LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Debatet rreth censusit në Maqedoninë e Veriut

28 Mars 2021, 18:45, Kosova & Bota CNA
Debatet rreth censusit në Maqedoninë e Veriut

Procesi i regjistrimit të popullsisë që po mbahet për diasporën e Maqedonisë së Veriut ka mobilizuar edhe faktorët politikë me thirrjet për t?u regjistruar, ndërsa opozita maqedonase po bën thirrje për shtyrjen e procesit për shkak të pandemisë së koronavirusit. Deri më tani janë regjistruar mbi 150 mijë qytetarë me origjinë nga Maqedonia e Veriut. Censusi brenda vendit duhet të fillojë më 1 prill dhe të zgjasë deri më 21 prill.

Nga ana tjetër, pushteti është i vendosur që censusi të bëhet medoemos, vetëm nëse nuk përshkallëzohet gjendja me koronavirusin. Qeveria paralajmëron gjoba për ata që thërrasin në bojkotimin e regjistrimit të popullsisë dhe për ata që nuk ua hapin dyert regjistruesve.

Megjithatë, një takim që pritet të mbahet të hënën midis Kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit të VMRO-së Hristijan Mickovski do të sqarojë nëse do të ketë shtyrje të procesit ose jo.

Drejtori i Entit te Statistikave, Apostol Simovski thotë se censusi para së gjithash është një operacion që siguron të dhënat bazë për krijimin e politikave jetike për qytetarët.

?E keni lirinë që të deklaroheni ashtu siç ndjeheni dhe shfrytëzojeni këtë mundësi?, tha drejtori Simovski duke u bërë thirrje qytetarëve që t?i harrojnë të gjitha thirrjet për bojkotimin e censusit, ?t?i harrojnë trysnitë dhe imponimin e frikës se me anë të regjistrimit dikush do të preket nga sëmundja e tmerrshme e koronavirusit?.

?Do t?i respektojmë protokollet deri në pikën e fundit dhe askush nga pjesëmarrësit në regjistrim nuk do të ndikojë që pandemia të përhapet?, tha zoti Simovski.

Censusi i fundit në vitin 2002 nxori pak mbi dy milonë banorë, prej tyre 25 përqind shqiptarë. Në dhjetë vitet e fundit ka pasur një shpërngulje drejt Evropës Perëndimore dhe sipas vlerësimeve të Bankës Botërore kjo shifër tejkalon 400 mijë shtetas të Maqedonisë së Veriut, të cilët u larguan për një jetë më të mirë.

Sëkëndejmi, komunitetet joshumicë mund të realizojnë më shumë të drejta nëse përbëjnë të paktën 20 përqind, apo kur janë 50% në një komunë të caktuar mund të përdorin edhe simbolet e tyre kombëtare.

Prandaj shqiptarët i japin rëndësi regjistrimit të diasporës, ku deri më tash janë regjistruar mbi 150 mijë qytetarë me origjinë nga Maqedonia e Veriut, por jo të gjithë evidentohen si banorë rezidentë.

Thirrjeve për regjistrimin e shqiptarëve në diasporë i është bashkuar edhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

Për cenusin janë interesuar edhe Shtetet e Bashkuara, teksa Ndihmës-Sekretari i Departamentit të Shtetit Matthew Palmer ka inkurajuar drejtuesin e opozitës, Mickovski dhe partinë e tij VMRO-DPMNE ?që të punojnë së bashku me të tjerët për të siguruar suksesin e censusit që është një mjet i rëndësishëm statistikor për përmirësimin e qeverisjes?, është shprehur zoti Palmer./ VOA

Lajmet e fundit nga