LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mitingu i PD/ Bardhi: Na doli situata nga kontrolli

27 Mars 2021, 07:52, Politikë CNA
Mitingu i PD/ Bardhi: Na doli situata nga kontrolli

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka komentuar mitingun e zhvilluar nga PD në hapje të fushatës.

Bardhi thotë se situata gjatë mitingu në sheshin ?Nënë Tereza? iu doli jashtë kontrollit. I ftuar në ?Java në RTSH?, Bardhi tha se qëllimi i tyre nuk ishte aspak të shkaktonin grumbullime masive, por që qytetarët nuk përmbaheshin.

?Nuk ishte qëllimi ynë që të kishim grumbullime masive. Donim që qytetarët të futeshin dhe të qëndronin në makina, por situate na doli nga kontrolli Ju e keni parë shumë mirë që vetë kryetari i PD-së i ka respektuar të gjitha masat vetë, vendos maskën. Ne kemi bërë edhe dje thirrje për ruajtje distance dhe për mbajtjen e maskës, por nuk u bë e mundur. Ka edhe diçka tjetër, unë nuk ua shpjegoj dot qytetarëve në daljet tona se përse kur na takojnë ne, duhet të jemi më pak se 10 persona, ndërsa nëse janë vetëm qytetarët në kafe, në përditshmëri, mund të jenë edhe 50,?- tha Bardhi.

Lajmet e fundit nga