LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Këshilltari i Tony Blair komenton fushatën e PS-së/ Campbell: Rama gati për mandatin e tretë radhazi

28 Mars 2021, 11:22, Politikë CNA
Këshilltari i Tony Blair komenton fushatën e PS-së/ Campbell:

Këshilltari i ish-Kryeministrit Tony Blair, i cili qeverisi për 3 mandate në Mretërinë e Bashkuar Alastair Campbell me anë të një postimi në rrjetet sociale ka komentuar hapjen e fushatës zgjedhore në Shqipëri nga Kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste.

Në postimi e tij Campbell ka zgjedhur një nga fotot në momentin e hapjes në fushatës elektorale të PS-së në sheshin ?Skënderbej?, bashkëngjitur imazhit ai shkruan se Rama është përpara për të marrë mandatin e tretë radhazi, kjo gjë tregohet edhe nga sondazhet e fundit.

?Foto nga fillimi i çeljes së fushatës së Edi Ramës. Ai është përpara në sondazhe dhe po duket mirë për një mandat të tretë radhazi si Kryeministër. Edi tregon se çfarë është e mundur për të majtën e partive të Qendrës që e kuptojnë qendrën si dhe të majtën, dhe që japin një udhëheqje të qartë të qëndrueshme për çështjet që kanë rëndësi për njerëzit?, shkruan Campbell./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga