Showbizz
“Ka ca që të ftojnë dhe s’të lënë të flasësh”/ Rudina Dembacaj thumbon kolegët

Rudina Dembacaj u rikthye sërish në ekran në rolin e aktores me personazhin e njohur dhe të dashur për publikun shqiptar, në rolin e Ajas.
Ajo e risolli këtë rol në shown e humorit Klanifornia. Dembacaj ka realizuar ditën e djeshme një bashkëbisedim ku i ka pyetur si ju duk me rolin e saj.
Pas shumë komenteve positive, nuk ka munguar komenti që Visjani i humbi vlerat rolit të saj.
Pas këtij komenti, ajo ka reaguar duke u shprehur se Visjani e respektoi pasi ka të tjerë që të ftojnë dhe nuk të lënë të flasësh.
“Visjani thjesht më dha përparësi se unë isha e ftuara. Si verior i mrekullueshëm, nuk kërkoi vëmendje, por më respektoi mua. Kjo bëhet nga artistë dhe djem të mirë. Ka ca të tjerë, që edhe të ftojnë, edhe s’të lënë të flasësh! Prandaj jam shumë e rezervuar tashmë. Visjani është super aktor”, i është përgjigjur Rudina, duke na lënë në mëdyshje se kë thumboi aktorja me fjalët të ftojnë edhe s’të lënë të flasësh”, iu përgjigj Rudina./ CNA.al