LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Luli xheloz për Gazmend Bardhin/ “Rrethohet nga çuna të bukur”

28 Mars 2021, 11:01, Satire Politike CNA
Luli xheloz për Gazmend Bardhin/ “Rrethohet nga çuna të

Sot në takimin me të rinjtë në Elbasan, kreu i PD Lulzim Basha i habiti të gjithë me deklaratën e tij për Gazmend Bardhin.

Ai u shpreh, se ndihej xheloz për kandidatin për deputet dhe numrin 2 të PD, Gazmend Bardhi, pasi ky i fundit, rrethohej nga njerëz të bukur.

Në fakt, Bardhi më herët është lakuar  se i përket komunitetit LGBTI, dhe sot Basha me deklaratën e tij, thelloi dyshimet.

Kujtojmë se ka qenë deputeti konservator Kujtim Gjuzi që deklaroi se Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, çedon nga LGBTI.

?Sekretari i përgjithshëm i PD-së çedon është mbështetës i grupeve super liberale, është mbështetës i LGBTI-së, i bie ti shpërbëjë të gjitha, familjen dhe gjithçka tjetër t?i shkatërrojë?, ka thënë Gjuzi më herët.

Nuk është i vetmi deputeti Gjuzi, që ka lakuar emrin e Gazmend Bardhit si pjesë e LGBTI, por edhe gazetari Bledi Mane, pak kohë më parë, tha të njëjtën gjë.

?Partia Demokratike paraqiti pardje programin ekonomik mbushur plot premtime por skepticizmit populist sot po i zbritet një lëndim elektoral real. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, kavajsi Gazmend Bardhi i cili bashkëjeton me partnerin e tij durrsak blogerin O.C. në një vilë pranë lagjes rezidenciale ?Kodra e Diellit? në kryeqytet, ekspozohet sot si një hipokrit pa din e pa iman?, shkruante Mane, në rrjete sociale.

Por, kjo e sotmja e  thënë me zë të lartë nga Basha, duket sikur i vendosi vulën, edhe pse  Luli bëhej xheloz./CNA.al

Lajmet e fundit nga