Connect with Us

Kapen me armë zjarri/ Arrestohen dy të rinjtë në Vlorë

Aktualitet

Kapen me armë zjarri/ Arrestohen dy të rinjtë në Vlorë

Publikuar

-

Policia e Vlorës gjatë një kontrolli të befasishëm ka arrestuar dy shtetas të cilët posedonin armë zjarri. Të arrestuarit janë  S. S., 34 vjeç, banues në fshatin Armen dhe shtetasi shtetasit J. A., 26 vjeç, banues në Vlorë.

Vijojnë kontrollet e befasishme, për kapjen e personave në kërkim, atyre që mbajnë apo qarkullojnë armë zjarri dhe lëndë narkotike.

Si rezultat i kontrolleve u evidentuan dhe u goditën dy raste të armëmbajtjes pa leje.

Vihen në pranga dy shtetas, poseduesit e armëve të zjarrit.

Sekuestrohen dy armë zjarri pistoletë.

Strukturat e DVP Vlorë në bashkëpunim me FNSH-në, në zbatim te planit të masave me qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim, personave që qarkullojnë me armë zjarri dhe atyre që tentojnë të trafikojnë apo shperndajnë lendë narkotike, kanë vijuar me kontrollet e befasishme në ambiente të ndryshme, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative.

Si rezultat i kontrolleve në fshatin Peshkëpi, Vlorë, u arrestua në flagrancë shtetasi S. S., 34 vjeç, banues në fshatin Armen, Vlorë, person me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes. Arrestimi i ktij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Po gjatë mesditës së djeshme si rezultat i këtyre kontrolleve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. A., 26 vjeç, banues në Vlorë, i cili pasi pa shërbimet e policisë hodhi armën e zjarrit dhe tentoi të largohej me vrap por u kap dhe u prangos gjatë ndjekjes nga Policia.

Materialet në ngarkim të tyre, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje””, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Qeveria e re, një pellg në stanjacion”/ Islami tregon frikën e madhe, “shuplaka” për Ramën

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Jashtëm, Kastriot Islami, nuk sheh ndonjë ndryshim në qeverinë e re, të mandatit të tretë socialist, të prezantuar nga Edi Rama disa ditë më parë.

“Unë e shikoj situatën si të një pellgu në stanjacion, të qelbur që ka prej vitit 2013 që është ndotur dhe vijon të ndotet me grabitje, korrupsion, PPP dhe grabitja e votave dhe kjo e ka bërë situatën të pakorrigjueshme”, tha Islami, i ftuar në Ditarin e A2 CNN.

Është një pellg që rrinë bashkë. Këtë radhë ka dhe 2-3 elemente që vijnë nga zhvillimet globale. Të gjithë bashkë kanë një të përbashkët, klientelizmin. Ka një mungesë të qartë të veprimit, janë mediokër”.

Islami i ka dhënë edhe një “shuplakë” të fortë kryeministrit Edi Rama, ndërsa heq një paralele mes qeverisjes shqiptare dhe asaj të Afganistanit.



LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në Vlorë/ Makinat përplasen kokë më kokë

LEXO EDHE:  Zbulohet e shkuara e Delon Troqes/ Viktima me precedentë penalë, sapo ishte kthyer nga Spanja

Sipas ish-ministrit të Jashtëm, pavarësisht se disa kanë ikur dhe disa janë spostuar, të gjithë i bashkon frika.

“Frika e asaj që ndodhi në Afganistan. Në Afganistan, një sistem i korruptuar dhe i kalbur, i mbështetur dhe nga jashtë, përfundoi me largimin e presidenti Ghani që kishte grumbulluar lekët dhe donte të largohej jashtë dhe me një ushtri që nuk rezistoi.

Dhe pikërisht këta kanë këtë frikë. Ata kanë frikë se ajo që ndodhi në Afganistan mund të ndodhë dhe në Shqipëri. Nëse në Afganistan u deshën disa ditë, regjimi këtu mund të bjerë për disa orë. Këta kanë kohë që kanë frikë, por nuk kishin një shembull dhe ajo që ndodhi në Afganistan bëri që të shtohet frika”.- tha Islami./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Zvicra ngre alarmin/ Në vendet e Ballkanit, falsifikohen testet e PCR

Publikuar

-

Nga

Mediat zvicerane kanë dhënë alarmin, në lidhje me testet PCR, në Ballkanin Perëndimor.

Mediat zvicerane shkruajnë se rritja e rasteve me Covid-19 ka ardhur edhe për shkak të falsifikimit të testeve PCR nga ana e shtetasve të ardhur nga Ballkani Perëndimor, përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë.

Blick, shkruan se në Serbi, Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut janë arrestuar mbi 100 persona lidhur me falsifikimin e testeve e në një rast janë konfiskuar edhe kompjuterë.

LEXO EDHE:  Zbulohet e shkuara e Delon Troqes/ Viktima me precedentë penalë, sapo ishte kthyer nga Spanja

LEXO EDHE:  Një punonjëse rezulton pozitive me Covid/ Mbyllet çerdhja nr.2 në Vlorë



Sipas gazetës zvicerane, në Kosovë janë identifikuar laboratorë që kryenin testet e rreme, çmimi i të cilave ka arritur deri në 700 euro.

Gazeta publikon edhe intervista, pa zbuluar identitetin e personave, të cilët thonë se në Kosovë janë lëshuar teste të falsifikuar dhe se kanë paguar para për të marrë testin negative.

LEXO TE PLOTE

Bota

“Rivaksinim çdo 5-6 muaj”/ Izraeli përgatit dozën e katërt anti-Covid

Publikuar

-

Nga

cna lajme bote

Pavarësisht se Izraeli është shteti me vaksinimet më të larta të popullsisë, rritja e shifrave të infektimeve i ka detyruar autoritetet të marrin një tjetër vendim.

Tashmë popullsia në Izrael po bëhet gati për vaksinimin e dozës së katër anti-Covid, me qëllim për të shmangur mutacionet e reja të këtij virusi që ka pushtuar gjithë globin.

Zyrtari izraelit i deleguar për t’u marrë me pandeminë, Selman Zarka, ka thënë se tani, qytetarët duhet të kuptojnë se ata do të vaksinohen më shpesh kundër virusit, “çdo 5 deri në 6 muaj”.



“Izraeli pritet të sigurojë vaksina që janë zhvilluar posaçërisht për të trajtuar mutacione të ndryshme të koronavirusit deri në fund të vitit 2021 ose në fillim të vitit 2022,” tha ai për radion shtetërore Kan.

LEXO EDHE:  Zbulohet e shkuara e Delon Troqes/ Viktima me precedentë penalë, sapo ishte kthyer nga Spanja

LEXO EDHE:  Vendi futet në karantinë për festa/ Policia "ngrihet në këmbë", përforcon shërbimin

“Meqenëse virusi është këtu dhe do të vazhdojë të jetë këtu, ne do të duhet të përgatitemi për një dozë të katërt. Kjo do të jetë jeta jonë tani e tutje, ne do të përjetojmë valë të njëpasnjëshme të koronës. Duket se nëse mësojmë mësime nga vala e katërt, duhet të marrim parasysh shfaqjen e valëve të reja me mutacione të reja, siç është mutacioni i ri” Mu “nga Amerika e Jugut”, përfundoi ai.

Izraeli po vendos një rekord të ri për Covid-19, me një valë të katërt që po godet vendin. Të mërkurën e kaluar në Izrael u regjistruan 1,892 raste të reja të Covid./ CNA.al

LEXO TE PLOTE