LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vaksinimi masiv/ Rama jep lajmin e mirë në lidhje me masat

28 Mars 2021, 08:40, Politikë CNA
Vaksinimi masiv/ Rama jep lajmin e mirë në lidhje me masat

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama teksa ndoqi nga afër në sheshin ?Skënderbej? vaksinimin e të moshuarve u shpreh se kjo është një ndër ditët më të gëzueshme për gjyshërit.

?Besoj se është një ditë e gëzushme sepse u hap rruga për vaksinimin e shpejtë. Objektivi ynë është që brenda muajit Maj të kemi të vaksinuar gjysmë milioni shqiptar?– u shpreh Rama.

Sipas tij nuk do të ketë masa të tjera kufizuese dhe pranvera do te vijë më e lehtësuar.

?Kam bindje që do ecim shumë shpejt pasi kemi siguruar sasi të konsiderueshme dhe besoj shumë se ky sezon turistik do të jetë i lehtësuar dhe mbetemi te bindur që deri në pranverën e ardhshme do jetë vaksinuar e gjithë popullata. Por ne do ta tejkalojmë edhe atë afat?– theksoi kryeministri.

Ndër të tjera kryeministri shtoi se do do të punojnë non stop dhe njërëzit janë të lire nëse duan të vaksinohen apo jo./ CNA.al

Lajmet e fundit nga