LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama ironizon aleatët e Bashës/ “Si shalqi me provë, kanë dalë kungull disa herë”

27 Mars 2021, 18:17, Politikë CNA
Rama ironizon aleatët e Bashës/ “Si shalqi me provë,

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish aleatët e Bashës. Për Agron Dukën Rama me ironi tha se ka qenë ministër Bujqësie në shekullin e 5-të para Erës Sonë.

Më tej ai ka ironizuar dhe me Shehin, Mediun, Idrizin, Mesila Dodën, kurse për Nard Ndokën ka thënë se duket më i mirë se të tjerët pasi është filozof.

Më tej ai ka bërë një krahasim mes Milva Ekonomit dhe Edi Palokës, teksa për këtë të fundit ka thënë se nëse vjen në pushtet në Krujë do të rrite vetëm konsumi i rakisë dhe paçes në 5 të mëngjesit.

??Po Gon Duka çfarë bën? Ka qenë ministër Bujqësie në shekullin e 5-të para Erës Sonë. Kanë firmosur marrëveshjen me Bashës, po çfarë do bëjë Gon Duka? Po Dash Shehi, po Fatmir Mediu? Po Shpëtim Idrizi, po Mesila, po Nard Ndoka megjithëse ai duket më i miri nga të gjithë ata. Nardi nuk është aq keq, filozof të paktën. Që mos vazhdoj me të tjerët. Kush do jetë qeveria e ndryshimit. Shalqi me provë. Kanë dalë kungull disa herë. Si doli që të votohen këta.

Ne duhet të vazhdojmë me punën. Gjithë arkitekturën. Ne kemi pasur të meta, kemi bërë gabimet tona. Me Palokën në Krujë rritet konsumi i rakisë dhe paçës në 5 të mëngjesit. Të paktën do shes raki e paçë se ky do më shkatërrojë. Mund të krahasohet Paloka me Milvën këtu. S?ka shans”,  tha Rama.

 

Lajmet e fundit nga