LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U rrëzua në një kanal me ujë/ Gjendet i vdekur 55-vjeçari në Maliq

30 Mars 2021, 18:59, Aktualitet CNA
U rrëzua në një kanal me ujë/ Gjendet i vdekur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 12:30 në Maliq ku është gjetur i vdekur në një kanal me ujë një 55-vjeçar me inicialet P.F.

Sipas policisë, në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhune. Nga hetimet paraprake dyshohet se ai mund të jetë rëzuar aksidentalisht. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Maliq Më datë 30.03.2021, rreth orës 12:30, në një kanal me ujë në fshatin Kreshpanj, Maliq, është gjetur i vdekur, pa shenja dhune në trup, shtetasi P. F., 55 vjeç, banues në këtë fshat, i cili nga hetimet e kryera dyshohet se mund të jetë rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ka gjetur vdekjen. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për ngjarje aksidentale”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga