Connect with Us

Dasho akuza të forta qeverisë/ ‘Janë mbi 9 mijë vdekje shtesë, për shkak të paaftësisë suaj’

Shëndeti

Dasho akuza të forta qeverisë/ ‘Janë mbi 9 mijë vdekje shtesë, për shkak të paaftësisë suaj’

Publikuar

-

“Krim me përmasa genocidi”/ Dasho nxjerr statistikat e jetëve të humbura, thirrje për hetim

Eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho, ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë.

Në një lidhje me Syri tv, ai u shpreh se shteti i braktisi shqiptarët të cilët u mjekuan në banesat e tyre, duke mos shkuar në spitale.

Sipas Dashos, Shqipëria është ndër vendet me shifrat më të larta të shtesës së vdekjeve gjatë vitit 2020.

‘Janë mbi 9000 vdekje shtesë. Ose janë mbi 300 vdekje për 100 mijë banorë. Jemi ndër vendet me shtesën më të madhe të vdekjeve në botë’, tha mjeku shqiptar që jeton në Gjermani, Erjon Dasho.

‘Vendi i parë është Peruja, që ka mbi 325 vdekje për 100 mijë banorë.

Ndërsa vendi i dytë është Rusia, me 290 vdekje në 100 mijë banorë.

Shqipëria nuk ka të dhëna zyrtare në institucionet ndërkombëtare’, u shpreh Erjon Dasho./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Bilanci global/ Ja sa persona janë infektuar në të gjithë botën nga Covid-19

Publikuar

-

Nga

Prej më shumë se një viti e gjysmë, e gjithë bota po përballet me pandeminë e koronavirusit, e cila ka ndryshuar mënyrën e të jetuarit.

Duke iu referuar shifrave zyrtare të secilit shtet, universiteti mjekësor Johns Hopkins raporton se në të gjithë botën janë infektuar 157,121,626 qytetarë.

Në total, në të gjithë botën kanë humbur jetën nga Covid 3,274,656 persona dhe janë shëruar 93,233,891 persona.

Vendi që mban numrin më të madh të të infektuarve janë SHBA, ku janë konfirmuar 32,677,565 raste, ndërsa pasohet nga India me 21,892,676 raste, Brazili me 15,082,449 raste, Franca me 5,829,166 raste dhe Turqia me 5,016,141 raste.

LEXO EDHE:  Mjeku bën deklaratën e fortë/ “Fqinja ime ka hyrë në 6 shkurt në Shqipëri dhe vdiq nga Covid”

LEXO EDHE:  Tragjike/ Digjen në shtëpi dy të rinj shqiptarë

Ndërkohë, përsa i përket fataliteteve, në SHBA janë raportuar 581,415 humbje jete, në Brazil 419,114, në Indi 238,270, në Meksikë 218,657 dhe në Mbretërinë e Bashkuar 127,863 humbje jete.

Nga ana tjetër, vendi që ka regjistruar më shumë të shëruar është India, ku janë rikuperuar 17,930,960 persona të infektuar, duke u pasuar nga Brazili me 13,414,683 persona, Turqia me 4,691,224, Rusia me 4,437,289 persona dhe Italia me 3,590,107 persona./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

BE, kontratë për 1.8 miliardë doza të vaksinës Pfizer-BioNTech

Publikuar

-

Nga

BE, kontratë për 1.8 miliardë doza të vaksinës Pfizer-BioNTech

Bashkimi Evropian riafirmoi të shtunën mbështetjen për kompaninë Pfizer-BioNTech dhe teknologjinë e saj të re të vaksinave ndaj COVID-19, duke rënë dakord për një zgjatje masive të kontratës për 1.8 miliardë doza të mundshme deri në vitin 2023.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shkruajti në Twitter se zyra e saj “sapo ka miratuar një kontratë për 900 milionë doza të garantuara” me të njëjtën sasi dozash si alternativë në të ardhmen.

Kontrata e re, e cila ka mbështetjen e plotë të vendeve anëtare të BE-së, do të përfshijë jo vetëm prodhimin e vaksinave, por gjithashtu do të sigurojë se të gjithë përbërësit thelbësorë duhet të vijnë nga BE-ja.

Komisioni Evropian aktualisht ka krijuar një portofol prej 2.6 miliardë dozash nga gjashtë kompani. “Kontrata të tjera dhe teknologji të tjera të vaksinave do të pasojnë”, tha zonja von der Leyen në një mesazh në Twitter.

LEXO EDHE:  Deklarata e Spahiut/ Policët ëndërrojnë të merren me drogë, anëtarët e bandave të veshur me uniformë

LEXO EDHE:  Deklarata e Spahiut/ Policët ëndërrojnë të merren me drogë, anëtarët e bandave të veshur me uniformë

Pfizer-BioNTech kishte një kontratë fillestare prej 600 milionë dozash me BE-në.

Njoftimi i së shtunës reflekton gjithashtu besimin që BE-ja ka treguar në teknologjinë e përdorur për vaksinën Pfizer-BioNTech, e cila është e ndryshme nga ajo që u përdor për vaksinën e prodhuar në bashkëpunim nga Universiteti i Oksfordit dhe kompania AstraZeneca./ VOA

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

17-vjeçari me rupturë (çarje) të aortës trajtohet me sukses nga mjekët kardiologë të spitalit Hygeia

Publikuar

-

Nga

17-vjeçari me rupturë (çarje) të aortës trajtohet me sukses nga mjekët kardiologë të spitalit Hygeia

Si rezultat i një aksidenti dhe specifikisht një traume të lokalizuar në toraks, 17-vjeçari Nensi Lleshi u diagnostikua me çarje të aortës, problem ky i cili i shkaktonte dhimbje të forta të kraharorit, pamundësi të lëvizjes dhe më kryesorja, i rrezikonte seriozisht jetën pacientit.

Dr. Maksim Llambro, mjek kardiolog invaziv dhe njëkohësisht shef i departamentit të kardiologjisë në spitalin Hygeia në bashkëpunim me mjekët e tjerë të këtij departamenti arritën të realizojnë me sukses ndërhyrjen mini invasive (pa kirurgji) përmes së cilës u arrit të trajtohet definitivisht problemi i 17-vjeçarit.

LEXO EDHE:  Qeveria projekton buxhetin elektoral/ Borxhi zgjerohet me 580 mln euro më 2021, shtesa 4,2% e PBB-së

LEXO EDHE:  Tragjike/ Digjen në shtëpi dy të rinj shqiptarë

Përmes arteries lokalizuar në këmbë (rrëzë kofshës) si dhe nëpërmjet një kateteri/sonde vendoset një protezë, e cila vesh pjesën e brendshme të arteries duke përjashtuar zonën ku ajo ka pësuar rupture.

Për më tepër mbi këtë rast suksesi ju ftojmë të ndiqni videon me dëshminë e vetë pacientit, i cili tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore dhe së shpejti mund t’i rikthehet aktiviteteve të përditshme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE