LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

'Risqet nga mbyllja e shkollave, më të mëdha se përfitimet'/ Dasho liston 8 efektet negative

29 Mars 2021, 13:57, Sociale CNA
'Risqet nga mbyllja e shkollave, më të mëdha se

?Risqet e shkaktuara nga mbyllja e shkollave, janë më të mëdha se përfitimet.” Këto janë rezultatet e një studimi nga kërkuesit italian të cilët kanë studiuar në detaj të dhënat e 7.3 milionë nxënësve dhe të mësuesve në shkollat e tyre.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe  eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho i cili duke mbështetur gjetjet thekson se mbyllja e shkollave jo vetëm që nuk ka përmirësuar uljen e koeficientit të riprodhimit të COVID-19, por ka patur dhe 8 efekte negative tek fëmijët dhe adoleshentët.

Miqtë e mi, një prej vendimeve më të rënda të marra në kuadrin e panikut dhe të pabazuara në evidencë, ishte mbyllja e shkollave dhe kalimi i mësimit online.

Mund të mirëkuptohen ndoshta vendimet e një viti më parë, kur shumëçka ishte e panjohur, por muaj më pas informacioni ishte i plotë dhe i konfirmuar nga ECDC, CDC dhe OBSH që shkollat nuk ishin vatra të rëndësishme të përhapjes së SARS-CoV-2.

E megjithatë shumë shtete vazhduan vazhdën e vendimeve të pabazuara në evidencë, duke mbyllur plotësisht apo pjesërisht shkollat.

Nga ana tjetër, efektet negative të mbylljes së shkollave mbi fëmijët dhe adoleshentët i njohim shumë mirë:

reduktim i aktivitetit fizik,

reduktim i ndërveprimit social,

reduktim i mirëqenies psikologjike,

probleme psikopatologjike,

risku i obezitetit,

risku i vartësisë nga celulari/tableti/kompjuteri,

mosmbrojtja nga abuzimi në shtëpi, dhe

problemet e performancës së mësimnxënies.

Të gjithë e kishim të qartë që fëmijët dhe adoleshentët nuk e vuanin sëmundjen aq shumë, por u fshehëm pas gishtit duke thënë: ?ua ngjisin të tjerëve?!

Mirëpo herët e vonë çdo e vërtetë del në pah!

Kërkuesit italianë kanë studiuar në detaj të dhënat e 7.3 milionë nxënësve dhe të mësuesve në shkollat e tyre dhe kanë publikuar të dhënat në The Lancet më 26 mars 2021.

Është studiuar periudha 30 Shtator 2020 ? 28 Shkurt 2021 që përkon me valën e dytë të Italisë.

Gjetjet kryesore:

HAPJA E SHKOLLAVE NUK ËSHTË SHOQËRUAR ME RRITJE TË KOEFICIENTIT Rt TË SARS-COV-2.

MBYLLJA E SHKOLLAVE NUK ËSHTË SHOQËRUAR ME ULJE TË KOEFICIENTIT Rt TË SARS-COV-2.

INCIDENCA E SARS-COV-2 TE NXËNËSIT ISHTE MË E ULËT SE NË POPULLATËN E PËRGJITHSHME.

INCIDENCA TE MËSUESIT ISHTE E NJËJTË ME POPULLATËN E TË NJËJTËS MOSHË.

Gjetje mbi infeksionet dytësore:

Infeksionet dytësore në shkollë janë <1% dhe, ndër këto, vetëm në 5-7% janë gjetur vatra me mbi 2 raste dytësore.

Infeksionet dytësore të mësuesit janë të rralla.

Kur ndodh, mësuesit infektohen më shpesh nga një mësues tjetër se sa nga një nxënës (raport 3,7 : 1).

Autorët dalin në përfundimet e rëndësishme që:

Hapja e shkollave nuk duhet konsideruar si faktor i rëndësishëm i përhapjes së COVID-19.

Mbyllja e shkollave nuk ka përmirësuar uljen e koeficientit të riprodhimit të COVID-19.

TË DHËNAT MBËSHTESIN MË TEJ KONSOLIDIMIN E NOCIONIT QË RISQET E SHKAKTUARA NGA MBYLLJA E SHKOLLAVE JANË MË TË MËDHA SE PËRFITIMET.

Pra, miqtë e mi, le të pranojmë që problemi i përhapjes së COVID-19 jemi ne, të rriturit, e le t?i lëmë fëmijët të qetë që të jenë femijë e të luajnë, të takohen, të arsimohen, TË JETOJNË!’/CNA.al

 

Lajmet e fundit nga