Connect with Us

Arrestohet drejtuesi  i sigurisë së portit të Shëngjinit

Aktualitet

Arrestohet drejtuesi  i sigurisë së portit të Shëngjinit

Publikuar

-

Arrestohet drejtuesi  i sigurisë së portit të Shëngjini, Agostin Gjini.

Agostin Gjini dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës si përgjegjës i Sektorit të Arkivit dhe Protokollit në ish-komunën Shëngjin, ka falsifikuar dokumentet, duke tjetërsuar një sipërfaqe toke në bregdetin e Shëngjinit, nga lloji i pasurisë rërë në arë.

Hetimet kanë nisur 6 muaj më parë. Gjithashtu bëhet me dije se  është shpallur në kërkim edhe  përfituesi i truallit të tokës S.U.

“Specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Lezhë kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg” të vendosur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë për shtetasin A. Gj., 56 vjeç, banues në Ishull Lezhë, për vepren penale “Falsifikimi i dokumenteve “.
Ky person dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës si përgjegjës i Sektorit të Arkivit dhe Protokollit në Njësinë Administrative Shëngjin ka falsifikuar dokumentet, duke tjetërsuar sipërfaqe toke në bregdetin e Shëngjinit, nga lloji i pasurisë rërë në arë. Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale dhe vënien para përgjegjësisë ligjore personave të tjerë te implikuar”, njofton policia./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Manipulohet procesi zgjedhor në Maliq/ Ervin Salianji hedh 150 vota pro Bashës në kuti

Publikuar

-

Nga

Manipulohet procesi zgjedhor në Maliq/ Ervin Salianji hedh 150 vota pro Bashës në kuti

Në degën e PD Maliq po manipulohet procesi zgjedhor.

Në momentin që ka kanë lëvizur vëzhguesit, Ervin Salianji, deputeti i Bashës, skandalozi i tij ka urdhëruar që të vidhen votat për të qenë në favor të kreut aktual.

Rreth 150 vota janë hedhur në kutitë e PD Maliq për Lulzim Bashën, megjithëse atje procesi ka qenë totalisht i falsifikuar dhe shifrat nuk po kapnin as votimin e 2017.  Pra deri tani në këtë bashki kanë votuar gati gjysma e atyre që votuan në vitin 2017.

CNA.al ka folur me anëtarë të komisionit që kanë denoncuar këtë skandal dhe ka arritur të krijojë informacione të besueshme se 150 vota janë hedhur pro Lulzim Bashës në degën e PD Maliq.

LEXO EDHE:  Goditet transporti i drogës/ Sekuestrohen 95 kg kanabis dhe 11.000 euro në Lezhë

LEXO EDHE:  Kontrolle të rrepta nga rrugorët e Tiranës/ Arrestohen 37 shoferë gjatë një jave

Kjo është një kambanë alarmi që po ndodh në shumë vende të Shqipërisëë, ku në momente të caktuara, në degët në zona të pakontrolluara hidhen vota në kuti për Lulzim Bashën dhe për të rritur pjesëmarrjen në votim.

Ky fenomen është I pranishëm kryesisht në degët ku në listat e anëtarëve janë emra të cilët janë emigrant, duke nisur nga Devolli, Korçë, Maliq, Porgradec, Prrenjas, Librazhd, Gjirokastë për të rritur pjesëmarrjen fiKtive por edhe për ti dhënë fitoren Lulzim Bashës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Revoltohet Indrit Hoxha/ Paralajmëron Lulzim Bashën

Publikuar

-

Nga

Indrit Hoxha: Treçereku i Kryesisë nuk besojnë që Basha fiton përballë Ramës

Anëtari i Këshillit të Lartë Kombëtar të PD, Indrit Hoxha, ka denoncuar se nuk ka gjetur emrin e tij në listën e votuesve të PD.

Hoxha ka reaguar i revoltuar ndaj kreut të PD, Lulzim Basha duke u shprehur se ky është një trup dhe e paralajmëron se nuk e heq dot nga PD.

Shkova ne njesine 8 ne degen e PD per te votuar, dhe rezultoi qe emri im ishte hequr si antar i PD, ky eshte nje turp qe rendon mbi Lulzim Bashen. Ti mund te kesh ne dore heqjen dhe vendosjen e emrave ne liste, por nga PD ti sme largon dot, perkundrazi me kete veprim te ulet komunist qe ke bere thjeshte me ke motivuar me shume per te folur dhe luftuar mbi vlerat dhe parimet e meritokracise dhe mirenjohjes politike.Aksionet e mia ne PD ti nuk i fshin dot,je antar me i vone se une PD”, shkruan Hoxha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Skandaloze/ Genc Pollo filmon hapur votën

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD, Genc Pollo ka filmuar hapur votën e tij në zgjedhjet për kreun e ri të Partisë Demokratike.

Report Tv ka kapur live momentet teksa Pollo po filmonte votën e tij.

Kjo është një masakër elektorale në shtëpinë e demokratëve./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE