LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Grumbullimet në fushatat elektorale/ Brataj: Do të ketë rritje të rasteve në prill

30 Mars 2021, 19:56, Lifestyle CNA
Grumbullimet në fushatat elektorale/ Brataj: Do të ketë rritje

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj u shpreh se pas fushatës elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit, do të kemi një rritje të kurbës së koronavirusit.

Sipas tij, edhe vajtja e kandidatëve për deputet në rrethe ku kontrolli është më i vogël përbën rrezik.

?Kujdesi është më i pakët në zonat e thella, ku ka më pak kontroll. Është fiziologjike që do të ndodhë, pas prillit do të kemi një rritje të numrave të infektuar dhe të sëmurëve, për arsye të fushatës, të grumbullimit të njerëzve.

Edhe shkuarja e vetë kandidatëve për deputetë në zonat e thella, ku janë të detyruar të shkojnë, është një rrezik, se kontrolli është më i vogël. Në Gjirokastër shpërtheu virusi, se u bllokuan njerëzit në kufi. Është shumë e qartë që edhe grumbullimi i njerëzve tani do ta japë rezultatin?, u shpreh Brataj në një intervistë për Real Story./CNA.al

Lajmet e fundit nga