Connect with Us

Fiks Fare/ Kisha i zapton pronën e të atit, policia i ndalon qytetarit hyrjen në shtëpinë e vet

Denoncim

Fiks Fare/ Kisha i zapton pronën e të atit, policia i ndalon qytetarit hyrjen në shtëpinë e vet

Publikuar

-

Fiks Fare/ Kisha i zapton pronën e të atit, policia i ndalon qytetarit hyrjen në shtëpinë e vet

Alfons Ulbani nga Shkodra ankohet në Fiks Fare pasi kisha i ka dhunuar shtëpinë e të atit i cili para 7 muajve ka ndërruar jetë.

Kjo me pretendimin se shtëpia pronë e familjes Ulbani dikur ka qenë një kopësht i Kishës Katolike të Shkodrës, i ngritur nga një murgeshë italiane.

I ndjeri e ka blerë shtëpinë në vitin 1996. Ka kontratë të rregullt dhe është e regjistruar në Hipotekë. Ka jetuar atje, ka paguar ujë dhe drita. Kur ai ka ndërruar jetë në shtator të 2020, përfaqësues të Kishës kanë shkuar në banesë dhe me gurë freksibël kanë prerë dyert dhe kanë marrë sendet personale. Djali, Alfonsi ka ardhur në Shqipëri, pasi prej vitesh jetonë në Itali dhe ka nxjerrë një dëshmi trashëgimie, ku rezulton se babai i tij s’ka lënë testament dhe është futur në banesë. Por, sërish kur ka ikur, përfaqësuesit e Kishës janë futur brenda duke i prishur edhe njëherë bravat e dyerve.

Kisha ka hapur një padi në gjykatë ku kërkon pronësinë “me posedim”, ku deri më tani nuk është bërë asnjë seancë gjyqësore, s’ka sigurim padie apo vendim përfundimtar gjyqësor. Alfonsi ballafaqohet me përfaqësues të Kishës në ambientet e Policisë së Shkodrës, ku efektivë dhe shefi i komisariatit i kërkojnë me ngulm që të bëjë marrëveshje me Kishën. Madje, edhe ata konstatojnë se Kisha s’ka dokumente, pasi avokatja i thotë se shtëpia është në emër të z.Rudolf Ulbani, babai i denoncuesit.

Denoncuesi: Kisha më ka vjedh shtëpinë, amanet që ma ka lënë babai

Alfons Ulbanin në intervistën e tij për Fiks Fare denoncon dhunimin e pronës së tij private nga Kisha Katolike e Shkodrës. “Kjo është shtëpia e babës, e kam me letra. Po Kisha e pretendon, meqë ka pasur kopësht, është e jona. Ata s’kanë letra, nuk e kuptoj, kanë shkatërruar derën e oborrit. Shkatërruan bravën e derës dhe u futën brenda. Më kanë vjedh. Më kanë vjedh gjithë pasurinë e babës. Kanë ardhur me furgonë. I kam të gjitha të filmuara” tregon ai.

Në këtë shtëpi të blerë nga babai i Alfonsos ka jetuar i ati i tij të cilat i ka blerë në vitin 1996 dy banesa dhe i ka bashkuar bashkë. Banesat janë blerë me dokumentacionin përkatës të cilin djali i të ndjerit e disponon, dokumenta që vërtetohen edhe në Hipotekë. Ai me lot në sy tregon se si e ka marrë vesh lajmin e humbjes së babait të tij, pasi vetë prej vitit 1994 jeton në Itali. ” Fill pas vdekjes së tim eti ka ardhur avokatja, me një që ka shpërthyer derën, një prift. Këta kanë ardhur në shtator 2020, s’më ka lajmëruar njeri. Të paktën të më merrnin në telefon, të ka vdekur baba, a mund të futemi në shtëpi” tregon Alfonsi ” S’kan pyetur kërrkënd. Babai ka 7muaj që vdekur, ka shkuar për të bërë operacion dhe operacioni shkoi keq. Më ka thënë baba unë e di që s’dal dot nga operacioni të paktën një gjë për ju e kam, më ruaj shtëpinë. Më mbaj shtëpinë si e kam mbajtur unë gjithmonë, Zoti ma mori” përfundon fjalinë pasi shpërthen në lot.

Ai tregon se për ngjarjen në fjalë është vënë në dijeni nga komshinjtë dhe ka ardhur në Shqipëri. Nuk ka bërë denoncim në polici, por ka shkuar të takojë Imzot Angelo Massafrën i cili i ka thënë se duan ta blejnë shtëpinë e të atit, por ndërkohë kishin shkatërruar bravat e hapur dyert. Pasi i ndërroi të gjitha bravat edhe njëherë, Alfonsi niset për Itali. Përsëri i bie telefoni për t’i thënë se Kisha kishte hyrë në shtëpinë e të atit dhe i kishin hequr plaçkat e shtëpisë me furgona. Në këto kushte detyrohet të vijë sërish dhe kur provon të hapë dyert e shtëpisë së tij nuk mundet. “Bravat nuk ishin të miat nuk m’i hapnin çelësat, dhe për këtë kam dhe filmime” shprehet Alfonsi.

LEXO EDHE:  Ish-sigurimsat në SHISH/ Zbardhen emrat

Në videon që u shfaq në Fiks Fare duket që denoncuesit dyrt e shtëpisë së të atit ia hap një punonjës i Kishës. Në bisedë kuptohet se kisha ka ndërruar bravat e shtëpisë së të ndjerit, pa njoftuar asnjë nga familjarët dhe duke mos patur asnjë të drejtë. Ai kërkon që Kisha ta lërë rehat, pasi shtëpia është e tija dhe në Hipotekë figuron pronë e babait të tij. ” Unë nëse do iki në Itali besoj se do i shpërthejnë prapë dyert”përfundon Alfons Ulbani

Polici: Kisha s’ka letra, por ti mos hy në shtëpi, bëj marrëveshje

Alfonsi në këto kushte i drejtohet Policisë së Shkodrës, ku takon inspektorin e zonës. Polici i thotë mesa ai ka dijeni çështja është në gjyq dhe meqënëse është atje, Alfonsi nuk ka të drejtë të futet brenda në shtëpinë e tij. Policët nuk japin informacion, por shprehen se pala tjetër, Kisha Katolike, nuk ka paraqitur ndonjë dokument.

Ditën tjetër qytetari kërkon një ballafaqim me përfaqësuesit e Kishës Katolike në ambientet e Policisë së Shkodrës. Ai pohon se shtëpia është në emër të babait të tij dhe i tregon avokates së palës tjetër dëshminë e trashëgimisë .

Avokatja e kishës thotë se një motër e kishës ka ushtruar aktivitetin tregtar në atë banesë, ka kontratat e punëtorëve të firmosur nga murgesha. Atë shtëpi thotë avokatja e ka përdorur murgesha. Në vitin 1996 e ka blerë i ndjeri Rudolf Ulbani, është blerë dy herë me motrën. “Unë e posedoj dhe përderisa ligji ma njeh posedimin, unë s’kam hapur gjyq kot. Rudolfi ka qenë bashkëpunues i saj. Paratë janë hedhur nga ajo. Ajo ka lënë një testament ku thotë e ka lënë për pronat e veta. Ne kërkojmë riposedimin e saj. Më të drejtë ka poseduesi sesa ai që ka emrin në letra!!” thotë avokatja, e cila pohon se në atë shtëpi ka qendruar murgesha. Ndërkohë, Alfonsi thotë se ka qenë babai i tij.

Polici thotë se dokumenti i noterisë është në rregull, ai i trashëgimisë, që thotë se nuk vërtetohet se ai të ketë hequr dorë nga trashëgimia.

Policia kërkon që denoncuesi të firmosë një dokument që mos të futet në banesë, por ai nuk pranon ndërsa thotë se gjatë dhunimit, i është marrë pasuria e babait. Thotë se ka konstatuar se i është thyer banesa.

Avokatja i thotë se qytetari është futur brenda dhe ka marrë sendet. Policia e pyet nëse ka apo jo kontratë, ndërsa ajo i përgjigjet se “jam posedues!”.

Pjesë e këtij ballafaqimi bëhet edhe shefi i komisariatit i cili i drejtohet denoncuesit se pse nuk pranon marrëveshje me palën tjetër.

“Ti, mos hy në shtëpi më!” i thotë shefi, ndërsa më pas i kërkon me ngulm që të bëjë një marrëveshje me Kishën pasi “Ti në Itali je, s’ta merr njeri shtëpinë”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

“Ka sjellë nga Beogradi listën e deputetëve të PS”/ Shpërthen revolta ndaj Baton Haxhiut

Publikuar

-

Nga

“Ka sjellë nga Beogradi listën e deputetëve të PS”/ Shpërthen revolta ndaj Baton Haxhiut

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e qytetarit dixhital i cili shprehet se, skifterët e pushtetit vrapojnë të mbyllin punët para zgjedhjeve.

Berisha shkruan, se banorët në Lagunën Blue kanë shpërthyer në revoltë ndaj Baton Haxhiut që sipas tij ka sjellë nga Beogradi listën e deputetëve të PS.

Ai thotë se, mjafton të lexohen komentet e banorëve te “Laguna Blue”, për të kuptuar paligjshmerinë e veprimeve të Batonit.

Postimi i plotë i Sali Berishës

“Shpërthen revolta e banorëve të Lagunës Blu kundër Baton Stanishiqit. Akuza të rënda nga banorët e Laguna Blue për Baton Stanishiqin. Ai ka sjellë nga Beogradi listën e deputetëve të PS.

-Ai po bën batërdinë me mbështetjen e Edvin Hajdutit në prona publike. Ai po shkatërron edhe perlën e ndërtimeve turistike Laguna Blue!

-Banorët e Laguna Blue po pregatitin peticion për presidentin e republikës për heqjen e shtetësisë shqiptare

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje doktor,

Skifteret e pushtetit vrapojne te mbyllin punet para zgjedhjeve!

Mos valle i tremben humbjes ne zgjedhje? Te paret qe arratisen para se te mbytet anija jane minjte. Veç abuzimit qe eshte ne natyren e ketij pushteti, kjo tregon qarte edhe panikun ku ndodhen. Mjafton te lexoni komentet e banoreve te “Laguna Blue”, per te kuptuar paligjshmerine e veprimeve te Butonit apo  Baton Stanishiqit si çe quajne tani gjersisht ate ne popull.

Te lutem anonim se keta te shkaterrojne.

(shikoni denoncimin e banoreve)

-Pas listes se deputetve te PS qe e solli nga Beogradi kalimit cdo jave nga nje studio ne nje tjeter per me tezat e padronit te tij tani Butoni eshte perqendruar ne investimin e tij te fundit i ne Lagunen Blu.

-Paska guxim per tu lavderuar…shume me te larte se morali i tij

-E ka mbaruar pishinen e ka zsptuar gjithe qoshen

-Po gjelberon..

-I humbi vlerat ky fshat qe ka qene aq i bukur. Here pas here veme re shkaterrim te tij.

-Po bordi me shefin ku jane?

Jasharit sa here i ankohen banoret ngrene koken dhe shikon majen e malit te Çikes per te thene se keto behen me urdher nga maja

-Te shpresojme qe te pakten te kompesoje  me gjelberim e me peme pjesen tjeter.

-Batoni niset nga origjina si kosovar qe jua ka lene Qeretin Mreti Zog ne administrim 😀😀

LEXO EDHE:  Detaje nga ngjarja tronditëse/ Si u gjetën pa jetë nënë e bijë në Kombinat, në gjendje kritike edhe vajza tjetër

LEXO EDHE:  Ish-sigurimsat në SHISH/ Zbardhen emrat

-Hahahah

-Jo Neta , vlerat e fshatit aty jane, por komuniteti nuk duhet te qendroje indiferent ndaj ketij zullumqari qe po na shkatrron fshatin,duhet te mbledhim firmat dhe te kerkojme presidentit ti heq shtetesine shqiptare.

-shume e drejte.Se kuptoj une dua te pres nje peme se po me prish catine dhe sme lejohet…. duhet te marr leje ne shtet te besh nje vile u lejuaka ne fshat pa leje?!

-Na falni po ky Batoni cfar pune ben

Ne fakt ai bene ate qe i ka thene Berisha.

-Esht ai qe na ben moral se cfar esht me e mira per kete vend, por ne kete rast po shohim se cfar esht me e mira per Batonin dhe shefat e tij ne Beograd dhe  jo per ne si banore apo si popull.

-E kuptova po e ka te trashguar kete profesjon opo e ka fituar vet

-Ja dhe pak e del Rama e thote: ‘’ E ka privatizu si te tjeret dhe e ka me ligj….’’!!! Apo harruat ju rastin me pare. Mos folni shume se e shtyn me tej ai dhe ti biem nga Krasniqi per te dale ne det ne. Apo harruat dhe kete???

-Edhe nji Exsit poll dhe iken edhe pishina.

  • Është privatizim i paligjshëm i pronës publike
  • Privatizimi u bë falë afërsisë me pushtetin e vendit
  • Prejardhja kosovare nuk qe ndonjë ndihmesë: në Kosovë ka pasur hajni të mëdha, por nuk ka ndodhur vjedhje e këtillë publike me shkelje të papresendecë ligjore
  • Ngjarja e këtillë në prag të zgjedhjeve është mesazh i dyfishtë: se mund të bëhet çdo gjë nga ky pushtet apo se është më mirë të shfytëzohet çfarëdo që mund të kapet para zgjedhjeve

-E dinim per qytetar  …..sa keq ( bashkepuntor ne grabitje nga sot )    Turp

-Ps   Jashar (administratori i fshatit turistik) mos na njofto ato qe ben zoti …..na njofto ato qe ben robi ….

-Eshte per te ardhur keq madje shume keq. Dhe per me keq akoma skane lene rruge. Jo vetem uzurpim por edhe pa skrupuj.

-Ne kushte te nje shteti ligjor keto pune si kjo qe na ka ndodhur neve denoncohet ne organet relevante ligjore dhe thirren mediumet  qe te filmohet e gjithe situate”, shkruan Berisha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Fiks Fare/ Fitojnë të gjitha testet për të qenë pjesë e Akademisë së Sigurisë, skualifikohen si të paafta

Publikuar

-

Nga

Fiks Fare/ Fitojnë të gjitha testet për të qenë pjesë e Akademisë së Sigurisë, skualifikohen si të paafta

Komisioni skualifikon kandidatet, njëra me syze tjetra rezulton përdoruese e kokainës edhe pse ka dalë negative.

Konkurron në akademinë e policisë duke fituar të gjitha testet, por skualifikohet nga gara duke ju mohuar kështu padrejtësisht vazhdimi i studimeve në Akademinë e Rendit.

Klejda Moriseni ankohet në emisionin Fiks Fare se pavarësisht se ka fituar testet i është mohuar e drejta e studimit në Akademinë e Policisë. Shkaku sipas saj ka qenë një analizë ku e nxorën si përdoruese të lëndëve narkotike, ekzaktësisht kokainës. Vajza tregon se këtë përgjigje e ka kontestuar menjëherë duke bërë një kërkesë me shkrim në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në datë 1 mars që është dhe e njëjta datë që ka kryer analizën në akademi.

Gjithashtu në datën 4 mars i drejtohet një laboratori privat për të bërë të njëjtën analizë. Përgjigjja i vjen negative, pra vajza nuk është përdoruese e kokainës. Ajo kërkon ndihmën e Fiksit pasi thotë se jo vetëm që nuk jam përdoruese e lëndëve narkotike, por më kanë skualifikuar padrejtësisht. Madje në krye të herës atë nuk e kanë besuar as prindërit e saj se nuk ka qenë përdoruese e kokainës. Vajza rrëfen se nuk ka përdorur kurrë lëndë narkotike dhe për këtë fakt prindërit u bindën në momentin që bëri analizën në privat.

Ndërkohë nga komisioni e skualifikojnë vetëm me një telefonatë duke i thënë se ajo duhet ta dinte arsyen e skualifikimit.

Gazetarët e Fiksit shkojnë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë atje ku qytetarja ka depozituar ankesën në datë 1 mars kur dhe doli pozitiv testi i kokainës.Në këtë institucion na thonë se ende nuk ka një përgjigje zyrtare. Madje akoma nuk është mbledhur komisioni.Për të marrë një përgjigje gazetarët telefonojnë edhe akademinë të cilët nuk japin përgjigje zyrtare.Ndërkohë që komisioni nuk është mbledhur akoma, Klejdën e kanë telefonuar nga akademia duke i thënë se je e skualifikuar sipas vendimit të komisionit.

LEXO EDHE:  Saimir Tahiri: Nuk kemi pajisje përgjimi por një pajisje tjetër

LEXO EDHE:  Saimir Tahiri: Nuk kemi pajisje përgjimi por një pajisje tjetër

Por në Fiks Fare u ankua edhe një tjetër kandidate për në akademinë e policisë. Alesia Laçi thotë se pavarësisht se i kaloi të gjitha testet komisioni e ka skualifikuar për probleme në shikim, duke e nxjerrë të paaftë. Laçi tregon se në testet fizike ka dalë ndër të parat dhe pavarësisht se mban syze nuk është kriter për t’u skualifikuar. Para 1 viti vajza thotë se akademinë e policisë e ka fituar duke e pranuar me syze, por ka nisur infermierin. Edhe Alesia kërkon ndihmën e Fiksit sepse edhe pse e skualifikuar, ajo nuk ka një dokument zyrtarë në dorë.

E pajisur me kamera të fshehtë, Alesia fillimisht shkon në akademi ku sekretarja i thotë se nuk e ka dokumentin për skualifikimin e saj. Më pas i thotë që këtë dokument të shkojë ta tërheqë në drejtori.Ndërkohë në drejtori i thonë të lërë një kërkesë me shkrim për t’i kthyer përgjigje, të cilën nuk e ka marrë deri më sot. Dokumenti që Alesian e nxori të paaftë në shikim është i firmosur nga 3 mjekë patologë pra mjek të përgjithshëm . Siç duket në këtë komision nuk ka një mjek specialist që në rastin në fjalë duhet të ishte një mjek okulist. Mungesa e mjekut okulist skualifikon kandidaten që kalon të gjitha testet e mundshme për të qenë pjesë e Akademisë së Sigurisë.

LEXO TE PLOTE

Denoncim

U përdhunua nga bashkëjetuesi i së ëmës/ Rrëfimi tronditës i të resë

Publikuar

-

Nga

U përdhunua nga bashkëjetuesi i së ëmës, rrëfimi tronditës i të resë

Katerina Kamberi denoncoi në “Stop” se ish-bashkëjetuesi i saj, Ardian Qershija, ka abuzuar seksualisht më të bijën 31-vjeçare me probleme të shëndetit mendor.

“Kam qenë në Greqi. Më mbrapa erdha dhe bashkëjetoja së bashku me Ardian Qershija. Sa ramë dakord kam ardhur nga Greqia. Unë i thashë që jam me një fëmijë të sëmurë. S’ka gjë më tha, më pranoi. Erdhëm. Bashkëjetonim bashkë. Si fillimisht, shumë mirë. Pas 1 muaji, 1 muaji e gjysmë filluam punë. Veja punoja në rrobaqepsi. Pastaj filluan mosmarrëveshjet. Filloi të më rrihte, të më trajtonte keq, filloi të më rrihte në sy të vajzës.

Herën e parë nuk e kam kallëzuar. Pas tërmetit kemi marrë një shtëpi në Kënetë, atje pastaj filloi shumë, shumë gjëra që nuk mbanin më. Aty pastaj e kam përzënë. Kur e kam përzënë filloi vajza të më tregonte çdo gjë, që e ka përdhunuar”, tha ajo.

Kamberi ka treguar se kjo gjë ka ndodhur disa herë, ndërsa vajza nuk ka treguar asgjë për shkak të frikës. Edhe vetë vajza tregoi sesi abuzonte me të Ardian Qershija, kur e ëma ishte në punë.

Gazetari: Sa vjeç je?

Vajza: 31!

Gazetari: Çfarë të bënte Ardiani?

LEXO EDHE:  PD padit Vangjush Dakon

LEXO EDHE:  Shtëpizat me ngjyra

Vajza: Më hapte këmbën kështu. Më kapte cicët. Më zhvishte lakuriq. Bënte kështu ‘oh oh’, kishte qejf. Unë s’kisha qejf, por ai kishte qejf. Kjo ishte në punë. Unë nuk dija gjë. Më shtriu kështu. ‘Jo, jo i thashë unë’. Më ulte kokën. Unë qaja. ‘Oo barku, oo barku’.

Gazetari: Po mamit pse nuk i tregoje kur vinte nga puna?

Vajza: S’dija gjë!

“Stop” u interesua në Policinë e Durrësit për këtë rast dhe mësoi se Ardiani pas denoncimit është arrestuar direkt dhe më pas çështja ka shkuar në Prokurori. Mbetet enigmë mbetet fakti i lirimit të tij pas 3 ditësh.

“E mbajtën 3 ditë dhe e nxorrën. Nuk e di pse e nxorrën? Kur e shikoj, u habita pse e kishin nxjerrë”, tregon nëna.

Në prokurori u mësua, se këtë çështje e ka prokurori Gëzim Veizi, i cili ishte me Covid-19. Në një komunikim telefonik me prokurorin, ai u shpreh se pengesë është bërë një deklaratë e nënës, e cila është detyruar të heqë dorë nga kallëzimi.

Megjithatë prokuroria nuk e ka marrë për bazë tërheqjen dhe ka vazhduar veprimet. Sapo të kthehet në punë, prokurori Veizi do e procedojë penalisht dhe arrestojë abuzuesin, Ardian Qershija./tvklan.al

LEXO TE PLOTE