Connect with Us

Denoncimi i PD/ Ilir Meta masakronte demokratët dhe vidhte votat

Politikë

Denoncimi i PD/ Ilir Meta masakronte demokratët dhe vidhte votat

Publikuar

-

Ilir Meta lakohet se është hajduti më i madh i votave, i cili me dhunë dhe gjak erdhi në krye të qeverisë në zgjedhjet e vitit 2001.

Ndërsa sot del e shpreh shqetësimin për lirinë e zgjedhjeve dhe kërcënon me prerje kokash kush prek kutitë e votimit, duket se është duke përgatitur skenarin e radhës, por këtë herë jo për të sjellë PS në pushtet por për të mbajtur në jetë LSI.

CNA.al tre ditë më parë tregoi me fakte të gjitha taktikat që përdori Meta për të marrë frenat e qeverisë, e ndërsa sot, do tregojmë të tjera detaje nga përgjakja e rrugëve të Shqipërisë.

Në fushatën elektorale të qershorit Ilir Meta dhunonte dhe rrihte qytetarët ndërsa sot del dhe flet si njeriu që do të mbrojë votën e lirë, por është hajduti më i madh i votave. Aq shumë vota vodhi në 2001 sa u detyrua më një vit më pas të dorëzonte pushtetin.

Ndërkohë që sot po sjellim pasqyrimin e Rilindjes Demokratike, e cila në datën 19 qershor 2001 në faqet 8 dhe 9 shkruante për veprimet e Metës dhe urdhrin që ky i fundit u kishte dhënë Gardës dhe Policëve për të masakruar këdo që ishte demokrat dhe kundër tij.

Ka qenë vetë PD ajo që ka publikuar dëshmitë e qytetarëve që tregojnë se si Meta ka dhënë urdhër për t’i dhunuar barbarisht kundërshtarët e tij politikë.

PD bënte thirrje që Meta të ndalte dhunën shtazarake mbi qytetarët e pafajshëm që u masakruan dhe u rrahën me shkopinj gome dhe qyta armësh, vetëm dhe vetëm që Meta të vinte në krye të qeverisë.

Në vitin 2001 ishte kërcënuar çdo militant, çdo demokrat, shumë prej tyre qenë dhunuar, por kërcënimet dhe terrori shkojnë në KQZ dhe më pas përfundojnë në Gjykatën Kushtetuese, ku demokratëve u hiqeshin mandate, ripërsëriteshin votat me falsifikime, blerje votash, terror dhe dhunë.

Në datën 19 qershor 2001, në botimin e Rilindjes Demokratike theksohet se Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës, me urdhër të posaçëm nga Meta kanë dhunuar qytetarët e Kavajës, të cilët nuk i ofruan mbështetjen e tyre në këtë proces zgjedhor.

Në artikull thuhet: “Partia Socialiste e përfshirë në ankth dhe panik për dështimin më takimet e elektoratit, të diel angazhoi Policinë e Kavajës për të përgjakur fushatën elektorale. Qindra banorë të Kavajës u masakruan barbarisht nga policia, forcat speciale dhe ushtarët e Gardës që kishin ardhur posaçërisht me urdhër të Ilir Metës për të shtypur Kavajën antikomuniste”.

LEXO EDHE:  Mashtrimi i Ramës për të sëmurët/ Kryeministri del zbuluar

Por dhuna që ushtronte Like Floriri në atë kohë mori edhe vëmendjen e ndërkombëtarëve. Këshilli Europian, nisi hetime për dhunën që u ushtrua në Kavajë, por jo vetëm, duke fajësuar drejtpërdrejt kryeministrin e asaj kohe, sot kryetarin e LSI dhe presidentin e vendit, për veprime të papërgjegjshme dhe jo të pranueshme për një shtet demokratike.

Në atë kohë dëshmitë ishin nga më të ndryshmet. Një qytetar i Kavajës, i dhunuar nga Policia e qytetit dhe maskat deklaronte në atë kohë se nuk e pëlqente Liken dhe për këtë gjë u rrah në mënyrë barbare. Në botimin e të njëjtës datë të RD-së, pra 19 qershor 2001, Ibrahim Çanaku deklaronte: “Ata nuk janë policë, por kriminelë. Shiko si më kanë bërë vetëm pse unë ndodhesha para selisë së PD. Mua nuk më pëlqen kjo qeveri dhe as Ilir Meta e Fatos Nano. Këta janë njerëzim më të urryer për popullin shqiptar”.

Por ndonëse me urdhër të Metës u rrahën dhe gjakosën me dhjetëra qytetarë, Policia nuk e ndali aty zbatimin e ultimatumit.

Një tjetër dëshmitar, Skënder Plaku, tregonte në atë kohë se fajtori i vetëm ishte Ilir Meta, i cili lëshoi njerëzit me maska për të dhunuar qytetarët e thjeshtë, vetëm pse ishin në mbështetje të liderit historik të PD Sali Berisha, për të cilin sot me pafytyrësi thotë se doktorin e ka pikë të dobët.

Por kjo është shumë pak në krahasim me bëmat dhe gjëmat që Meta ka bërë në mënyrë të turpshme dhe të fëlliqur për të marrë pushtetin.

Iliri i famshëm i grabitjes së floririt dhe skandalet e tij, sipas denoncimeve të bëra nga PD në vitin 2001, do të vijnë në CNA.al ditë pas dite për të treguar fytyrën e vërtetë të Ilir Metës, jo atë që mban sot me maskë, por atë me një maskë të grisur për të parë se kush është surrati i presidentit tonë, njeriut më të korruptuar, më të dhunshëm dhe më skandaloz në historinë e Shqipërisë.

Ditën e nesërme do të tregojmë të tjera detaje dhe denoncime nga PD ndaj Metës, i cili me skenarët e tij të dhunshëm arriti të marrë karrigen e Kryeministrit. /CNA.al

Ilir Meta hajduti më i madh i votave/ I dhunshëm dhe gjakatar

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Tritan Shehu ja shtron me të ngrënë e me të pirë/ Falenderon udhërrëfyesit e tij në fushatën elektorale

Publikuar

-

Nga

Tritan Shehu, i cili fitoi mandatin e dpeutetit nën logon e PD në Gjirokastër ka zhvilluar një takim me të rinjtë e FRPD në këtë qark.

Në disa foto të publikuara nga vetë ai, duket se Shehu ja ka shtruar me të ngrënë e me të pirë së bashku me të rinjtë. Ai ka shprehur falenderim ndaj të rinjvë për të cilët thotë se u bënë udhërrëfyes në fushatën elektorale.

“Mbreme ne Gjirokaster me FRPD e deges dhe te Qarkut. Nje falenderim i pakufishem per keta te rinj e te reja te talentar, plot vizion e energji, dashuri e perkushtim te thelle per zhvillimin e te nesermen, me nje shpirt europian e Perendimor, qe shpesh u bene per mua udherefyes ne ate fushate elektorale.
Realisht kam ngelur i mahnitur nga vlerat e tyre, qartesia e mendimit, guximi e trasparenca, qe manifestonin ne cdo veprim te tyre. Me te rinj te tille Shqiperia nuk do te humbe kurre!”, shkruan Shehu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Jeruzalemi/ Çfarë po luhet pas valës së fundit të dhunës në Qytetin e Shenjtë

Publikuar

-

Nga

Nga Carlo Aldrovandi “The Conversation”

Dhuna në xhaminë Al-Aksa apo Zonën e Tempullit të Malit dhe në Qytetin e Vjetër të Jeruzalemit, ka degraduar në diçka më të madhe dhe më të rrezikshme. Përleshjet midis forcave izraelite të sigurisë dhe protestuesve palestinezë gjatë fundjavës që lamë pas kanë lënë qindra të plagosur.

Tensionet u rritën më tej të hënën në mbrëmje, kur sulmet ajrore izraelite të ndërmarra
në shenjë hakmarrje për sulmet me raketa nga ana e Hamasit, shkaktuar vdekjen e 25 palestinezëve në qytetin e Gazës. Episodi i fundit i dhunës, nuk mund t’i atribuohet një shkaku të vetëm.

Ai duhet të lidhet me një peizazh më të gjerë faktorësh destabilizues, pesha kumulative e të cilave ka çuar në krizën aktuale pas disa muajsh vlimi në vetvete. Gjithsesi, pati një reagim zinxhir nga përpjekjet e vazhdueshme për të dëbuar nga shtëpitë e tyre familjet palestineze që jetonin për breza të tërë në lagjen lindore të Jeruzalemit, Sheik Jarrah.

Aktualisht po zhvillohet një betejë ligjore midis banorëve palestinezë dhe Nahalat Shimon – një organizatë që mbështet lëvizjen sioniste në Izrael, dhe që po përpiqet të ndryshojë demografinë e Jeruzalemit Lindor në favor të një popullsie hebreje. Mbështetja ndaj familjeve në Sheikh Jarrah erdhi menjëherë nga banorët e zonave të tjera palestineze, përfshirë një numër të madh qytetarësh arabo-izraelitë nga lagjia Umm al-Fahm dhe Xhafa. Njëkohësisht, mijëra njerëz nisën që të protestonin para Portës së Damaskut, vend që javët e fundit është bërë “Sheshi Tahrir” i Jeruzalemit Lindor.

Shumë nga protestuesit ishin besimtarë myslimanë, të cilët iu bashkuan protestës pasi kishin marrë pjesë në lutjet në Xhaminë Al-Aksa. Vlen të përmendet se kriza ndodhi gjatë ditëve të fundit në muajin e shenjtë të Ramazanit:kulmi i kalendarit islamik, por edhe koha më e paqëndrueshme e vitit në Jeruzalem.

Vetëm të premten e datës 7 maj, rreth 200 palestinezë u plagosën rëndë, dhe shumë të
tjerë u arrestuan pas përleshjeve të ashpra me policinë izraelite. Policia izraelite ishte tepër agresive në përpjekjet e saj për të frenuar protestat, të cilat u zgjeruan shumë shpejt në të gjithë Jeruzalemin, Bregun Perëndimor dhe shumë fshatra arabe në Izraelin Qendror dhe atë Verior. Pamundësia për ta frenuar dhunën në Jeruzalem dhe territoret e tjera të pushtuara, është pjesërisht rezultat i mosmarrëveshjeve të brendshme në udhëheqjen palestineze dhe qeverinë izraelite. Në kampin palestineze, po zhvillohet një luftë për pushtet midis Hamasit dhe presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmud Abaz.

Hamasi e rriti qëllimisht tensionin me Izraelin, duke e qëlluar me raketa nga Gaza, si një strategji propagandistike për të ndërtuar kapital politik në kurriz të Abaz. Ndërkohë ky i fundit i ka shtyrë zgjedhjet për Këshillin Legjislativ Palestinez, nga frika e humbjes së terrenit në favor të rivalëve të tij radikalë islamikë.

Politika izraelite është futur prej disa vitesh në një ngërç, pasi 4 palë zgjedhje parlamentare të njëpasnjëshme kanë dështuar që të prodhojnë një qeveri të qëndrueshme dhe funksionale. Kjo ka pasur pasoja të rënda për trajtimin e krizës.

Ndërkaq, është e rëndësishme të mos nënvlerësohen edhe pasojat katastrofike që ka shkaktuar Covid-19 në Jeruzalemin lindor, duke lënë të papunë shumë të rinj palestinezë, teksa më të pashpresët janë distancuar nga udhëheqjet e tyre politike përkatëse. Palestinezët e rinj që protestojnë në shkallët e Portës së Damaskut, apo në rrugët e Qytetit të Vjetër dhe para Xhamisë Al-Aksa, nuk janë të frymëzuar nga ideologjitë e prindërve të tyre, por kryesisht nga një ndjenjë e madhe zemërimi, neverie dhe zhgënjimi nga politikanët e tyre.

LEXO EDHE:  Grabitën e dhunuan kambistin/ Arrestohet “koka” e grupit në Tiranë

LEXO EDHE:  Kush janë deputetët e PD kundër djegies së mandateve

Me tensione kaq të larta dhe me një ngërç politik në të dyja kampet, u duk sikur situata do të dilte jashtë kontrollit gjatë marshimit të flamurit të planifikuar në Ditën e Jeruzalemit. Kjo ngjarje zhvillohet çdo vit, për të kremtuar ribashkimin e Jeruzalemit nga Izraeli pas luftës Gjashtë Ditore të vitit 1967.
Kohët e fundit, për shkak të rritjes së ndikimit të lëvizjes nacionaliste brenda qeverisë së Netanjahut, kjo paradë është shndërruat në një gur themeli në ndërgjegjen kombëtare të shumë sionistëve fetarë. Çdo vit, para festimeve në Sheshin e Murit Perëndimor, qindra të rinj izraelitë marshojnë nga Sheik Jarrah, ndalojnë në Portën e Damaskut dhe më pas vazhdojnë përgjatë rrugës Al-Uad – arteria kryesore në Lagjen Myslimane në Qytetin e Vjetër.

Gjatë marshimit, izraelitët valëvisin në mënyrë sfiduese flamujt e tyre kombëtar, dhe këndojnë këngë patriotike. Ndërkohë, palestinezët e shohin aktivitetin nga prapa gardheve të sigurisë që vendosin enkas forcat e policisë izraelite për këtë festë.

Mënyra se si kjo festë prek hapësirat e tyre të përditshme, perceptohet nga shumica e palestinezëve si një provokim i qartë, dhe si një kujtesë e dhimbshme e poshtërimit që Izraeli u bëri aspiratave të tyre kombëtare më qershor të vitit 1967. Lufta Gjashtë Ditore nënkupton jo vetëm zhvendosjen në shkallë të gjerë të palestinezëve nga banesat e tyre, por ajo solli vendosjen e kontrolli të Izraelit mbi Al-Kuds (emri arab i Jeruzalemit) dhe xhaminë Al-Aksa, vendi i tretë më i shenjtë i besimit Islam, dhe një simbol kryesor i identitetit palestinez.

Të dielën në mbrëmje mijëra palestinezë e rrethuan xhaminë me gurë dhe kokteje Molotov në pritje të Paradës së Ditës së Jeruzalemit. Sipas Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, përplasjet midis forcave të policisë Izraelite dhe demonstruesve, shkaktuan 300 palestinezë të plagosur.

Kjo ngjarje e detyroi Izraelin t’i pengonte hebrenjtë të hynin në zonën e xhamisë Al-Aksa gjatë kremtimit të Ditës së Jeruzalemit. Ndërkohë edhe Gjykata e Lartë e Izraelit,i shtyu seancat mbi dëbimet e planifikuara të familjeve palestineze në Sheik Jarrah, që ishin caktuar për të hënën.

Por këto përpjekje për ta de-përshkallëzuar situatën, duket se kanë qenë të pamjaftueshme dhe shumë të vonuara. Siç e dimë, Hamasi mori vendimin për të qëlluar me raketa Jeruzalemin Perëndimor dhe Izraelin Jugor, ndërsa Forca e Mbrojtjes së Izraelit u kundërpërgjigj me sulme ajrore, duke vrarë 25 palestinezë. Sërish tensionet në Jeruzalem janë në kulmin e tyre, dhe kjo mund të ketë pasoja potencialisht të tmerrshme për stabilitetin e të gjithë rajonit./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:  https://theconversation.com/jerusalem-the-politics-behind-the-latest-explosion-of-violence-in-the-holy-city-160647

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zërat kundër Bashës në PD/ Elezi: Kush ka folur është përjashtuar

Publikuar

-

Nga

“Basha ka bërë PD-në të pabesueshme”/ Ibsen Elezi: Ja kush është problem unë, më i madh se Rama

Ibsen Elezi, ish-kryetar i PD-së së Kukësit ka komentuar mbi zërat kundër krydemokratit Lulzim Basha në Partinë Demokratike. Ai tha se shumë anëtarë nuk reagojnë kundër tij, pasi të gjithë zërat që kanë tentuar të flasin kanë pasur të njëjtin fund, janë përjashtuar ose janë larguar.

Ai shprehet se është njerëzore të gabosh, por sipas tij , të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi për gabimet që bëjnë.

“Të gjithë zërat që kanë tentuar të flasin kanë pasur të njëjtin fund, janë përjashtuar ose janë larguar. Kjo është arsyeja. Ky mekanizëm i ndërtuar me kujdes apo rastësisht kanë çuar në vrasjen e kurajos.

LEXO EDHE:  Shehu “masakron” Bashën/ Nuk pranojmë një Republikë të Re, me mendësi të vjetër

LEXO EDHE:  Pse Ilir Meta ka frikë të japë dorëheqjen si president?

Në momentin që vret kurajën është e vështirë që njerëzit të besojnë që do ketë sukses nëse del kundër rrymës. Dikush më shumë, dikush më pak, përgjegjës jemi të gjithë. Nuk është turp të korrigjosh diçka, është njerëzore të gabosh. Duke e ditur që demokracia është opinion edhe në rrjetet sociale po deformohet demokracia. Në PD është vrarë konkurrenca, konkurrenca është ajo që prodhon ide”, u shpreh Elezi./CNA.al

LEXO TE PLOTE