LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Oligarkët, Rama shfrenon gjuhën/ ”Kryqëzon” Opozitën

28 Mars 2021, 10:10, Politikë CNA
Oligarkët, Rama shfrenon gjuhën/ ”Kryqëzon”

Kryeministri Edi Rama në një dalje për mediat tha, se sot është një ditë e rëndësishme në jetën e tij në politikë pasi filloi vaksinimi masiv i qytetarëve të grupmoshës mbi 70 vjeç.

Kreu i Qeverisë foli edhe për rindërtimin në zonën e Kombinatit, ku theksoi se të gjithë do të marrin shtëpi pa asnjë kosto mbrapsht, dhe të mos dëgjojnë të tjerët që thonë se do të vijnë të ndërtojnë oligarkët vila luksoze.

Rama nuk kurseu as akuzat ndaj opozitës të cilën e cilësoi si hijena që thonë se në vendet ku po prishen pallatet do të vijnë oligarkët dhe do të ndërtojnë vila luksoze.

?Është shumë e rëndësishme, familjet që janë këtu dhe të gjitha familjet që do të marrin kontratën, nuk janë familje të pasur, nuk janë familje që do ta kishin mundësinë që të shlyenin shtëpitë e reja duke marrë kredi sado të buta të ishin kredit, do të ishte një hall shumë i madh.

Pikërisht se jemi ne këtu dhe nuk janë honxhobonxhot që vijnë vëdallë si hijena në zonën e Kombinatit duke u thënë njerëzve jo vetëm që sdo marrin shtëpi por edhe aty ku do prishn pallatet do t[ë vijnë oligarkët të ndërtojnë vila luksoze ndodh e kundërta e kundërta me të gjitha programet e rindërtimit në Europë që ne jo vetëm që do tu japim shtëpi të gjithëve por sdo të marrim asnjë qindarkë mbrapsht?- theksoi ai./CNA.al

Lajmet e fundit nga