LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Koalicion me PD? / Murrizi i vë kusht Bashës: Të kërkojë falje

29 Mars 2021, 18:33, Politikë CNA
Koalicion me PD? / Murrizi i vë kusht Bashës: Të

Kryetari i partisë ?Lëvizja Demokratike Shqiptare? Myslim Murrizi u shpreh se në zgjedhjet e 25 prillit synon që të marrë 5 mandate.

Ai kritikoi dhe koalicionin opozitar për futjen në listë të emrave që thyen vendimin dhe pranuan mandatin e deputetit. ?Nuk ka kërkuar një ndjesë publike?.

Por nëse edhe atë do ta kishte ftuar Lulzim Basha në koalicionin opozitar, a do të pranonte Murrizi? ?Do ta mendoja. Do ta shikoja, do të vendosja kusht që me njerëz që përfaqësojnë vetëm veten e tyre, jo?.

Në fund, Murrizi tregoi edhe skemën si do të zgjidhet kryetari i ri i partisë pas 25 prillit.

?Kam vendosur të kandidoj i vetëm, me 153 kandidatë që s?kanë qenë të përfshirë në pushtet. Qëllimi ynë është të largohet kjo klasë hipokrite, nuk premtoj asgjë, por nuk do t?i mashtroj shqiptarët. Në partinë time janë përfshirë biznesmen, jo hajdutë të administrates.

Jam kryetar i partisë deri në 25 prill pastaj nuk kam parti, kush do të marrë një votë më shumë do të jetë kryetar i partisë. Kemi 153 kandidatë. Një nga ata që do të marrë një votë më shumë do të jetë drejtues i lëvizjes? , u shpreh mbrëmjen e sotme në Report tv./CNA.al

Lajmet e fundit nga