LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha drejt Fierit/ Banorët i bllokojnë rrugën dhe bërtasin “Rama ka mbaru”

30 Mars 2021, 09:46, Politikë CNA
Basha drejt Fierit/ Banorët i bllokojnë rrugën dhe bërtasin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur me entuziasëm ditën e sotme nga qytetarët, të cilët i kanë prerë rrugën pranë rrethrrotullimit të Kolonjës.

Kreu demokrat është nisur për në qyetin e Fierit ku do të vijoj takimin me banorët në kuadër të fushatës elekotale të 25 prillit. Ndërsa një grupim i madh personash kanë dalë në rrethrrotullimin e Kolonjës me flamurë në duar duke brohoritur ?Rama Ik?, ?Basha Basha? apo ?Edi Rama ka mbaru, ka mbaru?

Basha ndaloi për të përshëndetur qyetarët, ndërsa e persin me lule, ai merr në krah edhe një vajzë të vogël.

Kujtojmë që Kreu i PD-së anuloi takimet me banorët e Fierit ditën e djeshme, përshkak të ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit dhe deputetit socialist Bashkim Fino, pasi qeveria e shpalli ditë zie.

Takimet elektorale të Bashës shpesh janë kritikuar jo vetëm nga kundështarët politik mbi numrin e madh të qytetarëve që marrin pjesë duke mos ruajtur distancën apo të mbajnë maskat mbrojtëse nga infektimi i Covid-19/CNA.al

Lajmet e fundit nga