Connect with Us

Fitoi presidencën, Laporta rikthen te Barcelona ish-kapitenin Carles Puyol

La Liga

Fitoi presidencën, Laporta rikthen te Barcelona ish-kapitenin Carles Puyol

Publikuar

-

Carles Puyol do rikthehet te Barcelona, këtë herë në postin e përgjegjësit për projektet sociale të klubit. Vetë presidenti i sapozgjedhur, Joan Laporta ka bërë me dije për TV3 se ish-kapiteni do jetë pranë klubit, pasi ka mjaft ide për të ngritur më shumë ngjyrat e klubit.

“Puyol dhe gruaja e tij kanë shumë projekte në mendje dhe dëshirojnë t’i kryejnë ato me Barça. Nuk e di nëse ai do të drejtojë vetë fondacionin Barça, por ai do të merret me projekte brenda kornizës së fondacionit”, ka thënë Oriol Domenech në raportimin e tij. Prej 1995 e deri në 2014, Carles fitoi 24 trofe me Barcelonën.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

La Liga “mban frymën”, Koeman dhe Zidane projektojnë titullarët

Publikuar

-

Nga

La Liga mban frymën, teksa në orën 21.00 luhet Real Madrid – Barcelona. Si Zidane dhe Koeman po mendojnë për formacionet zyrtare. Nga minuta e parë për madrilenët pritet ta nisin në sulm Benzema-Asensio-Vinicius. Në mesfushë qëndron Casemiro-Modric-Kross.

Në krahun tjetër, katalanasit mund ta nisin me  Messi-Griezzman në ofensivë, ndërsa nuk do mungojë as Dembele. Pique në mbrojtje jep siguri, ndërsa në portë është Ter Stegen.

Formacioni i mundshëm i Real Madridit: Courtois, Mendy, Nacho, Militao, Vazquez, Kroos, Casemiro, Modric, Vinicius, Benzema, Asensio.

Formacioni i mundshëm i Barcelonës: Ter Stegen, De Jong, Lenglet, Pique, Dest, Alba, Pedri, Busquets, Griezmann, Dembele, Mess

LEXO TE PLOTE

La Liga

Luhet sonte “El Clasico”, Barcelona dhe Reali “përplasin brirët”

Publikuar

-

Nga

Ndeshja e sotme mes Real Madrid dhe Barcelonës pritet të jetë një nga El Clasicot më të zjarrta në vitet e fundit.

Kjo për faktin se të dy skuadrat janë në garë për titull dhe në qoftë se njëra humbet pikë, atëherë do mund ta shihte veten jashtë garës për titull.

‘Galaktikët’ në këtë ndeshje do hynë me disa mungesa kryesore në formacion, ku Sergio Ramos, Dani Carvajal dhe Eden Hazard janë të lënduar. Raphael Varane mungon shkaku i COVID-19.

‘Blaugranët’ janë në avantazh sa i përket punës së lëndimeve, pasi vetëm Ansu Fati dhe Coutinho nuk janë të gatshëm.

Më poshtë, gjeni edhe formacionet e mundshme për këtë ndeshje.

Real Madrid: Courtois; Vazquez, Militao, Nacho, Mendy; Modric, Casemiro, Kroos; Asensio, Benzema, Vinicius

Barcelona: Ter Stegen; Mingueza, De Jong, Lenglet; Dest, Pedri, Busquets, Alba; Griezmann, Messi, Dembele

LEXO TE PLOTE

La Liga

Njihuni me 37-vjeçarin biznesmen që u fut nudo në fushë, gjatë ndeshjes Granada-Man Utd

Publikuar

-

Nga

Gjatë ndeshjes mes Granadës dhe Mançester Junajtidit, vëmendjen e të gjithëve e tërhoqi tifozi, i cili u fut nudo në fushën e lojës.

Olmo Garsia, quhet personi i cili u fut në fushë, tërësisht i zhveshur. Mund të jetë i panjohur për të gjithë ndjekësit e futbollit dhe në botë, por jo për qytetarët e Granadës në Spanjë. Garsia prej 4 vitesh qëndron nudo nëpër qytet dhe nuk vishet kurrë. 37-vjeçari në të kaluarën ka qenë biznesmen, teksa ka punuar edhe për ushqimin e atletëve.

Në Granada, Olon e njohin si një person shumë humanist, teksa në një intervistë të dhënë më parë, ai është shprehur se duke ndenjur nudo gjen qetësinë, teksa shton se kështu trupi i tij mund të marrë më shumë vitamina.

“Unë nuk protestoj kurrë për diçka, por vetëm bashkëpunoj. Paqja në botë për mua është harmonia dhe fjalët e bukura. Unë dua një jetë pa sëmundje, pa stres dhe pa depresion. Duke qëndruar i zhveshur, unë gjej qetësinë. Kështu lëkura merr më shumë vitamina. Policia më ka ndaluar 5 herë, por nuk jam gjobitur kurrë.”, tha Olmo Garsia në një intervistë të dhënë pak kohë më parë.

LEXO TE PLOTE