Connect with Us

Politika në zi për Bashkim Finon/ Kuvendi shtyn seancën, homazhe në Pallatin e Kongreseve

Politikë

Politika në zi për Bashkim Finon/ Kuvendi shtyn seancën, homazhe në Pallatin e Kongreseve

Publikuar

-

Politika është në zi nga humbja e deputetit socialist Bashkim Fino.

Kryeministri Edi Rama vendosi që ditën e sotme nuk do të kishte fushatë elektorale në nderim të deputetit socialist, ndërsa kryesia e Kuvendit ka njoftuar se homazhet në nderim të ish-deputetit Bashkim Fino do të mbahen sot në pallatin e Kongreseve në Tiranë, ndërkoë përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet rreth orës 16:00.

“Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë njofton më hidhërim të thellë se sot në orët e para të mëngjesit u nda nga jeta deputeti Bashkim Fino.
Kryesia e Kuvendit i shpreh ngushëllimet familjes dhe të afërmve dhe njofton se në nderim të deputetit Bashkim Fino, sot, më 29 mars, nga ora 11:00-15:30, do të organizohen homazhe në Pallatin e Kongreseve. Përcjellja bëhet në orën 16:00”, thuhej në vendimin e Kryesisë.

Deputeti socialist është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare, duke ndërprerë në mes rrugëtimin e tij politik, ndërsa ishte kandiduar i katërti në listat e qarkut të Fierit për zgjedhjet e 25 Prillit.

LEXO EDHE:  Komisioni i Ekonomisë/ Seancë dëgjimore me Denada Priftin

Fino ndodhej i shtruar në një spital privat në kryeqytet, por gjendja e tij ishte rënduar shpejt, dhe mjekët e kanë pasur të pamundur që ta mbajnë në jetë politikanin.
Nga vitit 1997 deri në 1998 ushtroi detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe Zv/kryeministër. Në 1999 deri në vitin 2001 do të ishte ministër i pushtetit lokal. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit. Ndërsa në periudhën 2004, Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Çdo votë për PS e pastër, me djersë dhe pa zarfe”/ Braçe: Nuk i kam trajtuar kurrë njerëzit si plaçkë

Publikuar

-

Nga

“Çdo votë për PS e pastër, me djersë dhe pa zarfe”/ Braçe: Nuk i kam trajtuar kurrë njerëzit si plaçkë

Zv.kryeministri Erion Braçe thotë se çdo votë që ka sjellë fitoren e Partisë Socialiste është e pastër dhe e pacënueshme, dhe kurrë e blerë.

Ai thekson me anë të një statusi në rrjetet sociale se nuk ka pasur kërcënime, shantazh, dhunë apo presion ndërsa shton se kurrë nuk i ka trajtuar njerëzit si plaçkë që mund të blihen me zarfe.

“17. 611 vota për PSSH! 54.57% te votës popullore! 19.23% te votave  te Partise Socialiste ne  qarkun Fier! Kjo është fitorja e PS ne Divjake, Terbuf, Grabian, Gradishte, Remas, Allkaj, Krutje, Bubullime, Kolonje!

Cdo vote, cdo vote deri tek vota e 17. 611-te, e paster, e pacenueshme! vote mundi e djerse, vote prej punes, vetem prej punes! kurre e blere!

LEXO EDHE:  “Do të shikoni spektakël”/ Paralajmërimi i frikshëm i Artan Hoxhës

LEXO EDHE:  Komisioni i Ekonomisë/ Seancë dëgjimore me Denada Priftin

Kurre e marre me kercenim, shantazh, presion, dhune! Kurre e kushtezuar! Zero! Asnje e tille! perkundrazi,  vote e sfiduar nga nje sistem kriminal prej te pasurish nga evazioni, tenderat, kontratat mizerabel, krimi sic nga ballshi ne terbuf e grabian, nga Malesia e Kukesi ne Mize e Zharnec, nga Lushnja ne Remas e Bedat,

Nga Divjaka me zarfa ne lagjet e saj! Kurre ne jeten time nuk i trajtova njerezit si placke! Kurre ne jeten time nuk i vura njeriut cmim! Ndaj i shoh ne sy te gjithe; mbeshtetes, votues, kundershtues!”, shkruan Braçe./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nisma për shkarkimin e Metës/ Klotilda Ferhati sqaron procedurat

Publikuar

-

Nga

Nisma për shkarkimin e Metës/ Klotilda Ferhati sqaron procedurat

Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Ferhati ka folur mbi nismën e mazhorancës për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, duke u shprehur se ditën e nesërme në Kuvend do  të vendoset nëse do të miratohet apo jo raporti i komisionit të ligjeve.

Ajo tha se pas votimit të raportit do të ngrihet Komisioni Hetimor që do të hetojë për shkeljet e bëra.

Më tej, ajo shton se presidenti ka të drejtë të kërkojë që të dëgjohet dhe komisioni cakton orën dhe datën dhe i jep kohën e mjaftueshme për tu sqaruar.

“Disa nga arsyet e parashtruara në kërkesën bërë nga kolegët deputetë janë shkeljen e parimit të unitetit kombëtare. Duke mbështetur opozitën dhe denigruar mazhorancën, nxitje e urrejtjes. Në fazën e dytë kalon nesër, do të votohet nëse do ta miratojnë apo jo raportin e komisionit të ligjeve. Duhet të jenë 90 vota dhe unë mendoj se ata vota do të jenë. Ka premisa që kjo kërkesë të arrihet. Nesër do të vendoset për raportin dhe do të ngrihet komisioni hetimor që do të hetojë shkeljet. Presidenti thirret për tu dëgjuar mbi këta akuza.

Në fakt rregullorja që nëse ai dëshiron mund të dëgjohet në komision do ti japë kohën për tu sqaruar. Kjo çështje vendoset nga komisioni i ligjeve.”, deklaroi Ferhati./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kadilli: Basha përgjegjësi i vetëm për humbjen e PD, erdhi si trashëgimtar i Berishës, por është projekt i shteruar

Publikuar

-

Nga

I ftuar në Euronews Albania, Fatbardh Kadilli, anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike, tha se përpara humbjes së PD në zgjedhjet e 25 prillit nuk ka qenë asnjëherë në projektet e tij që të synonte kreun e partisë, por vendimi i tij për të shpallur kandidaturën për kryetar të PD erdhi për faktin se sipas tij situata kërkon një reagim të menjëhershëm.

Z. Kadilli bëri përgjegjës të vetëm për humbjen e PD në zgjedhje, kreun e partisë Lulzim basha i cili sipas tij është një projekt i shteruar, edhe pse është një nga investimet më të mëdha që ka bërë PD prej 16 vjetësh, duke e besuar si trashëgimtari i Berishës.

“U rikonfirmua pas një dështimi të turpshëm për faj të tij në 2017. Për këtë arsye kam kërkuar i pari largimin e Bashës nga PD, pasi ai nuk mund të jetë njeriu që do të na çojë në fitore. Kam kandiduar si një projekt i ri për të zëvendësuar një projekt të dështuar. Është qëllimi për t’u dhënë demokratëve një projekt  të ri për fitore që mund të realizohet vetëm me një lidership të ri dhe një ekip të ri”, tha z. Kadilli./euronews

LEXO EDHE:  Gjuha e urrejtjes në fushatë, shqetësim për mbrojtësit e të drejtave të njeriut

LEXO EDHE:  Deponimi i Metës në Parlament, ç’dekretimi i 30 qershorit si benzinë për zjarrin që do “digjej” Parlamenti

LEXO TE PLOTE