LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama mbledh me urgjencë kandidatët/ Zbardhen porositë për zgjedhjet e 25 prillit

30 Mars 2021, 20:19, Politikë CNA
Rama mbledh me urgjencë kandidatët/ Zbardhen porositë për

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një mbledhje të papritur online me kandidatët e PS në të gjithë vendin.

Mësohet se Rama u ka dhënë disa porosi kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Ai u ka kërkuar kandidatëve për deputetë të mos krijojnë përplasje për vota me njëri-tjetrin dhe të mos hyjnë në zonat e njëri-tjetrit.

Gjithashtu, Rama iu është drejtuar kandidatëve me porosinë që të mbledhin vota për partinë dhe të mos debatojnë për votat personale./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga