Connect with Us

Plas në Berat/ Thyhet me gurë dera e zyrës elektorale të PS

Aktualitet

Plas në Berat/ Thyhet me gurë dera e zyrës elektorale të PS

Publikuar

-

Basha nuk njeh zgjedhjet e 25 prillit/ Vjen reagimi i parë nga socialistët

Në qytetin e Beratit është goditur me gurë zyra elektorale e Partisë Socialiste.

Mësohet se dera e jashtme e kësaj zyre elektorale është thyer, duke u qëlluar me gurë. Thyerja është konstatuar rreth orës 07:30 të mëngjesit Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërkohë ekspertët janë duke kryer veprimet.

Mësohet se policia është duke sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të bizneseve përreth për të identifikuar edhe personin që ka goditur me gurë zyrën./CNA.al 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Lufta e Bashës dhe humbja e PD-së

Publikuar

-

Nga

Lufta e Bashës dhe humbja e PD-së

Partia Demokratike humbi në zgjedhjet e 25 prillit. Partia Socialiste dhe Edi Rama do të jenë në pushtet edhe për katër vitet e ardhshme dhe ky tashmë është një fakt.

Lulzim Basha, lideri perëndimor, i cili nuk e pranon dot humbjen e radhës ka deklaruar se, zgjedhjet u manipuluan dhe u vodhën nga qeveria, ndonëse deri tani nuk ka asnjë ankimim në KQZ nga ana e PD-së.

Të vetmet tentativa nga selia blu janë daljet televizive të deputetëve të dalë nga zgjedhjet, të cilët kanë të njëjtën retorikë si gjithmonë, “nuk i njohim zgjedhjet por do hyjmë në Parlament”, deklarata të cilat janë në kontraditë me njëra-tjetrën.

Por gjithësesi, një tjetër fakt i dukshëm është lufta imagjinare e Lulzim Bashës. Një film i parë, me të njëjtën regji dhe skenar.

LEXO EDHE:  Fotot pas në kohë/ Deputetët e PS mbulonin gojën me maska të zeza para Kuvendit, sot futin popullin në karantinë

LEXO EDHE:  Fotot pas në kohë/ Deputetët e PS mbulonin gojën me maska të zeza para Kuvendit, sot futin popullin në karantinë

Thirrjet për protesta dhe mosnjohja e zgjedhjeve do jetë refreni që do të na shoqërojë për katër vite rresht, por ndoshta këtë herë mund të jenë nga foltorja e Kuvendit dhe jo nga rruga.

Për fat të keq, PD ka humbur edhe demokratët e vërtetë. I vetmi që ka fituar është Lulzim Basha. Reformimi i partisë dhe largimi i tij deri tani është parë si e vetmja formë për të shpëtuar PD nga inekzistenca./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Procedohen penalisht 5 persona/ Policia jep detaje

Publikuar

-

Nga

Policia e vendit ka proceduar penalisht 5 shtetas për vepra të ndryshme penale. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” të shtetasit S. S., 39 vjeç, pasi pas një konflikti të çastit ka goditur me sende të forta dy vëllëzerit e tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

Gj., 27 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.78 mg/l ;

R.N., 25 vjeç dhe Xh. Z., 24 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse.

LEXO EDHE:  Nuk ndalet Monika Kryemadhi/ U shpall “luftë” njerëzve të Metës

LEXO EDHE:  Fotot pas në kohë/ Deputetët e PS mbulonin gojën me maska të zeza para Kuvendit, sot futin popullin në karantinë

Më datë 08.05.2021, në bulevardin “Bajram Curri”, dy persona të paidentifikuar, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë goditur me sende të forta shtetasin G. Xh., 42 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Më datë 08.05.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për shtetasen V. H., 46 vjeçe, pronarja e një Çerdheje, pasi shtetasi O. J., kallëzon se gjatë qëndrimit në Çerdhe ka dëmtuar dhe ka thyer kockën e këmbës foshnja e tij 18 muajshe. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Dita e Europës/ Soreca: T’i japim fund pandemisë, është përgjegjësia jonë e përbashkët

Publikuar

-

Nga

Dita e Europës/ Soreca: T’i japim fund pandemisë, është përgjegjsia jonë e përbashkët

Në Ditën e Europës, ambasadori i BE, Luigi Soreca është ndalur te pandemia e COVID dhe domosdoshmëria për t’i dhënë fund asaj, si një mënyrë për të formësuar një fillim të ri për të gjithë europianët.

Nëpërmjet një video mesazhi nga veriu i Shqipërisë, Soreca thotë se edhe Shqipërisë, sikurse Europës, i duhet pikërisht të fitojë luftën me COVID-19, duke shtuar se thirrja e BE për veprim është se ‘Askush nuk është i sigurt, pa qenë të gjithë të sigurt’.

Sot është Dita e Europës, unë ndodhem këtu në veri të Shqipërie për të nisur turin e takimeve 3 javorë që do zhvillohen në të gjithë vendin. Viti që po lëmë pas, ka qenë si asnjë më parë, Pandemia ka ndikuar në çdo aspekt të jetës.

Kemi kaluar përvoja të vështira personale, sëmundje të dhimbshme, Shumë nga ju kanë patur vështirësi ekonomike dhe humbjen e njerëzve të dashur. Po, në të njëjtën kohë kemi parë shembuj të shkëlqyer qëndrueshmërie dhe mbështetje. Ato çaste janë zbuluar bujarinë e atyre që kanë ndërhyrë për të ndihmuar. Gjithmonë në situata të vështira, kupton se ku mund të mbështetesh. Europa është një histori e fillimeve të reja.

Dhe kjo është ajo çka Europës, përfshirë Shqipërinë, i duhet tani. t’i japë fund pandemisë dhe të formësojmë një fillim të ri për të gjithë europianët, Kjo është përgjegjësia jonë e përbashkët. ‘Askush nuk është i sigurt, pa qenë të gjithë të sigurt’, kjo është thirrja jonë e përbashkët për veprim“, thuhet mes të tjerash në mesazhin e Sorecës./CNA.al

LEXO TE PLOTE