LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Transportonte emigrantë të paligjshëm/ Arrestohet në Korçë, 28-vjeçari

27 Mars 2021, 10:07, Kronika CNA
Transportonte emigrantë të paligjshëm/ Arrestohet në

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, në vijim të operacionit policor ?Perimetri?, i 13-ti i këtij lloji për këtë vit,kanë arrestuar shtetasin E. L., 28 vjeç, banues në Gramsh.

Ai kalonte emigrantë të paligjshëm në kufi kundrejt shpërblimit.

?Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, në vijim të operacionit policor ?Perimetri?, i 13-ti për këtë vit, kanë goditur një rast tjetër të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. L., 28 vjeç, banues në Gramsh.

Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Policisë në aksin rrugor Bilisht-Korçë, pranë fshatit Cangonj, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip ?Benz?, 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Gjatë ndjekjes, 28-vjeçari nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe ka tentuar të largohet, por u kap dhe neutralizua.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale ?Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve? kryer në bashkëpunim dhe ?Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik?, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga