Connect with Us

“Nuk më hiqet nga mendja asnjë sekondë”/ Përlotet babai i Arjan Salës

Politikë

“Nuk më hiqet nga mendja asnjë sekondë”/ Përlotet babai i Arjan Salës

Publikuar

-

“Nuk më hiqet nga mendja asnjë sekondë”/ Babai i Arjanit përlotet

Sot kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me familjarët e Arjan Salës, i cili u gjet i pajetë të shtunën nga zjarri që ra në ambientet e një qendre tregëtare në Tiranë.

Rama takoi të atin e Arjanit ku i dorëzoi edhe çerifikatën me titullin “Dëshmor i Atdhehut”, ndërsa shtoi se përveç pensionit që i takon ligjërisht qeveria do ta mbështesë edhe me një shumë simbolike familjen e të ndjerit.

Gjatë takimit i ati i Arjanit tha se nuk i hiqet nga mendja, ndërsa ditët që ra zjarri ai lutej që të paktën ti gjendej trupi i djalit.

Babai i Arjanit: “Nuk më hiqet asnjë sekond nga mendja, çun i ri me një fëmijë 3-4 vjeç . nxorri ata 15 a 20 sa kanë qenë pastaj shkoi përsëri për të parë nëse ka të tjerë dhe mbeti brenda. Lutesh inshallah po gjendet trupi se s’po gjindej”

LEXO EDHE:  Nënkryetari i Parlamentit, paralajmëron Ramën: Dihet fundi i atyre që ti i merr në mbrojtje

Rama: Fjalët janë të tepërta por sidoqoftë duhet të jeni krenar, sepse ka shpëtuar shumë njerëz, fatkeqësisht me çmimin e jetës së tij, por ka bërë vërtet një heroizëm të madh dhe shumë të rrallë. Natyrisht që për jetën ska çmim, por sidoqoftë ne menduam që është detyra jonë ta vlerësojmë, vendosëm ta shpallim “Dëshmor i Atdheut” po ta dorëzoj dhe çertifikatën.
Babai i Arjanit: Shumë Faleminderit Kryeministrit.
Rama: Do ta mbështesim sa të kemi mundësi edhe famijen e tij, dhe fëmijën e vogël. Ligjërisht u takon një pension i veçantë, por ndërkohë ne vendosëm që do ti japim një shumë direkte familjes.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Grida Duma dhe bandat/ Pse heshti deputetja e Bashës kur mori ofertat e krimit?

Publikuar

-

Nga

Grida Duma, e cila arriti të merrte mandatin për deputete në zgjedhjet e 25 Prillit, ka folur sërish për banda dhe oferta.

Në zgjedhjet e 25 Prillit, Grida Duma ishte drejtuese politike në Bashkitë Kavajë dhe Rrogozhinë, ku PD humbi edhe pse konsideroheshin si bastione të saj.

Pas humbjes Duma, është shfaqur duke folur për banda dhe oferta.

Të njëjtën deklaratë e ka përsëritur edhe mbrëmë në një emision televiziv, në Syri Tv.

E kam parë me sytë e mi atmosferën, se çfarë do të thotë kur një burri shteti i vjen oferta për të marrë peng biznesin, administratën për të përfshirë krimin, por që e refuzoi.  Edhe sot, Basha e ka pasur këtë mundësi.

Të vijë në pushtet përmes bandave, ka pasur oferta.

Nëse ka një pikë pozitive që duhet që Partia Demokratike të jetë krenare, është që ka një kryetar që nuk bashkëpunon me bandat për të ardhur në pushtet,”- është shprehur Duma.

Po cilat janë bandat? Pse Grida Duma nuk i ka dërguar në Prokurori, që në kohën kur i ka marrë këto oferta dhe ia ka prezantuar Lulzim Bashës?

PD dhe Lulzim Basha, çdo ditë dalin e thonë, se u janë vjedhur votat se është bërë masakër elektorale, por nuk japin prova, vetëm deklarata politike.

LEXO EDHE:  “Ra tërmeti u bëre hoxhë, prift e rabin”/ Komentuesit nuk i ndahen Ramës: Po sillesh sikur jemi në Pakistan

LEXO EDHE:  “Zoti e ruajtë Edi Ramën”/ Paralajmëron Meta: Të japë dorëheqjen, nëse nuk tërhiqet…

Grida Duma del dhe thotë se nuk i fituan zgjedhjet, pasi nuk pranuan ofertat e bandave.

Nëse janë reale këto që thotë, Duma, nëse ajo ka njohur banda, banditë dhe ofertat e tyre, por ka heshtur dhe nuk i ka denoncuar në organet e drejtësisë, atëherë duhet të jetë e para zonja Duma që duhet të hetohet.

Pas saj edhe Lulzim Basha, duhet të japë llogari para drejtësisë.

Se s’ mund të flasësh ditë e natë për banda, pazare dhe oferta dhe të vazhdosh sikur mos  të ketë ndodhur asgjë.

Grida Duma ose duhet të mbajë përgjegjësi për atë që deklaron dhe të japë prova tek organet e Prokurorisë, ose duhet të thotë që gënjen dhe mashtron, se s ‘ka takuar kurrë banda dhe se nuk ka marrë kurrë oferta prej tyre.

E kanë bërë standart të dalin në media e të përhapin terror në opinionin publik dhe më pas të hiqen sikur s’ka ndodhur asgjë.

Grida Duma, bën sikur s’ka thënë, asgjë, policia dhe prokuroria ,sikur s’kanë dëgjuar asgjë dhe gjithçka mbetet pa përgjegjësi thjesht në kuadrin e deklaratave politike./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ministri Niko Peleshi sot në Kosovë/ Takimi me homologun e tij Armend Mehaj

Publikuar

-

Nga

Ministri Niko Peleshi sot në Kosovë/ Takimi me homologun e tij Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, do të zhvillojë sot një vizitë në Kosovë ku do të takohet me homologun e tij Armend Mehaj.

Ministria e Kosovës njofton se takimi do të fillojë në ora 10:30 në Ministrinë e Mbrojtjes dhe më pas do të ketë deklaratë për media.

Ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë Niko Peleshi do ta presë Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës Armend Mehaj me stafin e lartë të Ministrisë dhe FSK-së”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes në Kosovë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rindërtimi/ Rama publikon videon nga kompleksi i ri në Laç

Publikuar

-

Nga

Rindërtimi/ Rama publikon videon nga kompleksi i ri në Laç

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale ku tregon se puna për Rindërtimin e pallateve të dëmtuara pas tërmetit të 26 nëntorit vijon.

Ai ka treguar pamjet nga kantieri i komplkesit të ri në Laç, me 13 pallate, parqe, qendër tregtare dhe njësi shërbimi.

MIRËMËNGJES 😊 nga kantieri i kompleksit të ri në Laç, me 13 pallate, 524 apartamente, 37 njësi shërbimi, 375 vendparkime, qendër tregtare, njësi shërbimi e parqe komunitare😍”, shkruan Rama krahas videos./ CNA.al

LEXO TE PLOTE