LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Këngëtari bën deklaratën e bujshme/ “Unë kam pajtuar Stresin dhe Noizy-n”

28 Mars 2021, 20:56, Lifestyle CNA
Këngëtari bën deklaratën e bujshme/ “Unë kam

Këngëtari Mandi Nishtulla, i ftuar ditën e sotme në emisonin ?Expuls? ka bërë deklaratën e bujshme se ka qënë ai që ka pajtuar këngëtarët Stresi dhe Nozy-n.

?Unë jam si Bob Marley i Albania-s. Isha një ditë tek studio ime, si gjithmonë ne çunat e rinj e kemi qejf alkoolin dhe këto gjërat e tjera, që të ecim para. I thashë vetes, Mand duhet te dalësh dhe të thuash, Stresi dhe Noizy bëhuni bashkë. Sepse do më kujtoni, do ia dini të mirën e njëri-tjetrit. Jam bazuar tek kjo vlla, sepse janë rrit me njëri-tjetrin dhe ndodhi një elektricitet, kjo ndodhi sepse duhen shumë?, u shpreh ai.

Ai nuk është kursyer as me akuzat pasi u shpreh se nuk ka marrë asnjë lekë nga klikimet e këngës “Të ka lali shpirt” që bëri namin gjithandej. Mandi shtoi se nuk ka raporte të mira me dy bashkëpuntorët e këngës, me Silva Gunbardhin dhe Dafi Dertin.

?Në këngë nuk më kanë vendosur kredencialet se ku mund të më gjejnë njerëzit. Madje më kanë dhe diçka tjetër, qe klikimet nuk paguheshin, është budallik të kërkosh ti lekë. Ato klikime, ato gjonat ja kam dhënë atyre, le t?i marrin janë miliona euro. Nuk kam marrë kokërr leku. Ideja e këngës ka qenë e imja, kam qenë duke ik në Francë, duke parë nga dritarja, më erdhi refreni i këngës, e shkruajta.

Shkova tek Alfred Sula, ka qenë bashk me Dafin dhe këta nuk ishin martuar ende. Ishim të gjithë ok, dhe më pas vjen Silva e cila e dinte që kënga do bënte namin, kërkoi të ishte patjetër, ishim dobët me buxhetin dhe klipin e pagoi Silva. Nuk e di çfarë kanë bërë me klikimet?,u shpreh Dafi i revoltuar.”/CNA.al

Lajmet e fundit nga