LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plagoset në Durrës 27-vjeçari/ Policia në vendngjarje

29 Mars 2021, 14:56, Aktualitet CNA
Plagoset në Durrës 27-vjeçari/ Policia në vendngjarje

Një 27 vjeçar është plagosur me thikë në Durrës, në lagjen nr.13.

Deri tani ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarje, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon  për zbardhjen e plotë.

Policia njofton se ka mbetur i plagosur shtetasi me iniciale E. N. dhe  janë shoqëruar autori i dyshuar dhe personat e tjerë të përfshirë në konflikt.

?Më datë 29.03.2021, rreth orës 15:50, në lagjen nr, 13, Plazh, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, është lënduar me mjet prerës (thikë), shtetasi E. N., 27 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar autori i dyshuar dhe personat e tjerë të përfshirë në konflikt për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes?, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga