LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plagosi bashkë me të atin me thikë/ Ekstradohet 28-vjeçari Xhino Aliço

28 Mars 2021, 10:27, Kronika CNA
Plagosi bashkë me të atin me thikë/ Ekstradohet 28-vjeçari

Interpol Tirana ka bërë ekstradimin nga Kroacia drejt Shqipërisë të 28 vjeçarit Xhino Aliço, 28 vjeç, i cili është dënuar me 13 vjet e 6 muaj burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë për veprën penale ?Vrasja me dashje? kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë.

Ky vendim u la në fuqi nga Gjykata e Apelit Vlorë. Kujtojmë se më datë 11.06.2016, në lagjen ?Skënder Libohova?, në qytetin e Lushnjës, shtetasi Xhino Aliço në bashkëpunim me babain e tij, shtetasin A. A., kanë plagosur me thikë dhe sende të forta, shtetasin J. S., duke i shkaktuar atij dëmtime të rënda në trup dhe në kokë./CNA.al

Lajmet e fundit nga