Connect with Us

Stop denoncon skandalin/ Akte dhune ndaj fëmijëve në kopsht: T’jua shtypim veshët

Denoncim

Stop denoncon skandalin/ Akte dhune ndaj fëmijëve në kopsht: T’jua shtypim veshët

Publikuar

-

Stop denoncon skandalin| Akte dhune ndaj fëmijëve në kopsht: T’jua shtypim veshët, bjonde e paparë

Emisioni Stop në Tv Klan ka denoncuar një rast të dhunës ndaj fëmijëve në kopsht. Bëhet fjalë për kopshtin “Piter Pan”. Prindërit e fëmijëve janë ankuar pranë redaksisë së emisionit Stop se kishin dyshime që ndaj të vogëlushëve ushtrohej dhunë.

Pas këtyre denoncimeve, stafi i emisionit Stop u vu në lëvizje dhe nisi investigimin. Pretendimet e prindërve u vërtetuan përmes kamerave të fshehta.

Në këto pamje duken qartë fëmijët dhe edukatoret, të cilat në vend që t’i mësojnë e t’i mbajnë fëmijët, përdorin fjalë të padenja e akte fizike të dhunshme ndaj tyre.

Edukatorja: Duart e mbledhura, këmbët lart! Këmbët lart! Duart e mbledhura! Këmbët lart!

Edukatorja: Duart e lidhura, Xxxxx të lutem, se jam vonë, shpejt xxxxxx!

Edukatorja: Ulu, rri drejt! Hajde xxxx! Jeni bukur?

Fëmijët: Po!

Edukatorja: Sa veta jeni?

Edukatorja: Urtë, jo ktu ti! Aty te tavolina!

Edukatorja: Çohu!

Edukatorja: Uluni pak ju lutem! Të gjithë në tokë! Të gjithë në tokë! Të gjithë në tokë, të luajmë bashkë! Uluni, se do bëjmë lojra! Uluni, uluni, uluni, se do bëjmë lojra! Uluni!

Edukatorja: Është e pamundur, ktë djalin e duam ktu! Cohu lart! Ju të dyja shpejt, se do ulemi!

Edukatorja: xxxxx. xxxxx të nxjerr përjashta?

LEXO EDHE:  “Besoj se fëmijët m’i kanë parë skenat erotike nëpër filma”

Edukatorja: Shko atje, ku të lashë unë! Ti duart lart, duart lart! Të pashë ……..(nuk kuptohet) do dalësh vetë! Të pashë xxxx, duart lart shpejt! Shpejt duart lart po them! Duart lart xxxxxx! Lart xxxxxx dhe ti! Ti pse nuk janë duart lart?

Edukatorja: …(nuk kuptohet) T’jua shtypim veshët, XXxx ktu!

Edukatorja: Ju të tjerët, e mbaruat? Duart lart, duart lart!

Edukatorja: Një…

Fëmijët: Dy, tre, katër, pesë…

Edukatorja: Katëëërrr…, moj xxxxx, po flas. Uaaa bjonde e paparë, mbylle aty!

Edukatorja: Na duhet numri katër, xxxxx ça numri?

Fëmija: Katër!

Edukatorja: Ç’është kjo?

Fëmijët: Dy!

Edukatorja: Çfarë numri do kjo ktu?

Fëmijët: Dy!

Edukatorja: Dyshin, oop dyshin dhe kshu vazhdojmë me radhë deri në fund!

Ky është vetëm një episod që kanë filmuar kamerat e fshehta të emisionit Stop në ambientet e brendshme të kopshtit “Piter Pan”. Ngjarja e sotme e denoncuar në emisionin Stop në Tv Klan është një tjetër këmbanë alarmi për institucionet dhe gjithë shoqërinë, për të ardhmen e fëmijëve. /tvklan

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Fiks Fare/ Fitojnë të gjitha testet për të qenë pjesë e Akademisë së Sigurisë, skualifikohen si të paafta

Publikuar

-

Nga

Fiks Fare/ Fitojnë të gjitha testet për të qenë pjesë e Akademisë së Sigurisë, skualifikohen si të paafta

Komisioni skualifikon kandidatet, njëra me syze tjetra rezulton përdoruese e kokainës edhe pse ka dalë negative.

Konkurron në akademinë e policisë duke fituar të gjitha testet, por skualifikohet nga gara duke ju mohuar kështu padrejtësisht vazhdimi i studimeve në Akademinë e Rendit.

Klejda Moriseni ankohet në emisionin Fiks Fare se pavarësisht se ka fituar testet i është mohuar e drejta e studimit në Akademinë e Policisë. Shkaku sipas saj ka qenë një analizë ku e nxorën si përdoruese të lëndëve narkotike, ekzaktësisht kokainës. Vajza tregon se këtë përgjigje e ka kontestuar menjëherë duke bërë një kërkesë me shkrim në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në datë 1 mars që është dhe e njëjta datë që ka kryer analizën në akademi.

Gjithashtu në datën 4 mars i drejtohet një laboratori privat për të bërë të njëjtën analizë. Përgjigjja i vjen negative, pra vajza nuk është përdoruese e kokainës. Ajo kërkon ndihmën e Fiksit pasi thotë se jo vetëm që nuk jam përdoruese e lëndëve narkotike, por më kanë skualifikuar padrejtësisht. Madje në krye të herës atë nuk e kanë besuar as prindërit e saj se nuk ka qenë përdoruese e kokainës. Vajza rrëfen se nuk ka përdorur kurrë lëndë narkotike dhe për këtë fakt prindërit u bindën në momentin që bëri analizën në privat.

Ndërkohë nga komisioni e skualifikojnë vetëm me një telefonatë duke i thënë se ajo duhet ta dinte arsyen e skualifikimit.

Gazetarët e Fiksit shkojnë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë atje ku qytetarja ka depozituar ankesën në datë 1 mars kur dhe doli pozitiv testi i kokainës.Në këtë institucion na thonë se ende nuk ka një përgjigje zyrtare. Madje akoma nuk është mbledhur komisioni.Për të marrë një përgjigje gazetarët telefonojnë edhe akademinë të cilët nuk japin përgjigje zyrtare.Ndërkohë që komisioni nuk është mbledhur akoma, Klejdën e kanë telefonuar nga akademia duke i thënë se je e skualifikuar sipas vendimit të komisionit.

LEXO EDHE:  “Na morët në qafë”/ Policët dhunojnë qytetarin që vuan nga zemra

LEXO EDHE:  “Turp të tillë Shqipëria nuk ka parë”/ LSI “shuplakë” Ramës

Por në Fiks Fare u ankua edhe një tjetër kandidate për në akademinë e policisë. Alesia Laçi thotë se pavarësisht se i kaloi të gjitha testet komisioni e ka skualifikuar për probleme në shikim, duke e nxjerrë të paaftë. Laçi tregon se në testet fizike ka dalë ndër të parat dhe pavarësisht se mban syze nuk është kriter për t’u skualifikuar. Para 1 viti vajza thotë se akademinë e policisë e ka fituar duke e pranuar me syze, por ka nisur infermierin. Edhe Alesia kërkon ndihmën e Fiksit sepse edhe pse e skualifikuar, ajo nuk ka një dokument zyrtarë në dorë.

E pajisur me kamera të fshehtë, Alesia fillimisht shkon në akademi ku sekretarja i thotë se nuk e ka dokumentin për skualifikimin e saj. Më pas i thotë që këtë dokument të shkojë ta tërheqë në drejtori.Ndërkohë në drejtori i thonë të lërë një kërkesë me shkrim për t’i kthyer përgjigje, të cilën nuk e ka marrë deri më sot. Dokumenti që Alesian e nxori të paaftë në shikim është i firmosur nga 3 mjekë patologë pra mjek të përgjithshëm . Siç duket në këtë komision nuk ka një mjek specialist që në rastin në fjalë duhet të ishte një mjek okulist. Mungesa e mjekut okulist skualifikon kandidaten që kalon të gjitha testet e mundshme për të qenë pjesë e Akademisë së Sigurisë.

LEXO TE PLOTE

Denoncim

U përdhunua nga bashkëjetuesi i së ëmës/ Rrëfimi tronditës i të resë

Publikuar

-

Nga

U përdhunua nga bashkëjetuesi i së ëmës, rrëfimi tronditës i të resë

Katerina Kamberi denoncoi në “Stop” se ish-bashkëjetuesi i saj, Ardian Qershija, ka abuzuar seksualisht më të bijën 31-vjeçare me probleme të shëndetit mendor.

“Kam qenë në Greqi. Më mbrapa erdha dhe bashkëjetoja së bashku me Ardian Qershija. Sa ramë dakord kam ardhur nga Greqia. Unë i thashë që jam me një fëmijë të sëmurë. S’ka gjë më tha, më pranoi. Erdhëm. Bashkëjetonim bashkë. Si fillimisht, shumë mirë. Pas 1 muaji, 1 muaji e gjysmë filluam punë. Veja punoja në rrobaqepsi. Pastaj filluan mosmarrëveshjet. Filloi të më rrihte, të më trajtonte keq, filloi të më rrihte në sy të vajzës.

Herën e parë nuk e kam kallëzuar. Pas tërmetit kemi marrë një shtëpi në Kënetë, atje pastaj filloi shumë, shumë gjëra që nuk mbanin më. Aty pastaj e kam përzënë. Kur e kam përzënë filloi vajza të më tregonte çdo gjë, që e ka përdhunuar”, tha ajo.

Kamberi ka treguar se kjo gjë ka ndodhur disa herë, ndërsa vajza nuk ka treguar asgjë për shkak të frikës. Edhe vetë vajza tregoi sesi abuzonte me të Ardian Qershija, kur e ëma ishte në punë.

Gazetari: Sa vjeç je?

Vajza: 31!

Gazetari: Çfarë të bënte Ardiani?

LEXO EDHE:  Kujdesi për fëmijët/ Meta takon drejtorët e Programit Botëror të Ushqimit dhe të UNICEF

LEXO EDHE:  "Stop" nga Gjirokastra/ Policia e Shtetit në shërbim privat të biznesmenit që grabiti vëllain

Vajza: Më hapte këmbën kështu. Më kapte cicët. Më zhvishte lakuriq. Bënte kështu ‘oh oh’, kishte qejf. Unë s’kisha qejf, por ai kishte qejf. Kjo ishte në punë. Unë nuk dija gjë. Më shtriu kështu. ‘Jo, jo i thashë unë’. Më ulte kokën. Unë qaja. ‘Oo barku, oo barku’.

Gazetari: Po mamit pse nuk i tregoje kur vinte nga puna?

Vajza: S’dija gjë!

“Stop” u interesua në Policinë e Durrësit për këtë rast dhe mësoi se Ardiani pas denoncimit është arrestuar direkt dhe më pas çështja ka shkuar në Prokurori. Mbetet enigmë mbetet fakti i lirimit të tij pas 3 ditësh.

“E mbajtën 3 ditë dhe e nxorrën. Nuk e di pse e nxorrën? Kur e shikoj, u habita pse e kishin nxjerrë”, tregon nëna.

Në prokurori u mësua, se këtë çështje e ka prokurori Gëzim Veizi, i cili ishte me Covid-19. Në një komunikim telefonik me prokurorin, ai u shpreh se pengesë është bërë një deklaratë e nënës, e cila është detyruar të heqë dorë nga kallëzimi.

Megjithatë prokuroria nuk e ka marrë për bazë tërheqjen dhe ka vazhduar veprimet. Sapo të kthehet në punë, prokurori Veizi do e procedojë penalisht dhe arrestojë abuzuesin, Ardian Qershija./tvklan.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Masakër mjedisore në Himarë/ Firma merr pa leje rërë dhe inerte nga bregu detit

Publikuar

-

Nga

Fiks Fare/ Masakër mjedisore në Himarë, firma merr pa leje rërë dhe inerte nga bregu detit

Fiks Fare denoncoi një tjetër masakër mjedisore, kësaj herë në një nga zonat më të bukura të Shqipërisë; plazhi i Livadhit në Himarë! Një firmë, e cila ka fituar një tender plot 5 milionë euro, ka marrë pa leje rërë dhe inerte nga bregu i detit. Gjurmët janë të dukshme, pasi bregu i detit ka ndryshuar rrënjësisht.

Eskavatorë dhe mjetë të tjera të rënda kanë shkuar në këtë bregdet dhe kanë filluar të hapin kanale dhe të zhvendosin qindra metër kub inerte. Investitori i këtij projekti është Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili nuk ka asnjë dijeni për këto punime, pasi “ende nuk është dhënë leja nga KKT”.

Në redaksinë e emisionit investigativ u ankuan dhjetëra banorë të Livadhit, Himarë. Dhe, pamja e parë që hasi grupi i Fiksit ishin pikërisht eskavatorët e mëdhenj që kishin “pushtuar” një nga plazhet më të bukur të Shqipërisë. Këto mjete kishin marrë rërë dhe inerte nga deti dhe po i zhvendosnin qindra metra më larg. Ndërkohë, një mjet i tonazhit të rëndë kishte hapur një kanal të madh, duke e kthyer zonën në një gërmadhë.

Banorët i treguan gazetarëve të Fiks Fare se, disa javë më parë, një firmë ka shkuar në atë bregdet dhe ka filluar punimet. Pa vendosur më parë një tabele për projektin, pa asnjë konsultim me banorët dhe pa asnjë lajmërim. “Kanë ardhur dhe kanë marrë rërën dhe inertet që nxjerr deti dhe i kanë vendosur anës. Më pas, ky mjet ka hapur një kanal të madh” thonë ata, ndërsa rezulton se punime ka në të gjithë bregdetin e Livadhit. Banorët pohojnë se bregu dhe rëra është pronë e të gjithëve dhe nuk mund të merren dhe të ndërtohet diçka. “S’ka ardhur askush të konsultohet me ne. Erdhën direkt dhe filluan punë. Nuk e di si mund të punosh në këto kushte” pohojnë ata.

Fiksi pyeti inxhinierin Xhevair Ngjeqari, i cili thotë se plazhi i Livadhit është një nga më unikët në të gjithë Mesdheun. Sipas tij, rëra që del nga Livadhi është krijuar nga natyra dhe kjo batërdi duhet të ndalohet sa më parë. Ai thotë se s’ka asnjë tabele se çfarë do të punohet. Ndërkohë, inxhinieri i mjedisit Sazan Guri thotë se firma ka shkatërruar një nga zonat më të bukura të Shqipërisë. Sipas tij, duhet që të ndalohen urgjentisht punimet, ndërsa duhet të ketë konsultime me banorët. Pohon se nuk e di kush mund të ketë dhënë leje për këtë projekt dhe ata që i kanë hartuar nuk i kanë bërë nga terreni por nga zyra.

LEXO EDHE:  Skandali/ Tenderi abuziv i byzylykëve elektronikë, Prokuroria “fle” mbi dosje

LEXO EDHE:  Pazari me fatkeqësinë e saj/ Gruaja: Nuk dua lekë qyl, dua atë që më takon

Gazetarët kontaktuam me kryetarin e Bashkisë së Himarës, z.Jorgo Goro, duke i bërë prezent pikërisht problematikën e konstatuar. Ai nuk pranoi të jepte intervistë, ndërsa pohoi se projekti është kryer nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Sipas tij, FSHZH duhet që të marrë lejet përkatëse.

Pas kësaj përgjigje, Fiksi i dërgoi një shkresë zyrtare FSHZH-së, se a lejohet që firma të marrë rërën e detit për të ndërtuar këtë projekt. “FSHZH ka lidhur kontratë me firmën “Gjikuria” sh.p.k. Sqarojmë se aktualisht projekti është për miratim pranë Këshillit Kombëtar të Territorit (KKT) dhe ende nuk kanë filluar punimet nga kjo firmë. Mbi veprimtaritë të parashtruara nga ana juaj, që po zhvillohen nga makineri (eskavatorë) bëjmë me dije se nuk janë pjesë e veprimtarisë dhe përgjegjësi e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, përsa kohë supervizori nuk ka dhënë urdhrin për fillimin e punimeve e rrjedhimisht këto ndërhyrje nuk përfshijnë FSHZH” thuhet në këtë përgjigje. Pra, punimet që konstatoi Fiks Fare në Livadh janë pa lejen e organeve shtetërore. Sipas Fondit, ky projekt është i hartuar nga Bashkia Himarë dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit është në rolin e Agjencisë Zbatuese.

Gazetarët morën kontakt edhe me përfaqësues të firmës “Gjikuria”, e cila ka fituar tenderin 5 milionë euro për rehabilitimin e plazheve në jug të Shqipërisë. Një punonjës i kësaj firme pohon se vetëm sa kanë hapur një kantier në zonë, për ti paraprirë pikërisht sezonit veror. Ai tha se do të behet një barrierë mbrojtëse, ndërsa tha se punimet do të fillojnë menjëherë sapo të jepen lejet përkatëse! Por, në terren, këto punime kanë filluar, madje duke marrë edhe inerte dhe rërë nga bregu i detit. Punonjësi tha se në projekt nuk parashikohet që këto inerte të merren nga deti, por nga një vend tjetër. “Nëse janë marrë, është gabim. Duhet të kthehen menjëherë në të njëjtin vend” thotë punonjësi./tch

LEXO TE PLOTE