LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta kërcënon median/ Është në të mirën tuaj që të jepni kontribut për atë që vjen nesër

27 Mars 2021, 12:13, Politikë CNA
Meta kërcënon median/ Është në të mirën tuaj

Presidenti Ilir Meta gjatë një konferencë për shtyp ka folur mbi zgjedhjet e 25 Prilli dhe garantimin e votës së lirë. Ai pati gjithashtu një mesazh edhe për mediat ku u shpreh se ato duhet të jenë transparente në këtë proces. Më tej ai shtoi që çdo kush do të japë llogari  nesër me hir apo me pahir për shkak të votës së qytetarëve.

“I ftoj mediat gjithashtu të jenë mjaft transparente në këtë proces. Është në të mirën e tyre. Duhet të respektojnë qytetarët dhe duhet të japin kontribut për atë që do të vijë nesër.  Të jenë të gjithë në rrethana lehtësuese në procesin e llogaridhënies që do të vijë nesër me hir apo me pahir për shkak të votës së qytetarëve”, u shpreh Meta./CNA.al

Lajmet e fundit nga