Connect with Us

Mjerimi i liderit të Berti Qerosit

Politikë

Mjerimi i liderit të Berti Qerosit

Publikuar

-

Endrit Brahimllari lideri shpirtëror i Berti Qerosit në Korçë, së fundmi ka filluar të sulmojë ashpër bizneset.

Brahimllari, ka shkuar në Maliq dhe ka sulmuar një investim me miliona euro, në një zonë që mbart problematika të mëdha sociale.

Me paturpërsi, ai del kundër zhvillimit dhe ringjalljes së një prej fabrikave më të braktisura  të 30 viteve të fundit, të rrënuara dhe të keqshfrytëzuara  nga pushteti i Ilir Metës dhe i  çdo partie në këto 30 vite tranzicion.

Prej gati dy vjetësh është studiuar një projekt ambicioz  në zonën e Maliqit , nga investitori privat Gjergj Luca, i cili ashtu si  në Labinot, në Gramsh, apo Prrenjas, po kërkon të ketë një fabrikë përpunimi, të cilën kërkon ta ndërtojë në një nga ikonat e industrisë së djeshme të kohës së diktaturës e që është kthyer në një gërmadhë.

Bëhet fjalë për disa kapanone rrënoja, të cilat po merren për të ndërtuar një fabrikë përpunimi, ku do të punësoheshin fillimisht  400 -500 persona për të shkuar më pas tek 1400 -1500 në përfundim të projektit.

Ky  projekt ka të bëjë me përpunimin e produkteve të peshkut,  si açukja, karkalecat e të tjerë, të  cilat eksportohen në vendet e Bashkimit Evropian.

Avantazhi që ka zona e Maliqit janë temperaturat e ulta për një periudhë më të gjatë vjetore, të cilat i japin mundësi, ruajtjes dhe përpunimit të këtyre produkteve.

Nga ana tjetër, projekti ambicioz,  ka të bëjë  me disa porta në lumin e Devollit, të cilat janë në hyrje të fabrikës në qytetin e Maliqit.

Me rregullimin e tyre, do të krijohet një shtrat lumi i lundrueshëm, ku sipas të njëjtit projekt të biznesmenit Gjergj Luca, vendosja e gondolave, do të çonte në zhvillimin e turizmit, pasi do të hapet një restorant si “Mensa e Kooperativës” në Labinot, pikërisht në qendër të fabrikës në Maliq, ku me gondola mund të vizitohej pylli i fazanëve.

Falë këtij projekti, e gjithë zona do të kthehej në një atraksion turistik, gjë që do të sillte më shumë turistë në zonën e Maliqit dhe të Korçës.

Pra, përveç punësimit të 1500 personave, në kulmin e ngarkesës së përpunimit do të kishte edhe një zhvillim të madh të turizmit.

Të gjitha këto do t’i jepnin mundësi të madhe zhvillimi Maliqit si njësi administrative,  Bashkisë vetë,  por edhe resurseve që ofron zona, si pylli i fazanëve  e të tjera si këto, duke qenë se në të njëjtën zonë ka edhe  flukse të tjera turistike ende të pashfrytëzuara.

LEXO EDHE:  Foto ekskluzive/ Aksident në Korçë

Punësimi dhe ngritja e infrastrukturës  si dhe zhvillimi i turizmit në disa zona të Bashkisë së Maliqit  do  të sillnin mjaf të ardhura, por edhe punësime.

Pra, është një zinxhir i gjatë që merr jetë falë këtij projekti, duke filluar me punësimin, turizmin, shërbime të tjera por edhe taksat që do të vilte Bashkia.

Për të gjitha këto, del lideri shpirtëror i Berti Qerosit, Endrit Brahimllari, një megafon i prishur politik që kundërshton një investim miliona euro, jo vetëm nga ana e biznesit por  miliona euro përfitim për banorët e Maliqit dhe të gjithë fermerët e zonës, të cilët produktet  e tyre do t’i fusnin në funksion të këtij investimi.

Në atë zonë, ende mund të gjesh produkte bio nga duart e arta të banorëve, por përballë ka edhe figura të tilla si Endrit Brahimllari,  që janë mësuar të marrin rrogë pa shkuar në punë, që bën politikë  duke sulmuar biznesin në vend që të paktën të gjente kurajon të falënderonte dhe të ishte në krah të biznesit.

Por  mesa duket politika  e çizmes së Monës dhe Ilir floririt  nuk shikojnë dot biznesin që vihet në funksion të qytetarëve, por e do zhvillimin në interesin e xhepave të tyre.

Ndoshta, Endrit Brahimllari kërkon që me gojën e tij  prej grabitqari ta ketë peng biznesin dhe ta shfrytëzojë për të marrë para apo për t’i kërkuar vota,  por në fakt grabitqarët në politikë në fund dështojnë, sepse  janë qytetarët që vlerësojnë kush është e ardhmja.

Është hapja e vendeve të punës, investimi dhe zhvillimi apo të merresh me liderin  shpërtëror të Berti Qerosit, njeri që nuk i përket as qytetarisë korçare, as përfaqësimit të banorëv të Maliqit, por as të zonës së Korçës.

Është thjesht një karagjoz dhe grabitqar që sulmon biznesin dhe del kundër  interesave  të qytetarëve dhe kundër investimit  që bëhen nga bizneseve ku në fund përfitues janë qytetarët./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kënga Magjike/Zbulohet prezantuesja e netëve finale

Publikuar

-

Nga

Prezantuesi i Këngës Magjike, Ardit Gjebre ka njoftuar se kush do të jetë bashkë prezantuesja e tij në netët finale të spektaklit. Bëhet fjalë për këngëtaren Marsela Çibukaj. Në foton e publikuar në Instagram, Gjebrea e quan këngëtaren artiste.

“Gëzuar! Për prezantimin bashkë të netëve finale të. Kënga Magjike 2021. Marsela Cibukaj mbi të gjitha,  Artiste!”, shkruan Gjebrea./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘Rilindja e Krujës’/ Rama publikon videon nga qyteti historik tashmë i transformuar

Publikuar

-

Nga

Rama: Patronazhistët janë garancia e fitores sonë

Në datën e lindjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga qyteti historik i Krujës. Rama në mbishkrimin e videos shprehet: ‘Rilindja e Krujës’.

Në video shihet transformimi që ka pësuar qyteti dhe një pamje krejt tjetër ka edhe Kalaja e Krujës, pas restaurimeve dhe ndriçimit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Rama nuk e shkarkon dot Metën”/ Zheji: Po e bën për ta nxjerrë nga binarët

Publikuar

-

Nga

“Rama nuk e shkarkon dot Metën”/ Zheji: Po e bën për ta nxjerrë nga binarët

Analisti Artur Zheji ka reaguar pas nismës së Partisë Socialiste, e cila për të dytën herë po tenton të shkarkojë presidentin Ilir Meta.

Zheji tha se Edi Rama nuk e shkarkon dot Metën, por pretendon se të gjithë këtë po e bën për zhurmë dhe për ta nxjerrë Kreun e Shtetit nga binarët.

“Nuk e shkarkojnë dot, po bëhet për zhurmë. Është një përpunim topi. Unë mendoj që duan të acarojnë Metën. Është një luftë për ta nxjerrë atë nga binarët. Ai ka gjetur një antidote”, deklaroi analisti në emisionin “Të paekzpozuarit”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE