Vetingu
Makinë dhe mijëra euro e dollarë dhuratë/ Si ka ndryshuar pasuria e prokurorit, që paditi Ina Ramën

Prokurori Bardhyl Shehu, në vitin 2009 u shkarkua nga Prokurorja e Përgjithshme e saj kohe, Ina Rama.
Edhe pasi doli triumfues në Gjykata, nuk arriti të kthehej në detyrë deri pas përfundimit të mandatit të PP-së, Ina Rama.
Zëvendësuesi i kësaj të fundit Adriatik Llalla në vitin 2013, firmosi rikthimi në detyrë prokurorit Bardhyl Shehu.
Ndërkohë ky i fundit kishte ngritur një padi ndaj Ina Ramës për abuzim me detyrën, por derisa Rama sot në Komisionin e Apelit të Vettingut, ajo padi ka rënë.
Për prokurorin Shehu hetimet Vetting kanë nisur në Dhjetor të vitit 2020 dhe sërish gjasat janë që i njëjti të përfundojë në duar të Ina Ramës dhe kolegëve të saj, nëse do të ketë ankimim qoftë nga Komisioneri Publik, qoftë nga vetë ai si subjekt deklarues.
Shehu e ka të përqëndruar karrierën në Kurbin edhe është një nga prokurorët e denoncuar në emisionet e investigative në aspektin profesional.
Më herët, emisioni “Fiks Fare” ka sjellë historinë e një të riu nga Laçi, pasi drejtësia jo vetëm që e kishte harruar në burg por e kishte dënuar edhe në mënyrë të padrejtë.
Sipas “ Fiks fare”, i riu është procèduar dy herë nga Prokuroría e Kurbinit për dhunë ndaj babait, edhe pse prokurori, Bardhyl Shehu. që ka ndjekur hetimet ka qenë i vetëdijshëm se i riu ka qenë disa herë viktimë e dhunës në familje.
Pasi dhuna në familjen e tij nga i ati i alkoolizuar është e përsëritur.
Në një kohë kur dosjen e ka çuar në gjykatë për këtë të ri, e vetmja zgjidhje që prokurori Shehu i jep për t‘i shpëtuar dhunës së ushtruar nga babai i alkoolizuar, është azili politik. Ai i sugjeron disa herë të largohet nga vendi, pasi kjo është e vetmja zgjidhje për të.
Thënë më qartë për prokuorin Shehu, ligjet janë vetëm në letër dhe nuk zbatohen.
Edhe në aspektin e pasurisë, prokurori Bardhyl Shehu është lakuar në media.
CNA.al ka hedhur dritë mbi deklarimet e tij pranë ILDKPKI-së, ku fillimisht në vitin 2003, rezulton se nuk kishte as prona të tundshme dhe as të patundshme veç pagës.
Madje në vitin 2006 ai deklaron se babai i ka adhuruar një dhomë 16 m2 dhe 180 m2 tokë, tek Ura e Babrroi Tiranë. Kjo ishte pasuria e vetme e tij e patundshme.
Po të njëjtin vit ai deklaron shuma të konsiderueshme parash, për të cilat thotë se i janë dhuruar bashkëshortes nga nëna e saj.
Bëhet fjalë për 2 400 dollarë, 4 000 euro, 850 556 lekë, 180 000 lekë, 3 380 euro dhe 200 000 lekë. Dhe në vitin 2008 dhuratat për prokurorin vijojnë me një makinë nga kunati.
Pas shkarkimit dhe rikthimit në detyrë në vitin 2013 ai deklaron, Cash për të blerë shtëpi, marrë borxh nga vëllai i bashkëshortes në USA, 8 500 euro,apartament 151 44 m2 në Tiranë me vlerë 151 440 euro në emër të bashkëshortes.
Vendparkim 6.12 m2, me vlerë 25 000 euro në emër të bashkëshortes si dhe depozituar nga bashkëshortja 10 000 dollarë të vëllait dhe nënës së saj.
Borxhin 8 500 euro marrë kunatit deklaron se ia ka shlyer në vitin 2016, ndërkohë ka paguar shumë mijëra euro për shkollimin e djalit si dhe në vitin 2018, bashkëshortkja deklaron dhe një shumë 20 000 dollarë si borxh të marrë nga vëllai i saj, por nuk specifikohen arsyet.
Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga prokurori Bardhyl Shehu.
Viti 2003
Të ardhura të subjektit deklarues si opgj në prok në Tiranë, 435 870 lekë.
Viti 2004
Të ardhura të subjektit deklarues si opgj në prok në Tiranë, 535 272 lekë.
Viti 2005
Gjendja e llogarisë së subjektit deklarues 166 800 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues në prok Kurbin, 507 848 lekë.
Viti 2006
180 m2 tokë dhe 16 m2 dhomë, dhuruar nga babait në Urën e Babrroi në Tiranë.
Kaluar në llogarinë e bashkëshortes nga kunati për nxjerrjen e vizës për fëmijë të sëmurë shuma 3 000 000 lekë.
Dhuratë bashkëshortes nga nëna e saj, 2 400 dollarë, 4 000 euro, 850 556 lekë, 180 000 lekë, 3 380 euro dhe 200 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues në prok Kurbin, 793 297 lekë.
Gjendja e llogarisë së subjektit deklarues, 523 494 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si ekonomiste, 27 100 lekë dhe 36 700 lekë.
Viti 2007
Kursime 146 280 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues në prok Kurbin, 976 860 lekë.
Orët shtesë dhe shpërblime, 135 859 lekë dhe 43 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si ekonomiste, 440 400 lekë.
Viti 2008
Kursime 376 660 lekë.
Makinë Benz 200, dhuruar nga kunati.
Të ardhura të subjektit deklarues në prok Kurbin, 779 535 lekë.
Orët shtesë dhe shpërblime, 130 526 lekë dhe 9 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si ekonomiste, 440 400 lekë.
Viti 2009
Të ardhura të subjektit deklarues në prok Kurbin, 510 000 lekë.
Orët shtesë dhe shpërblime, 51 700 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si ekonomiste, 175 000 lekë.
Viti 2013 (Para fillimit të detyrës)
Depozitë kursimi, 614 329 lekë.
Depozitë bankare, 71 801 lekë.
Depozitë kursimi, 71 163 lekë.
Cash për të blerë shtëpi marrë borxh nga vëllai në USA, 8 500 euro.
Ap 151 44 m2 në Tiranë me vlerë 151 440 euro në emër të bashkëshortes.
Vendparkim 6.12 m2, me vlerë 25 000 euro në emër të bashkëshortes.
Depozituar nga bashkëshortja 10 000 dollarë të vëllait dhe nënës së saj.
Depozitë bankare e bashkëshortes 100 000 lekë dhe 63 727 lekë.
Viti 2013 (Deklarara vjetore)
Depozitë bankare 772 544 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Kurbin, 933 777 lekë.
Depozita bankare të bashkëshortes në shumat, 81 658 lekë, 285 27 euro dhe 3 573 dollarë.
Viti 2014
Depozitë bankare 206 064 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Kurbin, 1 041 645 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare të bashkëshortes, 151 506 lekë, 1629 lekë dhe 8.7 dollarë.
Të ardhura të bashkëshortes nga Alb Force, 28 513 dollarë.
Viti 2015
Depozitë bankare 484 682 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Kurbin, 1 266 922 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare të bashkëshortes, 12 414 lekë, 38 790 lekë.
Tërhequr nga bashkëshortja, 5 561 635 00 lekë.
Bashkëshortja i ka dhënë hua nënës së saj 5 000 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga Alb Force, 2 500 dollarë.
Viti 2016
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Kurbin, 1 311 928 lekë.
Kursime, 459 356 lekë.
Depozita bankare të bashkëshortes në shumat 3 500 000 lekë dhe 8 500 dollarë.
Pagesat për shkollën e djalit, 3 600 euro.
Shlyer borxhin kunatit që ia kishte dhënë në vitin 2012 në shumën 8 500 euro.
Bashkëshortja ka paguar për licensën e avokatisë, 1 000 dollarë.
Pagesa për studime të djalit në USA, 300 dollarë.
Viti 2017
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Kurbin, 1 285 765 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si aksionere në APC SH.A, 1500 euro.
Të ardhura të bashkëshortes si administrator në një kompani 1 000 euro.
Viti 2018
Kursime, 419 003 lekë.
Kursime të bashkëshortes, 394 225 73 lekë.
Pensioni i nënës së bashkëshortes, 3 000 dollarë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Kurbin, 1 371 854 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si punonjëse e Dv Alb Turist Hoteliers pranë Minitrisë së Ekonomisë, 766 520 lekë.
Bashkëshortja deklaron se i ka marrë borxh vëllait 20 000 dollarë./CNA.al