LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Studim/ Vaksinat e Pfizer dhe Moderna-s 90% efektive ndaj Covid-19

29 Mars 2021, 17:03, Lifestyle CNA
Studim/ Vaksinat e Pfizer dhe Moderna-s 90% efektive ndaj Covid-19

Sipas një studimi të kryer së fundmi rezultan se vaksinat me teknologjinë e m-ARN-së, të prodhuar nga Moderna dhe partneriteti Pfizer-BioNTech janë 90% efektive kundër Covid-19 në një mjedis në botën reale.

Studimi u publikua ditën e sotme  në Raportin Javor të Morbiditetit dhe Mortalitetit, një revistë elektronike e botuar nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA.

Në periudhën nga 14 dhjetori 2020, deri më 13 Mars 2021, gati 75% e pjesmarrësve morën të paktën një dozë të njërës prej vaksinave me teknologjinë mARN.

Efektiviteti i vaksinës pas dy dozave ishte 90% ? afërsisht në përputhje me 95% dhe 94% që vaksinat Pfizer dhe Moderna treguan përkatësisht, në testet klinike që mbështesnin autorizimet e tyre të përdorimit për rast urgjent./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga