LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama në Krujë, me mendjen tek Linda/ “Nga këtu kam gjysmën e gjysmës time më të mirë”

27 Mars 2021, 17:41, Politikë CNA
Rama në Krujë, me mendjen tek Linda/ “Nga këtu kam

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim elektoral në Krujë me kandidatët për zgjedhjet e 25 prillit.

Në fillim të fjalës së tij, Rama rrëfeu sfidën me të cilën u përball në momentin e parë që mori drejtimin e PS-së.

?Mu kujtua kur erdha në Krujë për herë të parë si kryetar i sapo zgjedhur i PS-së, u futa në takim dhe vetëm burra, dhe kudo që shkoja në takimet prezantuese, vetëm burra nga i pari te i fundit dhe kur fillova të pyes ku janë gratë, më thoshin ?ku ka gra këtu?.

Rama tregoi edhe një tjetër arsye se përse sipas tij Kruja do të jetë në qendër të vëmendjes së tij.

 ?Gjysma e gjysmës time më të mirë është nga Kruja, pasi e ëma e Lindës është nga Kruja dhe duke ardhur këtu në Durrës, gjë që unë e kam bërë nisur në radhë të parë për t?i kushtuar rëndësi se ka potencial është e lidhur edhe me një pjesë të rrënjëve të mia. Do të duhet ta mbaj edhe detyrimin për t?u kujdesur edhe për Krujën? tha ai./CNA.al

Lajmet e fundit nga