Connect with Us

Aristoteli dhe oligarkia amerikane

Blog

Aristoteli dhe oligarkia amerikane

Publikuar

-

Nga William S.Smith “The American Conservative”

Ka vetëm një shpjegim për praninë e vazhdueshme të mijëra ushtarëve në Kapitol Hill:kalimi i Shteteve të Bashkuara nga një republikë kushtetuese në një oligarki. Ajo nga e cila kanë më shumë frikë oligarkët është demosi, njerëzit e thjeshtë, që historikisht rebelohen kundër sundimit të elitave egoiste.

Oligarkët janë të detyruar që ta rrethojnë Kapitolin me trupa, për t’i kujtuar plebenjve (njerëzve të thjeshtë), se revolta e tyre e shkurtër e vitit 2016 nuk do të ketë sërish sukses, dhe se ata do të shtypen. Aristoteli e konsideronte oligarkinë një formë sundimi devijante, që tentonte të lindte kur elitat korruptoheshin, dhe nuk ishin më të interesuara për të mirën e përbashkët, por vetëm për pasurimin e tyre.

Ky duket një përshkrim mjaft i saktë i elitave tona. Dhe unë nuk jam i vetmi në këtë konstatim. Pohimi se Amerika është një oligarki nuk është i ri. Ai është bërë nga shumë analistë. Fakti që të pasurit kanë një ndikim tejet jo-proporcional në politikën tonë, është më se i qartë.

Kur vendi shkon në luftë ose e financon qeverinë përmes një Rezolute të Vazhdueshme, përfaqësuesit e popullit në Kongres kanë shumë pak ndikim. Por ajo që është theksuar shumë pak ,është fakti se kalimi në një oligarki sjell rreziqe të mëdha me vete. Në Librin e Pestë të Politikës, Aristoteli paralajmëron se oligarkitë janë forma shumë të paqëndrueshme të qeverisjes. Regjimet “e përziera”, ku shtresa e mesme ka një farë fuqie politike, janë shumë më të qëndrueshme, thotë ai.

Këshillat e Aristotelit për oligarkët, është që të shmangin mbështetjen tek “hilet politike… të shpikura vetëm për të mashtruar njerëzit, pasi ato janë dëshmuar nga përvoja si të padobishme”. Pra mos gënjeni pasi nuk funksionon.
Por oligarkët tanë nuk e kanë nxënë këshillën e Aristotelit – e sa njerëz lexojnë akoma? – dhe dekadat e fundit, ata kanë prodhuar shumë gënjeshtra të mëdha për të justifikuar veprimet e tyre. Në vitin 2003, administrata Xhorxh Bush na tha që bijtë dhe bijat e Amerikës duhet të shkonin të pushtonin Irakun, në të kundërt të gjithë mund të vdisnim nga armët bërthamore të Sadamit.

Dhe kur luftëtarët tanë trima nuk gjetën asnjë shenjë armësh të tilla, na thuhej rregullisht se fitorja ishte e afërt. I njëjti mashtrim vazhdoi me Afganistanin. Oligarkët dhe shërbëtorët e tyre dolën më të majmur nga luftërat:Pol Volfovic drejtoi Bankën Botërore; Dejvid Petreus ishte pjesë e gjigantin e kapitalit privat KKR; ndërsa kontraktorët privatë të mbrojtjes bënë shumë para me ndihmën e gjeneralëve në pension të kohës së luftës, që tanimë janë pjesë e bordeve të tyre. Ndërkohë për 35,000 familjet e shtresë punëtore të amerikanëve të vrarë ose të plagosur, ato luftëra ishin tragjike. Disa vjet më vonë erdhi kriza financiare e vitit 2008. Ne e dimë se çfarë e shkaktoi atë.

Politikanët e të dy palëve, u kërkuan bankave tu sigurojnë disa segmenteve të popullsisë kredi hipotekore, edhe pse shumë prej tyre nuk ishin financiarisht të aftë t’i paguanin ato. Dhe kur ndodhi rënia e pashmangshme, politikanët e bërë njësh me oligarkët, nxituan që të shpëtonin nga bankat nga falimentimi. Në shtresën e mesme, mijëra familje humbën shtëpitë e tyre, dhe mijëra të tjerë panë rënien drastike të vlerës së shtëpive të tyre.

Oligarkët u thanë njerëzve se këto vështirësi ishin pjesë e ciklit të biznesit; se gjërat shkojnë njëherë lart dhe pastaj poshtë. Pra lloji i shpjegimit, për të cilin Aristoteli do të thoshte se është krijuar për të “mashtruar njerëzit”, por që është politikisht “i padobishëm” pasi nuk bind askënd. Pas shpëtimit të oligarkëve, erdhi Barak Obama. Si shumë udhëheqës demokratë, Obama pretendoi të ishte avokat i shtresës punëtore. Në fakt ai ishte një politikan krejtësisht oligarkik, i mbajtur me paratë e Uoll Stritit. Pastaj në skenë hyri Donald Trump.

Aristoteli shkroi se kur njerëzit besojnë se po drejtohen nga një oligarki e korruptuar “çdokush është aq i mirë sa të jetë kampioni i tyre”. Ish-presidenti Trump mund të përshkruhet si një udhëheqës vulgar, narcizist dhe i pasjellshëm, madje edhe si demagog.

Por njerëzit që kërkojnë një kampion kundër establishmentit të korruptuar, e mirëpritën atë me entuziazëm. Mesazhi i Trump bëri jehonë, pasi ai u dha zë atyre që ishin injoruar me vetëdije, nga establishmenti, oligarkik:rënie e prodhimit, rënie e pagave të klasës punëtore, emigracion ilegal jashtë kontrollit, pabarazi të mëdha të të ardhurave, dhe luftëra të pafundme.

Trump nuk i zgjidhi këto probleme, por ai ishte gjenial kur fajësoi me të drejtë për to oligarkët. Me Trumpin në pushtet, shumë amerikanë kuptuan se arkitektët e institucioneve që përbëjnë sot Amerikën oligarkike – media, universitetet, industria e argëtimit, politika dhe biznesi – e kanë manipuluar lojën për veten e tyre dhe jetojnë në një “flluskë’ të pasur. Prandaj, edhe para se Trump të merrte nominimin zyrtar për president, establishmenti oligarkik u përpoq që ta minonte lëvizjen e tij. Ata e përgjuan në mënyrë të paligjshme, me shpresë se do ta kapnin duke bashkëpunuar me rusët, gjë që nuk ndodhi.

Klasa punëtore e pësoi më shumë gjatë pandemisë, ndërsa oligarkët shumëfishuan fitimet e tyre. Pastaj erdhën zgjedhjet e vitit 2020. Vetëm hetimet e hollësishme mund të vërtetojnë nëse pretendimet e Trump mbi manipulimin e zgjedhjeve kanë ndonjë gjë të vërtetë. Por duke pasur parasysh sjelljen e pamëshirshme të establishmentit oligarkik gjatë presidencës së Trump, dyshimi i thellë i mbështetësve të tij është i kuptueshëm. Besimi se zgjedhjet u vodhën, u bë pika që derdhi gotën. Zemërimi u shfaq deri në Kapitol.

Republikanët kërkojnë shtyerjen e gjyqit ndaj ish-presidentit Trump

 

Strategjia e oligarkëve ka qenë të përdorin protestat e shëmtuara, për të justifikuar një herë e përgjithmonë shtypjen e të varfërve. Në fillim e dëbuan Trump nga mediat sociale, Më pas tentuan parandalimin e garimit të tij në vitin 2024 përmes një fajësimi të dytë. Hapi tjetër do të vijnë ndjekjet penale të stilit të republikave të bananeve. Mbështetësit e tij, mund të vendosen në listat e ndalimit të fluturimeve, të pushohen nga puna etj. Oligarkët do të supozojnë se duke pasur parasysh partneritetin e tyre të besueshëm me Amerikën e korporatave, Silicon Valley, median kryesore dhe FBI, dominimi i tyre politik tani është i përhershëm.

Por siç thoshte Aristoteli, paqëndrueshmëria e politikës sonë po drejtohet gjithnjë e më shumë nga përplasjet midis institucioneve të kontrolluara nga oligarkët dhe njerëzve të klasës punëtore, që i shohin elitat me përbuzje dhe që nuk ndajnë pikëpamjen e tyre të zgjuar kulturore, fetare dhe filozofike. Ashtu si shumë elita, edhe Xho Bajden duket i pavëmendshëm ndaj fuçisë së barutit mbi të cilën është ulur. Nëse ai vazhdon që të injorojë ankesat e klasës punëtore, dhe të mbetet thjesht një zëdhënës i oligarkisë, Aristoteli do të thoshte se vendi ynë po shkon drejt kaosit./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://www.theamericanconservative.com/articles/aristotle-and-our-american-oligarchy/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Gjërat më të famshme në botë, që në fakt nuk kanë ekzistuar kurrë

Publikuar

-

Nga

Gjërat më të famshme në botë, që në fakt nuk kanë ekzistuar kurrë

Bota ka shumë legjenda dhe mite. Përmes përsëritjes së vazhdueshme, disa prej tyre janë pranuar si fakte nga gjeneratat pasuese, me gjithë provat e qarta se ato janë të rreme. Ja cilat janë disa nga gjërat më të famshme, të cilat në fakt nuk kanë ekzistuar kurrë.

Historia e panikut pas njoftimit në radio të një pushtimi alien

Mbrëmjen e 30 tetorit 1938, Orson Uelles transmetoi një shfaqje radiofonike, bazuar në romanin H.G.Uells “Lufta e Botëve”. Shfaqja niste me një raportim në radio, sipas së cilit Toka po pushtohej nga alienët. Në atë kohë pretendohet se mijëra dëgjues e besuan këtë gjë, duke shkaktuar kaos në rrugët e SHBA-së. Por kjo gjë nuk ndodhi kurrë. CBS, rrjeti që e transmeton dramën, mori vetëm disa telefonata nga dëgjuesit e shqetësuar, të cilët u siguruan se gjithçka ishte në rregull.

Nina, Pinta dhe Santa Maria

Shumëkush mund të ketë lexuar se eksploratori Kristofor Kolombi mbërriti në Amerikë me
3 anije me emrat Nina, Pinta dhe Santa Maria. Në fakt Nina nuk ishte emri i anijes së vogël. Ajo quhej Santa Klara, por marinarët mund ta kenë quajtur ‘Nina’ (në spanjisht vajzë e vogël) si pseudonim. Edhe Pinta shërbeu si një nofkë e marinarëve për anijen e dytë, emri i vërtetë i të cilës nuk dihet. Edhe emri i vertetë i Santa Marias, ishte Santa Gallega.

Kopshtet e Varura të Babilonisë

Deri më sot arkeologët dhe historianët, nuk kanë arritur të gjejnë vendndodhjen e Kopshteve të Varura të Babilonisë, që sipas disa burimeve u ndërtuan gjatë mbretërimit të mbretit Nabukodonosor II. Disa studiues thonë se ka gjasa që ato të kenë ekzistuar vetëm si mjet poetik ose letrar. Vitet e fundit, ka pasur hipoteza se kopshtet antike ndodhen nën shtratin e lumit Eufrat, që përgjatë shekujve është zhvendosur shumë herë. Gjithsesi, vendndodhja e saktë mbetet e papërcaktuar.

95 tezat që u varën mbi një gozhdë në derën e Katedrales së Vitenbergut

Sipas legjendës më 31 tetor 1517, kleriku gjerman Martin Luter bëri publike 95 Tezat e tij në derën e Katedrales së Vitenbergut, duke e sfiduar autoritetin e Papës dhe hierarkinë Katolike, dhe ua hapur rrugën Reformës Protestante. Vite më vonë, Luteri foli për postimin e tezave të tij më 31 tetor, por nuk përshkroi gozhdimin e tyre në derën e ndonjë kishe. Ndërkohë, nuk ka pasur asnjë dëshmi të kohës që ta vërtetojë këtë gjë.

 

Tryeza e rrumbullakët e mbretit Artur

Legjendat më të hershme rreth mbretit legjendar britanik Artur, nuk përmendnin një tryezë të rrumbullakët. Ky detaj u shfaq në një vepër të një poetit norman Robert Uejs. Në të ai foli për tryezën e rrumbullakët, për emrin e shpatës së Arturit, dhe mënyrën se si e fitoi mbreti atë shpatë.
Uejs e bazoi punën e tij në veprat e mëparshme të Xhefri Monmauth, që nga ana tij u bazua në traditat gojore uellsiiane. Por në të dyja këto të fundit, nuk flitej për ndonjë urdhër kalorësiak, dhe as për ndonjë tryezë të rrumbullakët.

Grali i Shenjtë

Në fillim, Legjendat e Gralit të Shenjtë i referoheshin një pjate apo një guri në traditat e hershme gojore. Rreth fundit të shekullit XII-të të Erës Sonë, ajo u bashkua me një legjendë tjetër, atë të Kupës së Shenjtë, të përdorur nga Jezusi i Nazaretit gjatë Darkës së Fundit.
Një studiues ka argumentuar se Grali i referohet në fakt Qefinit të Torinos. Objekte të shumta janë identifikuar si Grali ose që janë lidhur me të, dhe shumë vende në Evropë dhe Lindjen e Mesme janë të lidhura. Por deri tani nuk është gjetur një Gral i vërtetë.

Kulla e Babelit

Sipas historisë biblike të Kullës së Babelit, njerëzit vendosin të ndërtojnë një kullë të lartë deri lart në qiell, prej nga mund ta shihnin dhe të përballeshin me Zotin. Zoti ua ndaloi projektin, duke i bërë njerëzit që të nisin papritmas të flasin gjuhë të ndryshme.
Duke mos qenë më në gjendje të komunikonin me njëri-tjetrin, ata nisën të lëvizin në drejtime të ndryshme, për të krijuar fise të ndryshme. Ka shumë teori mbi rrënojat e kësaj kulle, por shumë historianë dyshojnë se ajo nuk ka ekzistuar vërtet.

El Dorado

Miti i El Dorados fillimisht i referohej një njeriu, kryetarit të fisit Muiska në Kolumbinë e sotme. Pushtuesit spanjoll e quanin atë si El Hombre Dorado (Burri i Artë). Sipas legjendës, ai e kishte mbuluar veten me pluhur ari, para se të hynte në Liqenin Guatavita për t’u shpëlarë.
Ari shoqërohej me smerald dhe argjend, si dhe gurë të tjerë të çmuar. Më pas, El Dorado iu referua një qyteti të humbur, aq të pasur me ar, saqë me këtë metal ishin shtruar edhe rrugët. Qyteti u kërkua nga pushtuesit spanjollë dhe të tjerët. Por pavarësisht dhjetëra ekspeditave nuk ka asnjë shenjë të tij. Kjo ka bërë që shumë historianë të dyshojnë se ai nuk ka ekzistuar kurrë./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:  https://www.toptenz.net/more-famous-things-that-never-actually-existed.php

LEXO TE PLOTE

Blog

Krizat shëndetësore paralele të pandemisë së Covid-19

Publikuar

-

Nga

Krizat shëndetësore paralele të pandemisë së Covid-19

“Financial Times”

Prioriteti më madhor në betejën mjekësore kundër Covid-19, ka qenë domosdoshmërisht trajtimi i krizës së shkaktuar nga vetë virusi. Por aspekte të tjera të shëndetit të njeriut, po përballen me dëme anësore në një shkallë të madhe nga pandemia, të cilat do t’i detyrojnë qeveritë të rrisin shpenzimet shëndetësore shumë më shpejt sesa e kishin planifikuar më herët.

Një nga fushat ku është vërejtur ndikimi më i rëndë është ajo e shëndetit mendor, pasi izolimi, hidhërimi dhe përçarja shoqërore kanë shkaktuar dëmet e tyre. Kjo e fundit është në krye të gjetjes së një studimi, sipas së cilit 1 në 3 persona që kanë vuajtur nga Covid-19, janë diagnostikuar brenda 6 muajsh me një problem neurologjik ose psikiatrik.

Tjetra është trajtimi ndaj sëmundjeve kancerogjene, ku kërkimi, depistimi, diagnostikimi dhe trajtimet, janë ndërprerë që të gjitha. Në të dyja fushat po shfaqen të dhëna të forta rreth dëmit të madh që ka sjellë pandemia, dhe që nxjerrin në pah nevojën për reagim urgjent. Ndërsa vonesat në diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit, kanë prekur kryesisht njerëzit në moshën e mesme dhe të moshuarit, të rinjtë duken veçanërisht të ndjeshëm ndaj dëmtimeve indirekte mendore nga pandemia.

Një studim i botuar muajin e kaluar nga studiuesit në Universitetit Sarrej, vlerësoi gjendjen e 259 studentëve para pandemisë, dhe sërish gjatë bllokimit të vitit të kaluar. Ata zbuluan se nivelet e depresionit klinik ishin dyfishuar, nga 15 për qind në 35 për qind. Në një shkallë shumë më të madhe, Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA (CDC), kryen një sondazh me 790.000 amerikanë, duke zbuluar se shëndeti mendor i njerëzve po përkeqësohet më tej gjatë pandemisë.

Përqindja e të rriturve me simptoma të ankthit apo depresionit të kohëve të fundit u rrit nga
36.4 përqind në gushtin e vitit 2020, në 41.5 për qind në shkurt të këtij viti. Rritjet ishin më të mëdha në grupmoshën 18-29 vjeç. Asnjë qeveri apo sistem shëndetësor, nuk zotëron burime të mjaftueshme për të përmirësuar mirëqenien mendore në një mënyrë thelbësore për të gjithë. Por është e qartë se prioritet duhet të kenë shërbimet për të ndihmuar fëmijët, dhe të rriturit në moshë të re.

Në planin afatgjatë, duhet një shtim i trajnimit për profesionistët në të gjithë spektrin e profesioneve të shëndetit mendor, për të siguruar më shumë terapistë, psikiatër, infermierë dhe specialistë të tjerë, në mënyrë që të plotësohet të paktën një pjesë e kërkesës në rritje për shërbimet e tyre.
Në fushën e sëmundjeve kancerogjene, dëmi i shkaktuar nga pandemia fillon me zbulimin dhe zhvillimin e diagnostikimit dhe trajtimeve të reja. Laboratorët u mbyllën për muaj me radhë gjatë bllokimeve të vitit të kaluar.

Ndërkohë shumica e testeve klinike u pezulluan për një fare periudhe, teksa disa shkencëtarë e lanë mënjanë onkologjinë për të punuar mbi Covid-19. Për më tepër, studimet mbi trajtimet me novatore mbi kancerin, është goditur nga një rënie e ndjeshme e financimeve. ”Cancer Research UK”, financuesi më i madh britanik i studimeve mbi onkologjinë, parashikon një rënie prej 300 milion paund në të ardhurat për 3 vitet e ardhshme, pasi pandemia e ka goditur shumë edhe aktivitetin filantropik.

Studiuesit vlerësojnë se për shkak të Covid-19, janë humbur 18 muaj progres. Qeveria britanike duhet të reagojë urgjentisht, për të kompensuar një pjesë të mungesave në donacione. Siç e thotë edhe “Lancet Oncology”, revista kryesore e fushës, në një editorial të këtij muaji, “Covid-19 ka pasur efekte shkatërruese tek pacientët në të gjithë botën, që janë prekur nga kanceret e llojeve të ndryshme, me një numër të madh diagnozash të humbura dhe trajtimeve të vonuara, për shkak të sistemeve shëndetësore nën presion, dhe hezitimit të pacientëve për të kërkuar kujdes mjekësor”.

Vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, pati rreth 4.4 milion më pak teste diagnostikuese të kancerit vitin e kaluar, sesa në vitin 2019 dhe 44.000 më pak pacientë filluan trajtimin për sëmundjet e tyre. Ekspertët vlerësojnë se edhe një javë vonesë në trajtimin e kancerit, ul me
1 përqind shanset e një pacienti për të mbijetuar.

Në planin afatgjatë, fushat e shëndetit mendor dhe kancerit, mund të përmirësojnë efikasitetin duke nxënë mësimet që ka sjellë kjo pandemi, për shembull trajtimi i më shumë pacientëve nga distancë, qoftë edhe duke drejtuar më shumë konsulta online, apo duke përshkruar më shumë ilaçe që mund të merren në shtëpi. Por tani është i nevojshëm një veprim urgjent, për të trajtuar krizat e menjëhershme në të dyja fushat./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:  https://www.ft.com/content/8ddf854a-b377-482b-904e-45840cff1de4

LEXO TE PLOTE

Blog

Ernest Heminguei: Jeta mes letërsisë, peshkimit dhe shërbimeve si agjent sekret

Publikuar

-

Nga

Ernest Heminguei:Jeta mes letërsisë, peshkimit dhe shërbimeve si agjent sekret

Ernest Heminguei ishte një shkrimtar fitues i çmimeve Nobel në letërsi dhe Pulitzer në gazetari. Ai shkroi me stilin e tij unik, dhe la pas një vepër që i ka rezistuar kohës. Gjithsesi, disa aspekte të jetës së tij nuk kanë marrë kaq shumë vëmendje.

Ai dhe motra e tij e madhe u rritën si binjakë

Kur Heminguei ishte një fëmijë i vogël, nëna e tij vendosi t’i rriste si binjakë atë dhe motrën e tij Marselinën, 18 muaj më të madhe. Që dy kaluan nga të jetuarit si 2 djem binjakë në 2 vajza binjake, por pasqyronin gjithmonë njëri-tjetrin.
Ata visheshin me rroba të ngjashme, kishin të njëjtën prerje flokësh, dhe luanin me kukulla identike. Ky trajtim vazhdoi për vite me radhë. Madje Marselina u mbajt në kopshtin e fëmijëve, në mënyrë që ajo dhe Heminguei të mund të ishin në të njëjtën klasë. Ky binjakëzim i detyruar nuk nxiti një lidhje të fortë. Kur po rritej, Ernesti filloi ta urrente motrën e tij.

Ai ishte agjent i shërbimeve sekrete sovjetike dhe amerikane

Dosjet e KGB-së zbulojnë se në fundin e viteve 1940, agjencia sovjetike e inteligjencës NKVD – paraardhësja e KGB -e rekrutoi si agjenti shkrimtarin amerikan. Ai mund të ketë pranuar të punojë me ta për shkak të bindjeve të tij antifashiste. Shkrimtarit iu vendos emri i koduar “Argo”, dhe u takua me një agjent sovjetik në Nju Jork.

Por dosjet e KGB, theksojnë se përkundër “gatishmërisë dhe dëshirës së tij për të na ndihmuar”, Heminguei nuk u kaloi informacione të dobishme. Në fund të viteve 1940, ai nuk ishte më në kontakt me inteligjencën sovjetike. Gjithashtu ai organizoi një rrjet informatorësh në Kubë në fillimin e viteve 1940.
Këta individë, shumë prej të cilëve ishin refugjatë të mërguar nga Spanja për shkak të diktaturës që u vendos atje, supozohej të mblidhnin informacione më vlerë nga filo-nazistët në Kubë, që Heminguei t’ia kalonte më pas ambasadorit amerikan. Por ashtu si me sovjetikët, shkrimtari nuk u dha informacione shumë të dobishme.

Ai kishte një plan të çuditshëm për të luftuar kundër nëndetësevegjermane

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, nëndetëset gjermane sulmonin shpesh anijet amerikane në Karaibe. Nga shtëpia e tij në Kubë, Heminguei hartoi një plan për të sabotuar këto nëndetëse përmes anijes së tij personale të peshkimit, “Pilar”.

Ai mendonte që kur “Pilar” të ndeshte ndonjë nëndetëse gjermane, ekuipazhi i anijes së tij mund të përdorte aftësitë e veta për të hedhur granata në pikat më delikate të saj. Ndërkohë, anëtarët e tjerë të ekuipazhit do ta mitralonin. Plani i Hemingueit, i quajtur “Operacioni Pa Mik”, mori mbështetjen e Zyrës së Inteligjencës Detare, që e pajisi “Pilar” me municione dhe pajisje të komunikimit me radio.
Gjithsesi asnjë sasi municioni nuk mund ta bënte anijen e peshkimit të Hemingueit një kundërshtare të barabartë me një nëndetëse gjermane. Fatmirësisht shkrimtari dhe ekuipazhi i tij nuk u ndeshëm kurrë me një nëndetëse gjermane, dhe plani i tij unik nuk u vu në provë.

Pjesa më e madhe e veprës së tij të hershme humbi në një stacion treni
Me kërkesë të Hemingueit në vitin 1922 gruaja e tij e parë, Hadli Riçardson, mblodhi thuajse të gjitha shkrimet e burrit të saj – përfshirë kopjet –që t’ia çonte një redaktori. Ajo e çoi valixhen me dorëshkrime në një stacion treni në Paris, ku ajo zhduk. Heminguei humbi një roman, poezi dhe disa tregime të lëna përgjysmë. Ato materiale nuk u gjetën më kurrë.

Udhëhoqi një operacion për të “çliruar” hotelin Ritz në Paris

Në verën e vitit 1944, Heminguei ndodhej në Francë si korrespodent lufte, duke mbuluar
ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore. Ai e dinte se forcat pushtuese gjermane e kishin shndërruar Hotelin Ritz të Parisit në selinë e tyre qendrore. Kjo nuk i pëlqente aspak shkrimtarit, që kishte një pasion të veçantë për hotelin elitar që kur jetonte në Paris në vitet 1920.
Më 25 gusht 1944, ditën kur gjermanët u dorëzuan në Paris, Heminguei drejtoi një grup luftëtarësh dhe u nis për të “çliruar” hotelin nga forcat pushtuese. Pas mbërritjes, ata mësuan se gjermanët ishin larguar tashmë. Atë natë bashkë me shokët piu mbi 50 shishe Martini në barin e hotelit.

U mbajt nën mbikëqyrje nga FBI

Vitet e fundit të jetës, Heminguei u bë shumë paranojak se mos përgjohej nga FBI.
Ai i tha një miku se agjentët po përgjonin postën dhe po kontrollonin llogaritë e tij bankare. Këto pretendim u panë si një shenjë e rënies mendore të Hemingueit. Në fakt përgjimi rezultoi të ishte i vërtetë.
Dosja e FBI-së mbi Heminguein u bë publike pas vdekjes së tij. Ajo tregon se FBI e kishte mbajtur nën vëzhgim shkrimtarin që nga vitet 1940 kur ai jetonte në Kubë dhe deri në fundin e jetës. Një nga miqtë e tij, beson se vetëdija se po përgjohej FBI-së mund të ketë kontribuar në vetëvrasjen e shkrimtarit në vitin 1961.

Ai pësoi dëmtime të shumta në kokë

Jeta e Heminguei ishte e mbushur me shumë trauma. Gjatë kohës që ishte në Itali gjatë Luftës së Parë Botërore, një shpërthim e lapa ndjenja duke i shkaktuar një goditje të fortë në kokë. Ai merrej shpesh me boks. Ndërkohë pësoi një gofit të fortë në kokë në një aksident rrugor në Londër në majin e vitit 1944.
Por në vend se të pushonte për pak kohë, shkoi në Francë si korrespondent i luftës, dhe në gusht 1944 pësoi një tjetër lëndim në kokë në një aksident me motor. Pas luftës, u rrëzua në kuvertën e anijes së tij, duke çarë kokën.
Në vitin 1954, ndodhej në bordin e një avioni që mori flakë më mesin e një piste në Afrikë. Ai goditi sërish kokën gjatë përpjekjes për t’iu shmangur djegies. Ka gjasa që dëmtimet e mësipërme t’i kenë shkaktuar Hemingueit encefalopati traumatike kronike (CTE). Megjithëse ai kishte probleme të tjera të shëndetit mendor, CTE mund të kishte kontribuar në rënien e shëndetit të tij mendor në fund të jetës së tij./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:  https://www.biography.com/news/ernest-hemingway-facts

LEXO TE PLOTE