Connect with Us

Kreu i LRE Arian Galdini sfidon me risinë elektorale, “Foli Pasqyrës”

Politikë

Kreu i LRE Arian Galdini sfidon me risinë elektorale, “Foli Pasqyrës”

Publikuar

-

Kreu i LRE Arian Galdini sfidon me risinë elektorale, "Foli Pasqyrës"

LRE, Lëvizja e Re vijon fushatën elektorale duke prezantuar kandidatët dhe vizionin e saj politik si parti politike konkuruese në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Pasi ka prezantuar kandidatët kryesorë në Qarqet e Kukësit, Durrësit, Vlorës dhe Fierit, LRE ka mbledhur ditën e sotme në Selinë e saj Qendrore në Tiranë, të gjithë Kordinatorët Politikë dhe Kryesuesit e Listave të Kandidatëve për Deputetë në të gjithë vendin, për të zhvilluar aktivitetin novator dhe sfidues me tematikë: “Foli Pasqyrës”. LRE vjen me këtë risi elektorale duke sfiduar shqiptarët që të kërkojnë vetveten dhe ta nisin e kërkojnë ndryshimin tek vetvetja e nga vetvetja.

Gjatë këtij aktiviteti, Kryetari i LRE Arian Galdini iu përgjigj edhe Kryeministrit Edi Rama për ironinë e tij nga Kruja me nr 8. Galdini tha:

Kryeministri i Mbretërisë së Kujtim Gjuzit dhe arkitekti i Demokracisë TurBushiste dje nga Kruja vijoi me fushatën e tij denigruese e negativiste ndaj kujtdo që ai e ka përballë në zgjedhjet e 25 prillit. Iu desh një skenar me menu picerie për të bërë batuta prej Dreri Trotuaresh nga ato të brezit që uleshin bordurave, hanin fara dhe dëgjonin muzikë jugosllave dhe u dukej vetja më ndryshe, më lart e më modernë se të tjerët.

LEXO EDHE:  Flet me fjalor të pisët?/ Rudina Dembacaj habit me përgjigjen

Edi Rama në skenarin e tij të djeshëm në picerinë e Krujës, dha mesazhin se zgjedhja e Milvës për Nr 1, i cili përkon me Nr e Tom Doshit, është zgjedhje e pranueshme. Porse zgjedhja e Nr 8 është e patolerueshme. Gjithë skenari bullist i Edi Ramës, me pyetjen: “Kush është Nr 8, more, Kujtim Gjuzi”.., siç duket ka ardhur si ngacmim direkt i rritjes së LRE. Edi Rama e di shumë mirë se Nr 8 është LRE. Dhe ne e dimë mirë të gjithë se asnjë mesazh gjatë fushatës elektorale nuk është i rastësishëm e as sporadik.

Sidomos kur ka një kujdes të posaçëm që mesazhi të pasqyrohet në kryetituj gazetash e portalesh. Tallja dhe përpjekja e Edi Ramës për të qesharakëzuar Nr 8 dhe LRE, me shumë gjasa vjen si rezultat i një shqetësimi serioz që po i shkaktohet Rregjimit Skuthokratik nga rritja e përditshme e LRE. Por i kujtojmë Edi Ramës atë që e ka thënë Gandi shumë dekada më parë: Në fillim ata të shpërfillin, pastaj të tallin, pastaj të sulmojnë e në fund ti fiton.“/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Ekonomi

“Kompanitë në offshore me pronarë të fshehur/ Tabaku denoncon edhe inceneratorin e Tiranës

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Nënkryetarja e PD-së Jorida Tabaku, i është rikthyer skandalit të offshoreve, ku sipas saj në listë ka edhe emra kompanish dhe biznesmenësh shqiptarë.

Tabaku përmend inceneratorin e Tiranës, pa i lakuar emrin kompanisë apo pronarit.

Sipas saj, kompanitë offshore (me pronarë te panjohur) nuk duhet t’i afrohen parave publike.

Fatkeqësisht kompanitë me pronarë të fshehur në offshore janë kthyer në kampionet e koncesioneve dhe përfituese të parave të taksave.

 Nuk ishte dhe aq habi kur pashë se edhe paratë e kompanive me fonde publike si OSHEE, kanë çuar paratë e shqiptarëve tek kompani offshore.

 Inceneratori Tiranës gjithashtu është offshore por nuk është i vetmi”, shkruan Tabaku në rrjete sociale.

Më tej Tabaku denoncon skemën se si fshihen kompanitë duke përdorur ligjin.



Fatkeqësisht ligji për deklarimin e pronarëve fundorë vazhdon të vuajë problematikën e ligjeve sa për sy e faqe. Shumë kompani e kanë shumë të thjeshtë te paguajnë një gjobë dhe mos deklarojnë pronarët, kundrejt një përfitimi qindra herë më të lartë të parave publike.

I krijuar me qëllimin për të mos qenë asnjëherë një ligj eficent ai nuk përpiqet të zgjidhë pikëpyetjen e pronarit fundor por të bëjë kinse.

Prandaj kush ndëshkohet nga ligji nuk janë realisht pushtetarët që marrin fonde publike por bizneset e ndershme apo dhe OJQ-të.

 Sot, asnjë qytetar nuk ka aksesin për të parë rregjistrin e famshëm të Pronarëve realë dhe aq më pak të ketë një pasqyrë të saktë se ku shkojnë paratë e taksave shqiptare”, shkruan më tej Tabaku.

LEXO EDHE:  “Mund të jesh pornostare”/Oriola Marashi i kthen përgjigjen epike komentuesit

LEXO EDHE:  Oerd Bylykbashi i shkruan Edi Ramës/ 4 pyetje që presin përgjigje

Sipas saj, sot jemi në listën gri të pastrimit të parave, fonde publike shkojnë në parajsa fiskale, sot jemi në një krizë energjtike dhe prej makutërisë dhe vjedhjes së buxhetit të shtetit dhe nqs duhet të merren masa fillojmë me shkëputjen e lidhjeve të zyrtarëve që marrin kontrata publike duke i fshehur në kompani offshore.

Sot Shqipëria duhet të ketë të njejtin standart si vendet anëtare, kontratat publike nuk mund të shkojnë në duar të panjohura dhe as korrupsioni të legalizohet përmes komaonive guacka! Kaq e thjeshtë!”, përfundon reagimin Tabaku./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pas “uraganit” në Korçë/ Zbulohen qytetet ku do të zbresë “Foltorja” e Berishës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

“Foltorja”, iniciativë kjo e ish-kryeministrit Sali Berisha ka ndezur demokratët në të gjithë vendin.

Që nga 16 Shtatori kur ka nisur në Tiranë, “Foltorja”, ka udhëtuar në disa qytete të Shqipërisë nga Jugu në Veri.

Berisha kudo ku ka shkuar është pritur me entuziazëm dhe pjesëmarrja ka qenë e jashtëzakonshme.

Pas Korçës, ku Berisha u prit me surpriza e ovacione, “Foltorja” do të udhëtojë në verilindje, dhe pikërisht në Dibër.

CNA.al ka mësuar se ditën e martë, “Foltorja”, do të mbahet në Dibër dhe një tjetër lëvizje e Berishës pritet të jetë Lezha, për t’u takuar me demokratët dhe qytetarët atje.

LEXO EDHE:  Nga Arian Galdini/Shqipëria si Republikë e re e Ndërgjegjes apo si Mbretëri e Mafias Estetike?

LEXO EDHE:  Rama u përgjigjet “miqve të PD”/ Mendoni pak më shumë! Me sherr as keni fituar e as fitoni dot



Berisha është kthyer në shpresë jo vetëm për demokratët por edhe për qytetarë të shumtë, që janë të zhgënjyer nga sistemi qeverisës.

Qindra e mijëra demokratë, kanë shkuar në takimet e Berishës, kanë dhënë mendimet dhe sugjerimet e tyre, duke kërkuar ndriçimin e dikurshëm të PD, ndriçim të cilin Lulzim Basha e fiku.

Basha e la PD tetë vite në opozitë, i hodhi demokratët në rrugë dhe i braktisi ata.

Kështu rrugëtimi i “uraganit” Berisha vazhdon, ndërsa Lulzim Basha, po braktiset çdo ditë e më shumë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Luli në llum deri në fyt/ Si po tenton të shpëtojë me “Republikën e re”

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Lulzim Basha, kreu i PD-së në detyrë, në vitin 2017, shpiku “Republikën e re”.

Protestat e vitit 2017 para Kryeministrisë  Lulzim Basha i quante “referendum për Republikën e Re”.

Me ‘Republikën e re”, në krahë, nuk kaluan shumë kohë nga protestat dhe Basha e pa veten në prehrin e kryeministrit Edi Rama, me të cilin  finalizoi edhe marrëveshjen e 17 Majit, për bashkëqeverisje.

“Republika e re” i shërbeu Bashës, për t’u afruar më shumë Ramën dhe për të shkatërruar Partinë Demokratike.

Për të qenë pjesë e Qeverisë me Ramës, Basha zhduku logon e PD dhe e zëvendësoi atë me ‘Republikën e re”.

Por, “Republika e re”, krijesa rezultoi një dështim katastrofal elektoral në vitin 2017 .



308 mijë vota më pak se Rilindja e Edi Ramës ishte rezultati më i dobët historik i Partisë Demokratike.

Pas humbjes së turpshme në zgjedhjet parlamentare të 2017 dhe ato të fundit të 2021, Lulzim Basha i rikthehet ‘Republikës së re’.

LEXO EDHE:  “Mund të jesh pornostare”/Oriola Marashi i kthen përgjigjen epike komentuesit

LEXO EDHE:  Flet me fjalor të pisët?/ Rudina Dembacaj habit me përgjigjen

Katër vite më pas, kujtohet se mund të shpëtojë nga “Republika e re”, duke thënë se të gjithë janë llum.

“Llumi i tranzicionit është një dhe vetëm një, pavarësisht nëse buron nga një parti apo nga një parti tjetër. Është i njëjti  llum dhe ka të njëjtat interesa, ju bashkojnë të njëjtat gjera, Status quo-ja. Dhe status quo-ja është kjo që të flisni për satelitë ndërkohë që njerëzit nuk kanë bukë për të ngrënë”, deklaron Basha.

Por, në fakt asgjë e re dhe asgjë e vjetër nuk e shpëton Lulzim Bashën.

Ai është zhytur në llum i tëri dhe sot nuk ka lumë , det e liqen që e lan dhe pastron./CNA.al

LEXO TE PLOTE