Connect with Us

Parashikimi i motit/ Si pritet të jenë temperaturat nesër

Sociale

Parashikimi i motit/ Si pritet të jenë temperaturat nesër

Publikuar

-

Parashikimi i motit/ Si pritet të jenë temperaturat nesër

Vendi po kalon ditë tipike pranverore, me mot të kthjellët e hera herës kalime vranësirash si dhe me diferenca termike gjatë ditës.

Po kështu ditën e mërkurë do të mbizotërojë mot i kthjellët në pjesën bregdetare dhe me alternime vranësirash e kthjellimesh në zonat malore dhe ato të ulëta.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, era do të fryjë nga verilindja e veriperëndimi e lehtë e përkohësisht mesatare përgjatë bregdetit, duke u pasuar nga valëzim në dete i forcës 2-3 ballë.

LEXO EDHE:  Familja Biden/ Kronologjia e një dekade biznes me komunistët kinezë

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 2°C deri në 14°C

zonat e ulëta 5°C deri në 21°C

zonat bregdetare 7°C deri në 21°C./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sociale

Fatmir Mediu pritet të hetohet nga SPAK/ Vjen reagimi i parë prej tij

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

Gjykata e Posaçme e Apelit urdhëroi sot, rihapjen e hetimeve për dosjen “Gërdeci”, ku është i përfshirë ish-ministrit i Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, avokat Ardian Visha e konsideron këtë vendim si një akt jo kushtetues.

Sipas të njëjtit, ky vendim cënon hapur parimin e sigurisë juridike, parimin e gjësë së gjykuar, parimin e ligjit favorizues dhe për më tepër synon procedimin për një akuzë, afati parashkrues i së cilës ka kaluar me kohë.

“Në cilësinë e përfaqësuesit ligjor të Fatmir Mediu shpreh sa më poshtë: Vendimi i deklaruar në media nga  Gjyqtarja e Apelit të Posaçëm, përben një akt jo Kushtetues dhe pluri-shkelës të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe një sërë ligjesh të tjera të vendit.



 Ai (vendimi) përben një pavlefshmëri absolute e në çdo rast baza motivuese e tij nuk mund të jetë kurrë ligji. Është hera e parë në jurisprudencë kur një gjyqtare e një gjykate të nivelit më të ulët prish vendimin e Gjykatës së Lartë!

Veç të tjerave shkelja e ligjit është e dukshme, sepse e njëjta çështje (kërkesë) është shqyrtuar dhe hedhur poshtë nga gjykata e shkallës së parë dhe Gjykata e Apelit, Tiranë në vitin 2019.

 Ky vendim hapur cenon parimin e sigurisë juridike, parimin e gjësë së gjykuar, parimin e ligjit favorizues dhe për më tepër synon procedimin për një akuzë afati parashkrues i së cilës ka kaluar më kohë.

Pasi të njihemi me ‘arsyetimin’ e këtij akti të paligjshëm, do të reagojmë me transparencë e me të gjitha mjetet ligjore të përshtatshme“, thuhet në deklaratën e avokatit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Temperatura deri në 28 gradë/ E premtja e freskët dhe me vranësira

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Paraditja do të jetë me kthjellime në bregdet dhe zonën e ulët, ndërsa kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash priten në zonat malore.

Gjatë  pasdites vranësirat e lehta do të përfshin pjesën më të madhe të territorit, por, bregdeti do të  mbetet me mot të kthjellët edhe në orët e pasdites.



Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke u luhatur nga 7°C deri në 28°C.

LEXO EDHE:  “Mos loto Myzerin!”/ Arsen Rusta: Gjakprishurit vrasin se shteti u ka dhënë prona me “topa”

LEXO EDHE:  Dashuria dhe financat/ Parashikimi javor sipas Paolo Fox

Era do të fryejë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi  Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Selami Xhepa: Skema e pensioneve në Shqipëri është e paqëndrueshme

Publikuar

-

Nga

Eksperti i njohur i ekonomisë, Selami Xhepa thotë se punësimi informal dhe deklarimi i ulët i pagave ka dëmtuar skemën e pensioneve në Shqipëri.

“Përgjatë viteve të tranzicionin qoftë për shkak të punësimit informal, dhe fshehja e të punësuarave për të paguar kontribute si dhe për nën raportimeve pagave që bëhen në ekonomi, sigurisht kjo dëmton jo vetëm financat publike të vendit, por edhe në veçanti skemat e pensioneve në Shqipëri”, tha ai.

Ai u shpreh për Euronews Albania se gjysma e parave që shpërndahen për pensionistët sigurohen nga sistemi i përgjithshëm tatimor, duke dëshmuar se skemat aktuale nuk janë efektive.

“Kjo është arsyeja, që në mënyrë të vazhdueshme, përveç fondeve që sigurohen nga kontributet, pothuajse gjysmat e parave që shpërndahen për pensionistët janë nga taksat që sigurohen nga sistemi i përgjithshëm tatimor”, theksoi Xhepa.



Eksperti thotë se skema e pensioneve në Shqipëri është e paqëndrueshme, ndërsa këtë e lidh edhe me faktorët demografikë dhe me tkurrjen e tregut të punës.

“Vitin e kaluar qeveria shqiptare ka alokuar 15 miliardë lekë në skemën e sigurimeve shoqërore për të mbuluar pagesat e pensioneve. Nëse ne vazhdojmë më këto ritme, duke marrë parasysh edhe trendet demokratike të përkeqësuar, që nënkuptojnë një ndryshim të raporteve midis kontribuuesve në sistem dhe përfituesve, pra plakja e popullsisë në vazhdimësi dhe tkurrja e tregut të punës, sigurisht që skema e pensioneve në Shqipëri do thosha është tmerrësisht e paqëndrueshme”, shtoi Xhepa.

LEXO EDHE:  Dashuria dhe financat/ Parashikimi javor sipas Paolo Fox

LEXO EDHE:  Surprizat e motit/ Ja çfarë kanë parashikuar sinoptikanët

Sipas tij, reformat që janë bërë vitet e fundit përkatësisht; rritja e moshës së pensioneve dhe shtimi i vlerës së kontributeve nuk kanë arritur dot të përmirësojnë skemën e pensioneve. Bazuar në këto tregues, z. Xhepa thotë se tani është koha të aplikohen reforma të tjera.

“Reformat që janë bërë gjatë viteve të fundit, pra zgjatja e moshës së pensionit, rritja e barrës së kontributeve nuk do të arrijnë dot ta shëndoshin skemën e pensioneve. Nevoja për të menduar për reforma të tjera është më se e nevojshme se kurrë. Me rritjen e pagave dhe pensioneve nuk është punuar në mënyrë serioze”, tha ai./euronews

LEXO TE PLOTE