Connect with Us

Ekspertët: Mos zgjidhni mes vaksinave, merrni cilëndo që u jepet

Shëndeti

Ekspertët: Mos zgjidhni mes vaksinave, merrni cilëndo që u jepet

Publikuar

-

Ekspertët: Mos zgjidhni mes vaksinave, merrni cilëndo që u jepet

Ekspertët thonë se në garën globale kundër varianteve të reja të koronavirusit, është e domosdoshme të arrihet me shpejtësi imuniteti i tufës, duke vaksinuar sa më shumë njerëz që të jetë e mundur. Ju njohim me gamën e vaksinave që përdoren në SHBA dhe në vendet e tjera. Korrespondetja e Zërit të Amerikës Mariama Diallo sjell detaje.

Në Shtetet e Bashkuara, po përdoren tre vaksina: Pfizer / BioNtech, Moderna dhe Johnson & Johnson, e cila sapo i është shtuar arsenalit të përgjithshëm. Ekspertët amerikanë thonë se të gjitha janë çertifikuar në mënyrë të rreptë.

Mes vaksinave ka patur ndryshime në metodën e shpërndarjes si dhe disa debate rreth niveleve të efikasitetit. J. Stephen Morrison, Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare Skype

“Është pak e ngatërruar sepse vaksina J&J është 66 përqind efikase dhe njerëzit thonë: përse të mos marr Pfizer-in dhe Moderna-n që janë 95 përqind? ‘Përgjigjja është: Dakord, por provat me J&J janë bërë në një kohë më të vonë, kur dolën variante të tjera të virusit. Pra, meqenëse qëllimi është parandalimi i sëmundjes së rëndë apo vdekjes, të treja vaksinat janë jashtëzakonisht të mira, prandaj mos hezito të zgjedhësh cilëndo prej tyre,” thotë J. Stephen Morrison, i Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Vaksina britaniko-suedeze AstraZeneca, e krijuar bashkë me studiuesit e Universitetit të Oksfordit, po përdoret në të gjithë botën. Por kohët e fundit disa vende evropiane e pezulluan atë përkohësisht për shkak të shqetësimit se ajo mund të ishte e lidhur me disa raste të mpiksjes së gjakut. Pas një rishikimi javën e kaluar nga komisioni i sigurisë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vaksinës iu hap përsëri drita e gjelbër.

Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtor i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë

“Ne i inkurajojmë vendet të vazhdojnë ta përdorin këtë vaksinë të rëndësishme. AstraZeneca është veçanërisht e rëndësishme sepse përbën më shumë se 90 përqind të vaksinave që shpërndahen përmes nismës COVAX,” tha kreu i OBSH-së.

COVAX është një nismë e udhëhequr nga OBSH-ja për të ndihmuar në shpërndarjen e drejtë të vaksinave, sidomos në vendet me të ardhura të ulëta.

LEXO EDHE:  CNA.al zbulon masat e reja/ Ja kur do të nisë ora policore

Vaksinat janë disa llojesh. Disa janë krijuar me teknologji të vjetra, si ato me lëndë virale joaktive ose të dobësuar. Të tjera, si Moderna dhe Pfizer, mbështeten në metoda më të reja, siç është ARN-ja që u dërgon mesazhe qelizave. Eksperti i shëndetit publik William J. Moss shpjegon.

“Vaksinat me ARN dhe ato me adenovirus funksionojnë pak më ndryshe. Në vend që të injektojmë një proteinë ose tërë virusin e dobësuar, ne injektojmë recetën gjenetike. Kështu që qelizat tona prodhojnë proteinën tipike të koronavirusit dhe trupi krijon imunitet ndaj saj,” thotë William J. Moss i Universitetit Johns Hopkins.

Ekzistojnë një numër vaksinash të tjera si Sputnik V e Rusisë dhe disa të tjera të prodhuara në Kinë. Edhe pse ato kanë një rol të rëndësishëm, është me rëndësi që këto vaksina të kalojnë nëpër proceset e plota të mbledhjes së të dhënave, thotë Dr. Moss.

“Një nga sfidat do të thosha si me vaksinën Sputnik ashtu edhe me disa nga vaksinat kineze është se ato nisën të përdoren në disa vende para se të kryheshin të gjitha provat e fazës së tretë,” thotë Dr. Moss.

Por një numër vendesh po i përdorin tashmë vaksinat ruse dhe kineze, madje zyrtarët shëndetësorë në disa vende e kanë marrë të parët vaksinën, për t’u dhënë sigurime njerëzve. Kohët e fundit Sputnik V publikoi të dhëna shtesë, po ashtu edhe njëra nga kompanitë kineze të vaksinave, Cansino.

Deri tani, të dhënat e tyre kanë qenë pozitive. Duke pasur parasysh sfidat e një pandemie globale, të kesh një portofol të gjerë vaksinash është diçka e mirë, thonë ekspertët e shëndetit.

“Një nga pengesat më të mëdha është kapaciteti prodhues. Na duhen 14 deri në 15 miliardë doza që të arrijmë imunitetin e tufës në të gjithë botën dhe këto janë shifra mjaft të mëdha”, thotë Stephen Morrison./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Shëndeti

6 holluesit natyralë të gjakut që bëjnë “mrekulli” tek personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Njerëzit të cilët rrezikohen nga sulmet në zemër, goditjet në tru, për shkak të një ritmi të parregullt të zemrës, enëve të gjakut, ose sëmundjeve të zemrës shpesh marrin ilaçe për hollimin e gjakut.

Sipas Healthline, shumë vitamin, ushqime, barëra dhe erëza veprojnë si hollues natyralë të gjakut.

Sipas Medical News Today , ushqimet, erëzat dhe vitaminat që mund të veprojnë si hollues natyralë të gjakut dhe ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut të mpiksjes janë:

Shafran i Indisë

Kjo erëz e artë, aromatike përmban përbërësin aktiv, kurkumin, i cili ka veti anti-inflamatore dhe hollues të gjakut. Një studim i botuar në vitin 2012 sugjeron që marrja e një doze ditore të erëzave të shafranit të Indisë mund t’i ndihmojë njerëzit të mbajnë statusin antikoagulant të gjakut të tyre. Përdoreni atë në oriz ose si çaj.

Xhenxhefil

Kjo erëz anti-inflamatore mund të parandalojë koagulimin e gjakut, sipas Healthline. Ai përmban një acid natyral të quajtur salicil, i cili është përbërësi aktiv në aspirinë, gjithashtu një hollues i fuqishëm i gjakut. Përdorni xhenxhefil të freskët ose të tharë rregullisht në pjekje, gatim dhe lëngje.

Spec i kuq

Specat janë gjithashtu të lartë në salicilate dhe mund të veprojnë si agjentë të fuqishëm për hollimin e gjakut. Sipas Healthline , speci i kuq gjithashtu ka treguar se ul presionin e gjakut dhe zvogëlon dhimbjen.

LEXO EDHE:  CNA.al zbulon masat e reja/ Ja kur do të nisë ora policore

LEXO EDHE:  Nuk ka përmirësim/ Regjistrohen 71 viktima nga Covid-19 në shtetin fqinj

Vitamina E

Sipas WebMD , profesori i mjekësisë i Shkollës Mjekësore të Harvardit Robert J. Glynn thotë se vitamina E tregon premtim në parandalimin e mpiksjeve potencialisht vdekjeprurëse në pacientët me rrezik të lartë të cilët nuk përdorin hollues gjaku si ëarfarin.



Sipas Medical News vitamina E mund të merret nga këto ushqime:

-bajame

-vaj luledielli

-fara luledielli

-vaji i embrionit të grurit

-drithërat e plota

Disa studiues raportojnë se marrja e hudhrave pa erë, të tilla si ekstrakti i hudhrës së vjetër ose AGE, ndihmon në zvogëlimin e formimit të mpiksjes së gjakut. Dr Mattheë Budoff, një kardiolog UCLA, thotë se marrja e shtojcave AGE gjithashtu mund të ndryshojë ndërtimin e pllakës arteriale duke zvogëluar kështu rrezikun e sulmit në zemër dhe goditje në tru. Disa punime kërkimore të shkruara nga shkencëtarët gjermanë sugjerojnë se AGE mund të parandalojë ngurtësinë arteriale duke ruajtur fleksibilitetin e arterieve dhe duke rritur disponueshmërinë e oksidit nitrik, i cili relakson enët e gjakut dhe zvogëlon rrezikun për demencë dhe sëmundjen e Alzheimerit.

Kanellë

Kjo erëz popullore, aromatike përmban kumarinë, një agjent i fuqishëm për hollimin e gjakut. Ëarfarin, ilaçi më i përdorur për hollimin e gjakut, rrjedh nga kumarina, sipas Medical Neës Today. Marrja e kanellës së pasur me kumarinë në baza afatgjata mund të shkaktojë dëmtim të mëlçisë, prandaj përdoreni në sasi të vogla./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Imuniteti kolektiv/ Si llogaritet dhe për çfarë është ai?

Publikuar

-

Nga

Mundësitë e arritjes së imunitetit të tufës....

Nga Blerta Brati

Ndërsa epidemia e Covid-19 është në vazhdim, është e rëndësishme të merret parasysh imuniteti kolektiv. Si llogaritet? Për çfarë është ai?

Imuniteti kolektiv është përqindja e një popullsie të caktuar që është imune / e mbrojtur kundër një infeksioni nga i cili një subjekt i infektuar i futur në atë popullatë do të transmetojë patogjenin në më pak se një person mesatarisht, në fakt duke e çuar epideminë në zhdukje, sepse patogjeni haset shumë subjekte të mbrojtura. Ky grup ose imuniteti kolektiv mund të merret me infeksion natyror ose me vaksinim (nëse sigurisht ka një vaksinë).

Niveli i nevojshëm për të kaluar ose qëndruar nën pragun e imunitetit të tufës varet nga numri bazë i riprodhimit të sëmundjes (R0), domethënë nga numri mesatar i individëve naivë imunologjikisht që një subjekt do të infektojë pas kontaktit. Sa më e lartë kjo normë bazë e riprodhimit, aq më e lartë duhet të jetë përqindja e subjekteve imunë.

LEXO EDHE:  Gara për karrigen e kryetarit/ Nishani: 13 Qershori nuk i vë kapakun zgjedhjeve

LEXO EDHE:  Nuk ka përmirësim/ Regjistrohen 71 viktima nga Covid-19 në shtetin fqinj

Për shembull, R0 për gripin sezonal = 2; e Covid-19 = 3 me virusin historik, (mund të jetë 4 ose më shumë me variantet angleze (B.1.1.7) ose indiane (B.1.617.2)); e fruthit = 12-20.



Përqindja e subjekteve të imunizuar të kërkuar për të arritur imunitetin e tufës llogaritet si më poshtë:

Imuniteti kolektiv = 1 – 1 / R0

Prandaj, llogaritja për të marrë këtë përqindje jep rezultatet e mëposhtme: psh: 50% për gripin, 80% për Covid-19 me variantet e reja 90%, 95% për fruthin.

Sigurisht, imuniteti i fituar duhet të mbetet efektiv me kalimin e kohës. Nëse jo, nevojiten doza përforcuese.

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

FDA autorizon dozë të tretë të vaksinës kundër COVID-19 për grupe të caktuara

Publikuar

-

Nga

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) autorizoi një dozë të tretë përforcuese të vaksinës Pfizer-BioNTech COVID-19 për amerikanët mbi 65 vjeç dhe për ata që vuajnë nga sëmundje të rënda.

Doza përforcuese është miratuar edhe për punonjësit e profesioneve të caktuara, si ata të kujdesit shëndetësor, mësuesit, punonjësit e dyqaneve ushqimore dhe ata në qendrat për të pastrehët ose burgjet.

Autorizimi ka gjasa t’i hapë rrugën të enjten votimit në komisionin këshillimor i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve(CDC).

Një panel i FDA-së javën e kaluar votoi me shumicë dërrmuese për të hedhur poshtë planin e Shtëpisë së Bardhë që doza e tratë të vihej në dispozicion të shumicës së amerikanëve, duke përmendur mungesën e të dhënave të plota mbi sigurinë e dozës së tretë, si dhe efektshmërinë e saj.

LEXO EDHE:  Nuk ka përmirësim/ Regjistrohen 71 viktima nga Covid-19 në shtetin fqinj

LEXO EDHE:  CNA.al zbulon masat e reja/ Ja kur do të nisë ora policore

Paneli gjithsesi mbështeti dozën përforcuese për grupmoshën mbi 65 vjeç dhe për individët në rrezik të lartë për sëmundje të rënda.



Shkencëtarët theksuan se shqetësimi kryesor duhet të vazhdojë të jetë vaksinimi i atyre që nuk kanë marrë asnjë dozë.

Ndërkohë sipas një studimi të ri, gratë shtatzëna që vaksinohen kundër COVID-19 i transmetojnë antitrupat e koronavirusit tek fëmijët e palindur.

Studiuesit e Fakultetit të Mjekësisë Grossman të Universitetit të Nju Jorkut ekzaminuan 36 të porsalindur, nënat e të cilëve kishin marrë ose vaksinën Pfizer, ose Moderna para lindjes dhe zbuluan se çdo foshnjë kishte antitrupa.

Studimi nuk përcakton sa e fortë ishte mbrojtja e foshnjave nga COVID-19, ose sa mund të zgjaste ajo./voa

LEXO TE PLOTE