LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kolegji Zgjedhor rrëzon vendimin e KAS/ PD do të hyjë me 153 kandidatë në zgjedhjet e 25 prillit

29 Mars 2021, 12:01, Politikë CNA
Kolegji Zgjedhor rrëzon vendimin e KAS/ PD do të hyjë me 153

Kolegji Zgjedhor rrëzon vendimin e KAS dhe lë fuqi vendimin e Kryetarit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashit.

Sipas këtij vendimi PD dhe Aleatët do të hyjnë në zgjedhje e 25 prillit me 153 kandidatë dhe jo me 222 kandidatë që kishin vendosur më herët.

PD dhe Aleanca për ndryshim kishin ankimuar më herët vendimine Celibashit për të shkuar në zgjedhje me 222 kandidatë, por Kolegji Zgjedhor vendosi që të gjitha paltë të garojnë të barabarta në listën e kandiatëve.

Kujtojmë që sot Kolegji Zgjedhor mori nën shqyrtim padinë e parë që lidhet me zgjedhjet e 25 prillit.
Padia e PS lidhet me listën e kandidatëve të koalicionit opozitar, Partia Demokratike, Aleanca për Ndryshim.

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Eridian Salianji reagoi lidhur me vendimin e KAS për listat e koaliconit të Partisë Demokratike-Aleanca për Ndryshim, ku u shpreh se do të kundështojnë vendimin në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor.

Sipas përfaqësuesit socialist theksoi se numri i lartë i kandidatëve, ndikon në fletën e votimit dhe kandidim me shumë kandidatë prish sistemin./CNA.al

Lajmet e fundit nga