaksinuar./VOA

LEXO TE PLOTE