Connect with Us

Kush është kafsha më e vjetër në moshë që njohim deri më sot

Blog

Kush është kafsha më e vjetër në moshë që njohim deri më sot

Publikuar

-

Në vitin 2006, disa biologë që punonin pranë Islandës, gjetën një midhje, që dukej vërtet e vjetër në moshë. Ata e morën me vete në laborator ku dhe e vranë. Kjo ndodhi pasi mënyra më e mirë për të llogaritur moshën e një midhje, është duke numëruar unazat e saj të rritjes brenda ligamenteve të saj në pjesën e brendshme të guackës.

Këto unaza i ngjajnë shumë atyre të pemëve. Rezultoi se midhja ishte 507 vjeçare (sot do të kishte qenë 522 vjeçe). Ajo u quajt Ming, pasi lindi gjatë Dinastisë Ming në Kinë (e cila ekzistoi gjatë viteve 1368-644). Pra ajo ekzistonte që nga koha e Kristofor Kolombit, derisa
u gjet nga studiuesit. Në fillim u mendua se ishte 402 vjeçe. Por një analizë më e kujdesshme zbuloi se ishte mbi 1 shekull më e vjetër. Dhe Ming nuk ishte ndoshta një përjashtim. Në 1868 një ekzemplar tjetër i gjetur po pranë Islandës, ishte 374 vjeçe.

Në fakt, peshkatarët mbledhin vazhdimisht ekzemplarë të vjetër disa shekullorë. Molusqet kanë nevojë për kushtet e duhura mjedisore (kripësia, temperatura), por nëse i kanë, ato mund të jetojnë me shekuj. Por a është midhja Ming, specia më e vjetër që njohim?
Përgjigja është jo. Disa nga kafshët më të vjetra që njohim, janë pothuajse me siguri koralet. Edhe pse qëndrojnë të fiksuara në një vend, koralet janë kafshë. Ata nuk i prodhojnë lëndët
e tyre ushqyese përmes fotosintezës si bimët, edhe pse mbështeten tek algat e ngjashme me bimët, për t’i ndihmuar ato përmes fotosintezës.

Koralet jetojnë në koloni kompakte, me secilën “kokë” koralore që është në fakt një koloni e mijëra polipeve gjenetikisht identike. Secili nga polipet është një kafshë pa shtyllë kurrizore, me një diametër disa milimetra dhe disa centimetra gjatësi.

Gjatë shumë brezave, kolonia krijon ekzoskeletët e mëdhenj, që janë ato që shohim zakonisht në shkëmbinjtë e koraleve. Koralet janë gjithashtu shumë të lehta për t’u analizuar për moshën me metodën e radiokarbonit. Në vitin 2009, studiuesit zbuluan se moshat e dy kolonive kolarore ishin përkatësisht 2.742 dhe 4.265 vjet.

Por një kafshë tjetër ujore mund t’ia kalojë në jetëgjatësi. Është e vështirë të thuhet se për sa kohë mund të jetojnë sfungjerët e qelqtë, por ndoshta më shumë se 10 mijë vjet. Ne nuk e dimë me siguri, por sipas vlerësimeve tona më të mira deri më tani, këto krijesa mund të jetojnë 15.000 vjet apo edhe më shumë.
Ata priren të jetojnë në ujërat e ftohtë dhe të cekëta të Antarktidës dhe të rriten shumë ngadalë (gjë që i përshtatet jete të gjatë).

Janë ende në vazhdim studime të tjera për t’i kuptuar më mirë këto krijesa, dhe sa mund të jetojnë ato saktësisht. Ndërkohë kandili i detit Turritopsis dohrnii, cilësohet si një specie e pavdekshme. Pasi arrin pjekurinë seksuale si individ, ai mund të kthehet plotësisht në një fazë të mëhershme, dhe më pas ta fillojë ciklin nga e para – pa ndryshuar asgjë. Dhe mund ta bëjë këtë për një kohë të pacaktuar, për sa kohë që ka kushtet për të mbijetuar.

LEXO EDHE:  Rreziku global nga presidencialet amerikane

Në natyrë, ky lloj kandili mund të hahet nga grabitqarët, por për aq sa mund të thonë studiuesit, kjo kafshë mund të vazhdojë dhe të jetojë për një kohë të pacaktuar. Është e pavdekshme, ndaj është vërtet e vështirë ta përcaktosh moshën e saj. Ndërkohë sa i përket vertebrorëve, cila do të ishte kafsha që jeton më shumë? Një ndër to është breshka gjigante e Galapagosit, që dihet se jeton rreth 160 vjet, peshku më i vjetër koi që mund të jetojë deri në 200 vjeç, peshku i shkëmbit që jeton edhe mbi 200 vjeç dhe gaforja Xhorxh, që në vitin 2009 vlerësohej të ishte rreth 140 vjeç.

Por kurrizori më i vjetër që ne njohim është në të vërtetë një peshkaqen. Peshkaqeni i Grenlandës, mendohej se jetonte rreth 200 vjet. Por një studim i botuar në 2016, zbuloi se të paktën një ekzemplar me përmasa 5.02 metra që ishte 392 ± 120 vjeç, pra me një moshë minimale 272 vjeç dhe maksimumi 512 vjeç.

Kjo e bën peshkaqenin e Grenlandës vertebrorin me jetëgjatësinë më të madhe që ne njohim më sot. Ai është një specie mahnitëse, peshkaqeni më i madh që njohim, por që rritet shumë ngadalë, rreth 1 cm centimetër në vit, dhe ata ai e arrin pjekurinë seksuale vetëm në moshën 150 vjeçare.

Ata janë grabitqarë që normalisht ushqehen me peshq, por në brigjet e Kanadasë është vërejtur që gjuajnë edhe pulëbardha. Ata lëvizin ngadalë dhe mbështetet tek maskimi, teksa u pëlqen të godasin kur preja e tyre është duke fjetur gjumë. Ka shumë gjëra që nuk dimë ende për këto krijesa shumë të vjetra, dhe ka shumë të ngjarë të ketë shumë krijesa të tjera që ende nuk i kemi zbuluar./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://www.zmescience.com/other/feature-post/the-oldest-animal-that-we-know-of-and-its-not-what-you-think/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Gjërat më të famshme në botë, që në fakt nuk kanë ekzistuar kurrë

Publikuar

-

Nga

Gjërat më të famshme në botë, që në fakt nuk kanë ekzistuar kurrë

Bota ka shumë legjenda dhe mite. Përmes përsëritjes së vazhdueshme, disa prej tyre janë pranuar si fakte nga gjeneratat pasuese, me gjithë provat e qarta se ato janë të rreme. Ja cilat janë disa nga gjërat më të famshme, të cilat në fakt nuk kanë ekzistuar kurrë.

Historia e panikut pas njoftimit në radio të një pushtimi alien

Mbrëmjen e 30 tetorit 1938, Orson Uelles transmetoi një shfaqje radiofonike, bazuar në romanin H.G.Uells “Lufta e Botëve”. Shfaqja niste me një raportim në radio, sipas së cilit Toka po pushtohej nga alienët. Në atë kohë pretendohet se mijëra dëgjues e besuan këtë gjë, duke shkaktuar kaos në rrugët e SHBA-së. Por kjo gjë nuk ndodhi kurrë. CBS, rrjeti që e transmeton dramën, mori vetëm disa telefonata nga dëgjuesit e shqetësuar, të cilët u siguruan se gjithçka ishte në rregull.

Nina, Pinta dhe Santa Maria

Shumëkush mund të ketë lexuar se eksploratori Kristofor Kolombi mbërriti në Amerikë me
3 anije me emrat Nina, Pinta dhe Santa Maria. Në fakt Nina nuk ishte emri i anijes së vogël. Ajo quhej Santa Klara, por marinarët mund ta kenë quajtur ‘Nina’ (në spanjisht vajzë e vogël) si pseudonim. Edhe Pinta shërbeu si një nofkë e marinarëve për anijen e dytë, emri i vërtetë i të cilës nuk dihet. Edhe emri i vertetë i Santa Marias, ishte Santa Gallega.

Kopshtet e Varura të Babilonisë

Deri më sot arkeologët dhe historianët, nuk kanë arritur të gjejnë vendndodhjen e Kopshteve të Varura të Babilonisë, që sipas disa burimeve u ndërtuan gjatë mbretërimit të mbretit Nabukodonosor II. Disa studiues thonë se ka gjasa që ato të kenë ekzistuar vetëm si mjet poetik ose letrar. Vitet e fundit, ka pasur hipoteza se kopshtet antike ndodhen nën shtratin e lumit Eufrat, që përgjatë shekujve është zhvendosur shumë herë. Gjithsesi, vendndodhja e saktë mbetet e papërcaktuar.

95 tezat që u varën mbi një gozhdë në derën e Katedrales së Vitenbergut

Sipas legjendës më 31 tetor 1517, kleriku gjerman Martin Luter bëri publike 95 Tezat e tij në derën e Katedrales së Vitenbergut, duke e sfiduar autoritetin e Papës dhe hierarkinë Katolike, dhe ua hapur rrugën Reformës Protestante. Vite më vonë, Luteri foli për postimin e tezave të tij më 31 tetor, por nuk përshkroi gozhdimin e tyre në derën e ndonjë kishe. Ndërkohë, nuk ka pasur asnjë dëshmi të kohës që ta vërtetojë këtë gjë.

 

Tryeza e rrumbullakët e mbretit Artur

Legjendat më të hershme rreth mbretit legjendar britanik Artur, nuk përmendnin një tryezë të rrumbullakët. Ky detaj u shfaq në një vepër të një poetit norman Robert Uejs. Në të ai foli për tryezën e rrumbullakët, për emrin e shpatës së Arturit, dhe mënyrën se si e fitoi mbreti atë shpatë.
Uejs e bazoi punën e tij në veprat e mëparshme të Xhefri Monmauth, që nga ana tij u bazua në traditat gojore uellsiiane. Por në të dyja këto të fundit, nuk flitej për ndonjë urdhër kalorësiak, dhe as për ndonjë tryezë të rrumbullakët.

LEXO EDHE:  Katër ndryshimet e mëdha globale, që mund të shkaktojë koronavirusi

LEXO EDHE:  Pse është e mundur rizgjedhja e Donald Trumpit për një mandat tjetër

Grali i Shenjtë

Në fillim, Legjendat e Gralit të Shenjtë i referoheshin një pjate apo një guri në traditat e hershme gojore. Rreth fundit të shekullit XII-të të Erës Sonë, ajo u bashkua me një legjendë tjetër, atë të Kupës së Shenjtë, të përdorur nga Jezusi i Nazaretit gjatë Darkës së Fundit.
Një studiues ka argumentuar se Grali i referohet në fakt Qefinit të Torinos. Objekte të shumta janë identifikuar si Grali ose që janë lidhur me të, dhe shumë vende në Evropë dhe Lindjen e Mesme janë të lidhura. Por deri tani nuk është gjetur një Gral i vërtetë.

Kulla e Babelit

Sipas historisë biblike të Kullës së Babelit, njerëzit vendosin të ndërtojnë një kullë të lartë deri lart në qiell, prej nga mund ta shihnin dhe të përballeshin me Zotin. Zoti ua ndaloi projektin, duke i bërë njerëzit që të nisin papritmas të flasin gjuhë të ndryshme.
Duke mos qenë më në gjendje të komunikonin me njëri-tjetrin, ata nisën të lëvizin në drejtime të ndryshme, për të krijuar fise të ndryshme. Ka shumë teori mbi rrënojat e kësaj kulle, por shumë historianë dyshojnë se ajo nuk ka ekzistuar vërtet.

El Dorado

Miti i El Dorados fillimisht i referohej një njeriu, kryetarit të fisit Muiska në Kolumbinë e sotme. Pushtuesit spanjoll e quanin atë si El Hombre Dorado (Burri i Artë). Sipas legjendës, ai e kishte mbuluar veten me pluhur ari, para se të hynte në Liqenin Guatavita për t’u shpëlarë.
Ari shoqërohej me smerald dhe argjend, si dhe gurë të tjerë të çmuar. Më pas, El Dorado iu referua një qyteti të humbur, aq të pasur me ar, saqë me këtë metal ishin shtruar edhe rrugët. Qyteti u kërkua nga pushtuesit spanjollë dhe të tjerët. Por pavarësisht dhjetëra ekspeditave nuk ka asnjë shenjë të tij. Kjo ka bërë që shumë historianë të dyshojnë se ai nuk ka ekzistuar kurrë./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:  https://www.toptenz.net/more-famous-things-that-never-actually-existed.php

LEXO TE PLOTE

Blog

Krizat shëndetësore paralele të pandemisë së Covid-19

Publikuar

-

Nga

Krizat shëndetësore paralele të pandemisë së Covid-19

“Financial Times”

Prioriteti më madhor në betejën mjekësore kundër Covid-19, ka qenë domosdoshmërisht trajtimi i krizës së shkaktuar nga vetë virusi. Por aspekte të tjera të shëndetit të njeriut, po përballen me dëme anësore në një shkallë të madhe nga pandemia, të cilat do t’i detyrojnë qeveritë të rrisin shpenzimet shëndetësore shumë më shpejt sesa e kishin planifikuar më herët.

Një nga fushat ku është vërejtur ndikimi më i rëndë është ajo e shëndetit mendor, pasi izolimi, hidhërimi dhe përçarja shoqërore kanë shkaktuar dëmet e tyre. Kjo e fundit është në krye të gjetjes së një studimi, sipas së cilit 1 në 3 persona që kanë vuajtur nga Covid-19, janë diagnostikuar brenda 6 muajsh me një problem neurologjik ose psikiatrik.

Tjetra është trajtimi ndaj sëmundjeve kancerogjene, ku kërkimi, depistimi, diagnostikimi dhe trajtimet, janë ndërprerë që të gjitha. Në të dyja fushat po shfaqen të dhëna të forta rreth dëmit të madh që ka sjellë pandemia, dhe që nxjerrin në pah nevojën për reagim urgjent. Ndërsa vonesat në diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit, kanë prekur kryesisht njerëzit në moshën e mesme dhe të moshuarit, të rinjtë duken veçanërisht të ndjeshëm ndaj dëmtimeve indirekte mendore nga pandemia.

Një studim i botuar muajin e kaluar nga studiuesit në Universitetit Sarrej, vlerësoi gjendjen e 259 studentëve para pandemisë, dhe sërish gjatë bllokimit të vitit të kaluar. Ata zbuluan se nivelet e depresionit klinik ishin dyfishuar, nga 15 për qind në 35 për qind. Në një shkallë shumë më të madhe, Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA (CDC), kryen një sondazh me 790.000 amerikanë, duke zbuluar se shëndeti mendor i njerëzve po përkeqësohet më tej gjatë pandemisë.

Përqindja e të rriturve me simptoma të ankthit apo depresionit të kohëve të fundit u rrit nga
36.4 përqind në gushtin e vitit 2020, në 41.5 për qind në shkurt të këtij viti. Rritjet ishin më të mëdha në grupmoshën 18-29 vjeç. Asnjë qeveri apo sistem shëndetësor, nuk zotëron burime të mjaftueshme për të përmirësuar mirëqenien mendore në një mënyrë thelbësore për të gjithë. Por është e qartë se prioritet duhet të kenë shërbimet për të ndihmuar fëmijët, dhe të rriturit në moshë të re.

Në planin afatgjatë, duhet një shtim i trajnimit për profesionistët në të gjithë spektrin e profesioneve të shëndetit mendor, për të siguruar më shumë terapistë, psikiatër, infermierë dhe specialistë të tjerë, në mënyrë që të plotësohet të paktën një pjesë e kërkesës në rritje për shërbimet e tyre.
Në fushën e sëmundjeve kancerogjene, dëmi i shkaktuar nga pandemia fillon me zbulimin dhe zhvillimin e diagnostikimit dhe trajtimeve të reja. Laboratorët u mbyllën për muaj me radhë gjatë bllokimeve të vitit të kaluar.

LEXO EDHE:  Nga Amazona në Antarktidë/ Shtatë vendet më misterioze dhe të pa-eksploruara të botës

LEXO EDHE:  Nga Amazona në Antarktidë/ Shtatë vendet më misterioze dhe të pa-eksploruara të botës

Ndërkohë shumica e testeve klinike u pezulluan për një fare periudhe, teksa disa shkencëtarë e lanë mënjanë onkologjinë për të punuar mbi Covid-19. Për më tepër, studimet mbi trajtimet me novatore mbi kancerin, është goditur nga një rënie e ndjeshme e financimeve. ”Cancer Research UK”, financuesi më i madh britanik i studimeve mbi onkologjinë, parashikon një rënie prej 300 milion paund në të ardhurat për 3 vitet e ardhshme, pasi pandemia e ka goditur shumë edhe aktivitetin filantropik.

Studiuesit vlerësojnë se për shkak të Covid-19, janë humbur 18 muaj progres. Qeveria britanike duhet të reagojë urgjentisht, për të kompensuar një pjesë të mungesave në donacione. Siç e thotë edhe “Lancet Oncology”, revista kryesore e fushës, në një editorial të këtij muaji, “Covid-19 ka pasur efekte shkatërruese tek pacientët në të gjithë botën, që janë prekur nga kanceret e llojeve të ndryshme, me një numër të madh diagnozash të humbura dhe trajtimeve të vonuara, për shkak të sistemeve shëndetësore nën presion, dhe hezitimit të pacientëve për të kërkuar kujdes mjekësor”.

Vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, pati rreth 4.4 milion më pak teste diagnostikuese të kancerit vitin e kaluar, sesa në vitin 2019 dhe 44.000 më pak pacientë filluan trajtimin për sëmundjet e tyre. Ekspertët vlerësojnë se edhe një javë vonesë në trajtimin e kancerit, ul me
1 përqind shanset e një pacienti për të mbijetuar.

Në planin afatgjatë, fushat e shëndetit mendor dhe kancerit, mund të përmirësojnë efikasitetin duke nxënë mësimet që ka sjellë kjo pandemi, për shembull trajtimi i më shumë pacientëve nga distancë, qoftë edhe duke drejtuar më shumë konsulta online, apo duke përshkruar më shumë ilaçe që mund të merren në shtëpi. Por tani është i nevojshëm një veprim urgjent, për të trajtuar krizat e menjëhershme në të dyja fushat./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:  https://www.ft.com/content/8ddf854a-b377-482b-904e-45840cff1de4

LEXO TE PLOTE

Blog

Ernest Heminguei: Jeta mes letërsisë, peshkimit dhe shërbimeve si agjent sekret

Publikuar

-

Nga

Ernest Heminguei:Jeta mes letërsisë, peshkimit dhe shërbimeve si agjent sekret

Ernest Heminguei ishte një shkrimtar fitues i çmimeve Nobel në letërsi dhe Pulitzer në gazetari. Ai shkroi me stilin e tij unik, dhe la pas një vepër që i ka rezistuar kohës. Gjithsesi, disa aspekte të jetës së tij nuk kanë marrë kaq shumë vëmendje.

Ai dhe motra e tij e madhe u rritën si binjakë

Kur Heminguei ishte një fëmijë i vogël, nëna e tij vendosi t’i rriste si binjakë atë dhe motrën e tij Marselinën, 18 muaj më të madhe. Që dy kaluan nga të jetuarit si 2 djem binjakë në 2 vajza binjake, por pasqyronin gjithmonë njëri-tjetrin.
Ata visheshin me rroba të ngjashme, kishin të njëjtën prerje flokësh, dhe luanin me kukulla identike. Ky trajtim vazhdoi për vite me radhë. Madje Marselina u mbajt në kopshtin e fëmijëve, në mënyrë që ajo dhe Heminguei të mund të ishin në të njëjtën klasë. Ky binjakëzim i detyruar nuk nxiti një lidhje të fortë. Kur po rritej, Ernesti filloi ta urrente motrën e tij.

Ai ishte agjent i shërbimeve sekrete sovjetike dhe amerikane

Dosjet e KGB-së zbulojnë se në fundin e viteve 1940, agjencia sovjetike e inteligjencës NKVD – paraardhësja e KGB -e rekrutoi si agjenti shkrimtarin amerikan. Ai mund të ketë pranuar të punojë me ta për shkak të bindjeve të tij antifashiste. Shkrimtarit iu vendos emri i koduar “Argo”, dhe u takua me një agjent sovjetik në Nju Jork.

Por dosjet e KGB, theksojnë se përkundër “gatishmërisë dhe dëshirës së tij për të na ndihmuar”, Heminguei nuk u kaloi informacione të dobishme. Në fund të viteve 1940, ai nuk ishte më në kontakt me inteligjencën sovjetike. Gjithashtu ai organizoi një rrjet informatorësh në Kubë në fillimin e viteve 1940.
Këta individë, shumë prej të cilëve ishin refugjatë të mërguar nga Spanja për shkak të diktaturës që u vendos atje, supozohej të mblidhnin informacione më vlerë nga filo-nazistët në Kubë, që Heminguei t’ia kalonte më pas ambasadorit amerikan. Por ashtu si me sovjetikët, shkrimtari nuk u dha informacione shumë të dobishme.

Ai kishte një plan të çuditshëm për të luftuar kundër nëndetësevegjermane

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, nëndetëset gjermane sulmonin shpesh anijet amerikane në Karaibe. Nga shtëpia e tij në Kubë, Heminguei hartoi një plan për të sabotuar këto nëndetëse përmes anijes së tij personale të peshkimit, “Pilar”.

Ai mendonte që kur “Pilar” të ndeshte ndonjë nëndetëse gjermane, ekuipazhi i anijes së tij mund të përdorte aftësitë e veta për të hedhur granata në pikat më delikate të saj. Ndërkohë, anëtarët e tjerë të ekuipazhit do ta mitralonin. Plani i Hemingueit, i quajtur “Operacioni Pa Mik”, mori mbështetjen e Zyrës së Inteligjencës Detare, që e pajisi “Pilar” me municione dhe pajisje të komunikimit me radio.
Gjithsesi asnjë sasi municioni nuk mund ta bënte anijen e peshkimit të Hemingueit një kundërshtare të barabartë me një nëndetëse gjermane. Fatmirësisht shkrimtari dhe ekuipazhi i tij nuk u ndeshëm kurrë me një nëndetëse gjermane, dhe plani i tij unik nuk u vu në provë.

LEXO EDHE:  Katër ndryshimet e mëdha globale, që mund të shkaktojë koronavirusi

LEXO EDHE:  Katër ndryshimet e mëdha globale, që mund të shkaktojë koronavirusi

Pjesa më e madhe e veprës së tij të hershme humbi në një stacion treni
Me kërkesë të Hemingueit në vitin 1922 gruaja e tij e parë, Hadli Riçardson, mblodhi thuajse të gjitha shkrimet e burrit të saj – përfshirë kopjet –që t’ia çonte një redaktori. Ajo e çoi valixhen me dorëshkrime në një stacion treni në Paris, ku ajo zhduk. Heminguei humbi një roman, poezi dhe disa tregime të lëna përgjysmë. Ato materiale nuk u gjetën më kurrë.

Udhëhoqi një operacion për të “çliruar” hotelin Ritz në Paris

Në verën e vitit 1944, Heminguei ndodhej në Francë si korrespodent lufte, duke mbuluar
ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore. Ai e dinte se forcat pushtuese gjermane e kishin shndërruar Hotelin Ritz të Parisit në selinë e tyre qendrore. Kjo nuk i pëlqente aspak shkrimtarit, që kishte një pasion të veçantë për hotelin elitar që kur jetonte në Paris në vitet 1920.
Më 25 gusht 1944, ditën kur gjermanët u dorëzuan në Paris, Heminguei drejtoi një grup luftëtarësh dhe u nis për të “çliruar” hotelin nga forcat pushtuese. Pas mbërritjes, ata mësuan se gjermanët ishin larguar tashmë. Atë natë bashkë me shokët piu mbi 50 shishe Martini në barin e hotelit.

U mbajt nën mbikëqyrje nga FBI

Vitet e fundit të jetës, Heminguei u bë shumë paranojak se mos përgjohej nga FBI.
Ai i tha një miku se agjentët po përgjonin postën dhe po kontrollonin llogaritë e tij bankare. Këto pretendim u panë si një shenjë e rënies mendore të Hemingueit. Në fakt përgjimi rezultoi të ishte i vërtetë.
Dosja e FBI-së mbi Heminguein u bë publike pas vdekjes së tij. Ajo tregon se FBI e kishte mbajtur nën vëzhgim shkrimtarin që nga vitet 1940 kur ai jetonte në Kubë dhe deri në fundin e jetës. Një nga miqtë e tij, beson se vetëdija se po përgjohej FBI-së mund të ketë kontribuar në vetëvrasjen e shkrimtarit në vitin 1961.

Ai pësoi dëmtime të shumta në kokë

Jeta e Heminguei ishte e mbushur me shumë trauma. Gjatë kohës që ishte në Itali gjatë Luftës së Parë Botërore, një shpërthim e lapa ndjenja duke i shkaktuar një goditje të fortë në kokë. Ai merrej shpesh me boks. Ndërkohë pësoi një gofit të fortë në kokë në një aksident rrugor në Londër në majin e vitit 1944.
Por në vend se të pushonte për pak kohë, shkoi në Francë si korrespondent i luftës, dhe në gusht 1944 pësoi një tjetër lëndim në kokë në një aksident me motor. Pas luftës, u rrëzua në kuvertën e anijes së tij, duke çarë kokën.
Në vitin 1954, ndodhej në bordin e një avioni që mori flakë më mesin e një piste në Afrikë. Ai goditi sërish kokën gjatë përpjekjes për t’iu shmangur djegies. Ka gjasa që dëmtimet e mësipërme t’i kenë shkaktuar Hemingueit encefalopati traumatike kronike (CTE). Megjithëse ai kishte probleme të tjera të shëndetit mendor, CTE mund të kishte kontribuar në rënien e shëndetit të tij mendor në fund të jetës së tij./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:  https://www.biography.com/news/ernest-hemingway-facts

LEXO TE PLOTE