LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U akuzua për përdhunim/ Flet kushëriri i 20 vjeçarit: Ishte djalë i rregullt

27 Mars 2021, 09:56, Kronika CNA
U akuzua për përdhunim/ Flet kushëriri i 20 vjeçarit:

I afërmi i 20 vjeçarit të arrestuar një ditë më parë, i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 43-vjeçare me probleme të shëndetit mendor, është shprehur i bindur se i riu nuk e ka kryer këtë akt.

Kushëririri i 20- vjeçarit thotë se ai ishte martuar 2 muaj më parë dhe se policia e ka arrestuar pa prova, ndërsa shtoi se deklaratat e 43 vjeçares nuk janë të besueshme

?E ka arrestuar mbrëmë policia. Askush nga familjarët nuk kanë mundur ta takojnë. I kanë caktuar një avokat kryesisht. Jam i bindur që nuk e ka përdhunuar kushëriri im. 43-vjeçarja është me probleme mendore, nuk janë të besueshme deklaratat e saj. Ishte djalë i rregullt dhe jetonte vetëm me të ëmën në kushte shumë të vështira. Ishte martuar 2 muaj më parë. Policia e ka arrestuar pa prova. Nuk është bërë analiza e ADN që të vërtetojë atësinë?, shprehet ai./CNA.al

Lajmet e fundit nga