LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Yuri Kim thirrje mos kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit/ Reagon për herë të parë Tom Doshi

26 Mars 2021, 16:59, Politikë CNA
Yuri Kim thirrje mos kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit/ Reagon

Ambasadorja amerikane Yuri Kim disa herë ka përsëritur thirrjen që Tom Doshi të mos kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit, duke rikthyer në vëmendje deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili e vendosi në ?listën e zezë? deputetin e Partisë Social Demokrate.

Pas këtyre thirrjeve, ka ardhur edhe reagimi i parë nga Doshi gjatë një takimi me mbështetësit e PSD, ushpreh se korrupsioni është shqetësimi më i madh në vend dhe se partia që ai drejton është shpresa e vetme për ta kthyer vendin në normalitet.

?Korrupsioni është shqetësimi më i madh, PSD e vetmja që do t’ju kthejë shpresën. Unë jam një mbështetesës i Amerikës dhe punën më të madhe që ata kanë bërë. Unë jam njeriu kyç që reforma për drejtësi kaloi në parlament. Ne do jemi forcë e tretë dhe do kemi lista të pastra. Slogani ynë është “Na jepni besimin, t’iu kthejmë shpresën?, shprehet Tom Doshi./CNA.al

Lajmet e fundit nga