Connect with Us

“Këtë vit do të presim turistë nga e gjithë bota”/ Rama vetshpallet fitimtar në luftën me Covid 19

Politikë

“Këtë vit do të presim turistë nga e gjithë bota”/ Rama vetshpallet fitimtar në luftën me Covid 19

Publikuar

-

Regjistrimi i fëmijëve në shkolla/ Rama jep lajmin e mirë

Ditën e katër të fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama. e ka nisur me një videomesazh.

Ai është shprehur optimist në lidhje me luftën ndaj pandemisë dhe ka premtuar se këtë verë Shqipëria do të presë turistë nga e gjithë bota.

“Kjo kohë që po e lëmë pas ishte tejet e vështirë, por ne nuk jemi nga ata që dorëzohen jo.

I siguruam vaksinat kundër të gjitha parashikimeve, për pak muaj kjo vuajtje do të mbarojë. Shqipëria këtë verë do të presë turistë nga e gjitha bota.

Hotelet, baret e restorantet, klubet, edhe në majë të malit do të jenë të hapura, pa orare kufizuese.

LEXO EDHE:  "Rama ende nuk ka reagur për vrasjen e 25 vjeçarit"/ Këlliçi: Ka ikur si turist në SHBA, po tentohet të fshihen provat

Do të kthehemi përsëri në jetën tonë të dëshiruar dhe do të vazhdojmë me forcë e me shpejtësi përpara”, citohet në videomesazh.

Më tej, ai ka përdorur deklaratën elektorale që ka ende shumë punë për të bërë.

“Kemi kaq shumë punë për të çuar deri në fund, e plot të mira e gëzime për të ndarë me njëri tjetrin. Shqipëria është e ardhmja jonë!”, thuhet më tej në videomesazh./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Tabaku ngre tonet në Kuvend/ Nuk keni fuqi t’i mbyllni gojën Opozitës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka folur me tone mjaft të forta sot në seancën e Kuvendit, duke kundërshtuar që mbledhjet e komisioneve parlamentare të zhvillohen online.

Ajo ju drejtua mazhorancës, duke deklaruar se “nuk keni fuqi t’i mbyllni gojën Opozitës”.

Shkelqësia juaj ishit ngjitur në Opera dhe pa maska. Fëmijët po shkojnë në shkollë, autobusët janë plot.

Nuk keni fuqi të mbyllni zërin e opozitës dhe të cënoni të drejtën e qytetarëve për transparencë.



LEXO EDHE:  Jorida Tabaku nxjerr shifrat/ Inceneratorët e miqve të Ramës do zhvasin 400 milionë euro

LEXO EDHE:  Skandali i vjedhjes së votave/ Basha "kryqëzon" Ramën

Kërkoni ti mbyllni gojën Opozitës dhe të mos kemi transparencë.

Këtu në Parlament i keni ngjitur deputetët. Dhe e vënë maskën, hë se po bëjmë foto.

E kuptoj që do merrni vendime politike që cënon çdo të drejtë të opozitës.

Në dy vite ka pasur mungesë transparence. Por, në tetë vite është shkelur çdo e drejtë. Nuk mund të vazhdoni ta bëni këtë”-deklaroi Jorida Tabaku./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Fillon me debate Kuvendi/ Rushaj: U mor një vendim antikushtetues

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë ka filluar me debate, pasi Partia Demokratike ka kundërshtuar mbledhjen e Komisioneve parlamentare online.

Deputeti i PD, Alfred Rushaj e ka cilësuar këtë si një vendim antikushtetues.

Meqënëse u diskutua për përmbajtjen e komisioneve, u mor një vendim antikushtetues në mënyrë të jashtëligjshme, tëpavlefshem që puna e komisioneve të zhvillohet onlinë. Rregullojra është e qartë. Në raste të jashtëzakonshme mund të mbahet online. Por sot nuk jemi në një gjëndje të tillë. Arsyeja pse do të bëhet kjo është sepse kërkoni të asgjësoni parlamentarizmin. Ne nuk e përkrahim. Kërkojmë që ai vendim të hidhet poshtë dhe të ndjekim rregulloren e Kushtetutës”-tha Rushaj.

Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe deputeti Enkelejd Alibeaj, i cili kërkoi që të shfuqizohet vendimi.

LEXO EDHE:  Të shpëtosh nga Covid-19?/ Tre skenarët për fundin e pandemisë

LEXO EDHE:  Të shpëtosh nga Covid-19?/ Tre skenarët për fundin e pandemisë



“I kemi parë komisionet online, vitin e kaluar. Njëri në kafe tjetri në plazh, tjetri me gotën e rakisë, asnjë nuk e merrte vesh se cfarë votonte apo vepronte kur zhvillohen diskutimet online. Fëmijet shkojnë në shkolle, njerzit në punë edhe në koncerte. Për ata nuk ka problem. Vetëm ne duhet të mbrohemi. Ky është sinjal i gabuar që japim. Ai vendim duhet të shfuqizohet.

A nuk jemi në valën e vaksinimit. Deputetët të vaksinohen, të paraqesin në komisione testin. Kështu edhe garantojmë jetën e deputetëve por edhe garantojnë qytetarët që të informohen mbi punën e parlamentit të vet.

Po asgjësohet thelbi i demokracisë. Parlamentarizmi.”.-tha ndër të tjera Alibeaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nis seanca e Kuvendit/ Një minutë heshtje për minatorin që ndërroi jetë

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Seanca plenare në Kuvend ka nisur me një minutë heshtje në nderim të minatorit Muharrem Plaku.

Ka qenë ky një propozim i deputetes së PDs-së Dhurata Çupi që është miratura edhe nga kolegët e tjerë.



Megjithëse, kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla tha se se këto kërkesa bëhen paraprakisht ./CNA.al

LEXO TE PLOTE