Connect with Us

Nuk respektuan masat antiCovid/ Gjobiten Brenda 24 orëve 2055 persona

Aktualitet

Nuk respektuan masat antiCovid/ Gjobiten Brenda 24 orëve 2055 persona

Publikuar

-

Policia e Shtetit ka vazhduar dhe ditën e sotme me kontrollet dhe ndëshkimet e mosrespektimit të masave antiCovid.

Sipas uniformave blu, 2055 prej tyre janë ndëshkuar gjatë fundjavës , ndër to 2013 shtetas për mosmbajtjen e maskave mbrojtëse si dhe 5 subjekte të ndryshme që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë.

Njoftimi i Policisë:

“Vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për monitorimin e zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Gjatë fundjavës, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative, 2055 shtetas që nuk kanë zbatuar masat anticovid, 2013 prej tyre për mosvendosjen e maskës mbrojtëse.

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Gjatë fundjavës, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 1778 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 235 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve në fundjavë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 5 subjekte të ndryshme që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 37 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.
Në zbatim të masave anticovid, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.”, thuhej në njoftimin e Policisë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Gramoz Ruçi dhe Armando Subashi, grup armiqësor me rojen e shkollës

Publikuar

-

Nga

Gramoz Ruçi dhe Armando Subashi grup armiqësor me rojen e shkollës

Partia Demokratike ka depozituar një kallëzim penal ndaj kryebashkiakut të Fierit Armando Subashi, Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi  dhe shtetasit Pëllumb Nanaj.

Ky i fundit rezulton të jetë roje shkolle në Fier, por demokratët duket se e kanë futur në ‘listën e zezë’, pas humbjes së tyre.

Në shkresën që mban datën 31 mars, PD e akuzon këtë të fundit se ka bashkëpunuar me Subashin e Ruçin për të zhvilluar takimet elektorale në aborrin e shkollës.

Ndoshta Nanaj mund të jetë vërtetë një mbështetës i socialistëve, por të paktën demokratët ti gjenin një bashkëpunëtorë më serioz Gramozit, jo rojen e shkollës, pasi mirë që humbnin por nuk dijnë as të justifikohen duke rënë në nivel qesharak./CNA.al


LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta dy herë në Prokurori/ I ndjekur penalisht për korrupsion  

Publikuar

-

Nga

Meta dy herë në Prokurori/ I ndjekur penalisht për korrupsion  

Presidenti Ilir Meta, po mundohet të shmangë vëmendjen nga Komisioni i Posaçëm Hetimor i ngritur për shkarkimin e tij.

Shkak për nisjen e këtij hetimi u bënë deklaratat e Presidentit, para, përgjatë dhe pas zgjedhjeve të 25 Prillit, ku bënte thirrje për revolucion, luftë civile, prerje gjymtyrësh, rrëmbim kosash e sfurqesh dhe kërcënonte ndërkombëtarët.

Por, Meta pas reagimeve të fundit nëpërmjet stafit të tij, ka zgjedhur të heshtë në lidhje me këtë hetim.

Ai sot është shfaqur i shqetësuar në rrjetet sociale në lidhje me fenomenin e pastrimit të parave.

“Është bërë e qartë nga të gjitha institucionet dhe organizatat prestigjioze ndërkombëtare, që fenomeni kriminal i pastrimit të parave është kthyer në sistem dhe që kryesisht të ardhurat nga trafiku dhe tregtia e drogës po pastrohen me lehtësi në sektorin e ndërtimit dhe të turizmit”, shprehet Meta.

Këtë e thotë Meta, Presidenti, apo ish kryeministri i vetëm në dy dekadat e fundit që është proceduar penalisht për korrupsion.

Fytyra e re Metës

Sot Ilir Meta, paraqitet me një fytyrë të re, ndonëse përgjatë viteve që është në politikë, është shenjëstruar për korrupsion, por ka arritur t’ia hedhë deri më tani drejtësisë pa i hyrë gjemb në këmbë.

Kujtojmë se në vitin 2015, Meta i cili në atë kohë ishte kreu i Kuvendit, akuzohej se kishte marrë ryshfet nga Debt International Advisory,(DIA), një kompani mbledhje borxhi që pati hedhur në gjyq OSHEE-në në Gjykatën e Arbitrazhit në Vjenë.

Gjithçka është mësuar, pasi DIA hodhi në gjyq kompaninë e shpërndarjes së energjisë elektrike për prishje kontrate, duke kërkuar 130 milionë euro në vitin 2013, kohë kur kjo e fundit quhej CEZ Shpërndarje dhe ishte nën pronësinë e gjigantit Çek të energjisë, CEZ Grup.

LEXO EDHE:  Kultivim bimësh narkotike/ Arrestohen 3 persona, mes tyre kryeplaku i fshatit

LEXO EDHE:  Masat kundër koronavirusit/ Rama bën paralajmërimin e fortë: Ja çfarë do të ndodhë në vijim

Në vitin 2015, BIRN raportonte se nga zyra ligjore e OSHEE-së, Clifford Chance pretendonte se Meta kishte qenë një nga përfituesit e pagesave prej miliona eurosh, të përfituara nga kompania e mbledhjes së borxheve prej CEZ Shpërndarje gjatë viteve 2010 dhe 2011.

Kujtojmë se Meta është proceduar dy herë penalisht për korrupsion në lidhje me çështjen e CEZ-it, por edhe në lidhje me 7 përqindëshin apo bllokun e zi, siç njihet më gjerë.

Emri i Ilir Metës është lakuar si i lidhur me aferën e CEZ edhe nga ish-kreu i bordit të drejtorëve të CEZ, Jozef Hejsek.

Ky i fundit ka deklaruar se Meta, në kohën kur ishte Ministër i Jashtëm ka negociuar që Çekët e CEZ të punonin me biznesmenin Kastriot Ismailaj, duke e prezantuar atë si njeriun që kishte mbështetjen e Qeverisë shqiptare.

Në shkurt të vitit 2011, ai u akuzua nga Prokuroria e Përgjithshme për korrupsion aktiv, pas publikimit të një video nga emisioni “Fiks Fare”, ku dëgjohej të diskutonte një pagesë prej qindra mijëra eurosh me ish-Ministrin e Ekonomisë, tashmë të ndjerë Dritan Prifti.

Meta ka rritur t’i sfumojë këto akuza dhe sot e shohim duke denoncuar të njëjtat fenomene, ku ai dyshohet se ka qenë përfshirë, por që drejtësia i ka pasur duart e lidhura./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Policia operacion ‘blic’ në Durrës/ Arrestohen dy persona

Publikuar

-

Nga

Policia operacion ‘blic’ në Durrës/ Arrestohen dy persona

Pasditen e sotme  në zonën e plazhit në Durrës policia ka realizuar një operacion blic anti-drogë dhe janë arrestuar dy persona.

Mësohet së këta persona kishin kohë që ishin shpallur në kërkim nga policia, por ditën e sotme është bërë e mundur kapja e tyre.

Sipas qytetarëve ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri, por policia sqaroi se ishin një operacion anti-drogë që përfundoi me 2 të shoqëruar, ndërsa ende nuk dihet çfarë u është sekuestruar./CNA.al

LEXO TE PLOTE