LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Covid i merr jetën ish zëvendës Ministrit/ Kryeinxhinieri i hidrocentralit të Komanit

30 Mars 2021, 20:43, Politikë CNA
Covid i merr jetën ish zëvendës Ministrit/ Kryeinxhinieri i

Ish zëvendës ministëri i Ndërtimit në vitet 1998-2000, Kujtim Bejtaj është ndarë sot nga jeta pasi u infektua me Covid-19.

Kujtim Bejtaj, një nga personalitetit e spikatura në fushën e ndërtimit në Shqipëri dhe vëllai i nënkryetarit të partisë Socialdemokrate të Shqipërisë, Dr. Engjëll Bejtaj.

Kush ishte Kujtim Bejtaj

I lindur më 26/01/1951 mbaroi shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe më pas filloi studimet në fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit të cilin e përfundoi po me rezultate të shkëlqyera. Pas diplomimit, në vitin 1974 filloi punë në Ndërmarrjen e Ndërtimit të Hidrocentraleve që në atë kohë po ndërtonte hidrocentralin e Fierzës.

Shumë shpejt spikati aftësia e tij si inxhinier dhe drejtues i zoti duke u bërë shumë shpejt një nga drejtuesit kryesorë të asaj ndërmarrje gjigande. Pas përfundimit të hidrocentralit të Fierzës Kujtimi filloi dhe përfundoi hidrocentralin e Komanit duke qënë kryeinxhinjer i ndërmarrjes.

Me përfundimin e hidrocentralit të Komanit, Kujtimi me gjithë ndërmarrjen tashmë si drejtor i saj filloi ndërtimin e hidrocentralit të Banjës deri në vitin 1993 kur përfundoi faza e parë. Në vitet 1998-2000 Kujtim Bejtaj ishte në detyrën e zv.Ministër i Ndërtimit. Pas këtij viti vazhdoi aktivitetin përsëri në fushën e ndërtimit deri sa sëmundja e covid-19 i mori jetën./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga